Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Fituesit e “Tennis Europe – Tirana Open Junior Tour U14”

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar “Tennis Europe – Tirana Open Junior Tour U14” të organizuar
këtë javë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë.
Në kategorinë U14 Djem Singles fitues u shpall Mattia LOGRIPPO nga Italia pas finales me Jozef KARAS nga Sllovakia me rezultatin 6-3, 1-6, 6-2.
Në kategorinë U14 Vajza Singles fituese doli Kristina KRUCHENKO pas finales me bashkëkombësen e saj nga Kazakistani, Ruslana RUSLANOVA me rezultatin 6-2, 6-3.
Në kategorinë U14 Djem Doubles fitues doli dyshja nga Italia, Edoardo GALLO dhe Marco MEACCI ndaj dyshes Timur GORDEEV dhe Blazej KRZYSKO nga Polonia me rezultatin 6-1, 6-3.
Në kategorinë U14 Vajza Doubles fituese u shpallën Linara BULESHEVA dhe Kristina KRUCHENKO nga Kazakistani me rezultatin 6-4, 6-3 ndaj dyshes italiane Sofia CADAR dhe Diletta D’AMICO.
Drejtori i këtij turneu Albi Sulo dhe Kryegjyqtari Çetin Keciçi shprehen të kënaqur me pjesëmarrjen dhe mbarëvatjen e këtij turneu ndërkombëtar në kryeqytetin shqiptar.
I urojmë suksese në vijim të gjithë tenistëve junior pjesëmarrës!