Tenistja shqiptare ka arritur në gjysmëfinale të turneut botëror ITF World Tennis Tour Juniors “J60 PODGORICA OPEN 2024” që po zhvillohet këtë javë në Ulqin të Malit të Zi.
Gresi Bajri mundi në çerekfinale tenisten Aleksandra Stevanovic nga Serbia me rezultatin 3-6, 7-6(4), 6-1 pas një ndeshje të fortë dhe plot emocione.
Në gjysmëfinale tenistja e talentuar Gresi Bajri do të ndeshet me tenisten Dusica Popovski në rrugëtimin drejt fitores.
I urojmë suksese Gresit dhe bravo e madhe për arritjet e deritanishme në çdo turne botëror!