Tenisti shqiptar Arbër Dano shpallet finalist i turneut ndërkombëtar U12 “National Sport Park Open – Tennis Europe Junior Tour” që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë.
Arbër Dano së bashku me bashkëlojtarin nga Kosova Erion Prizreni, mundën me rezultatin 6-2,6-4 tenistët Martin Bushati dhe Edon Ademi nga Mali i Zi.
Dano nuk arriti të fitojë në finalen Doubles/Djem kundër dyshes nga Bullgaria, Damyan Avramovski dhe Kamen Ivanov, duke u shpallur kështu finalist i këtij turneu ndërkombëtar.
I urojmë shumë suksese në vijim dhe fitore të tjera!