Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Klaus Bardeli zgjedhet Anëtar i Komitetit të Zhvillimit në “Tennis Europe”

Sekretari i Përgjithshëm i FSHT, Klaus Bardeli, zgjedhet Anëtar i Komitetit të Zhvillimit të Tennis Europe.

Federata Shqiptare e Tenisit (FSHT) ka kënaqësinë të njoftojë se Sekretari i Përgjithshëm i saj, Klaus Bardeli, është zgjedhur të jetë anëtar i Komitetit të Zhvillimit nga Federata Evropiane e Tenisit “Tennis Europe” për një mandat 4-vjeçar.

Kjo është hera e parë që një përfaqësues nga Federata Shqiptare e Tenisit është zgjedhur në një pozicion kaq të rëndësishëm brenda Tennis Europe.

Një falenderim i veçantë shkon për drejtuesin e Komitetit, Cem Tinaz, Menaxherin e Përgjithshëm, Maciej Szymonski, si dhe Presidentin e Tennis Europe, Henrik Thorsøe Pedersen, dhe Drejtorin Ekzekutiv, Thomas Hammerl, për mbështetjen dhe besimin e tyre.

Ndaje me miq