Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar i ka akorduar tenistes sonë të talentuar Gresi Bajri, një mbështetje financiare për të mundësuar stërvitjen e tyre, pjesëmarrjen në gara kualifikuese apo edhe në kampe stërvitore.
Presidenti i KOKSH z.Fidel Ylli ka firmosur kontratën në prani edhe të kryetarit të Komisionit teknik, z. Erli Pëllumbi, Sekretarit të Përgjithshëm të FSHT, z.Klaus Bardeli dhe përfaqësuesve të federatave të tjera.
Kjo mbështetje vjen si rrjedhojë e rezultateve mjaft të mira dhe premtuese për të ardhmen në turne dhe kampionate të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare ku Gresi ka marrë pjesë.
Falenderojmë Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar për mbështetjen që i jep Federatës Shqiptare të Tenisit dhe veçanërisht talenteve të reja.