Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Ceremonia përbyllëse e Kupës Botërore të Tenisit Tenisit “2024 Davis Cup Europe Group IV”

Ceremonia përbyllëse e Kupës Botërore të Tenisit Tenisit “2024 Davis Cup Europe Group IV”
🔸Malta dhe Armenia kalojnë në Grupin e III Europe.
Malta arriti të mund me rezultatin 2-0 ekipin e Lihtenshtajnit.
Armenia mundi me rezultatin 2-1 San Marinon.
🔸Arritje ishte edhe për ekipin kombëtar shqiptar të cilët pasi fituan ndaj Andorrës me rezultatin 2-1, zunë vendin e 5-të duke lënë pas ekipin e Andorrës dhe Islandës.
🔸Në mbyllje të kompeticionit, në ceremoninë përmbyllëse u shpërndanë medalje për lojtarët e Maltës dhe Armenisë mes një atmosfere festive.
🔸Federata Botërore e Tenisit, përfaqësuar nga Javier Moreno Perez akordoi një trofe Federatës Shqiptare të Tenisit, Presidentit Ferdinand Sulo, për realizimin me sukses të këtij eventi të rëndësishëm.
🔸I urojmë suksese të tjera ekipeve pjesëmarrëse dhe të gjithë subjekteve të angazhuar në realizmin e Davis Cup për herë të parë në Shqipëri.
Ndaje me miq