Federata Shqiptare e Tenisit

Arbër Dano shpallet finalist në turneun ndërkombëtar TEJT ‘Shkodra Open 2025’

Arbër Dano shpallet finalist Doubles në turneun Tennis Europe Junior Tour ‘Shkodra Open 2025’ 14&U, Category 3.
Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Shkodra Tennis Club organizoi me sukses turneun ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour ‘Shkodra Open 2025’ 14&U, Category 3 i mbajtur gjatë datave 22- 26 Shtator, në Adriatic Tennis Park në Shkodër.
Në këtë turne morën pjesë djem dhe vajza tenistë nga shtete të ndryshme të botës.
Tenisti shqiptar Arbër Dano së bashku me tenistin malazez Petar Stankovic u shpallën finalist në përballjet Doubles pas një ndeshje të fortë me dyshen Ivan Pyachura nga Rusia dhe Darius Alexandru Ratiu nga Romania me rezultatin 7-6, 6-2.
Fituesit dhe finalistët sipas kategorive ishin:
Girls Singles
Winner: 🥇Valeria Sokal
Finalist: 🥈Maria Terpelyuk
Boys Singles
Winner: 🥇 Ben Arjen Wenger
Finalist: 🥈Ivan Pyachura
Girls Doubles
Winners:🥇Nadja Knezevic/ Maria Terpelyuk
Finalists: 🥈Anesa Ismajli/ Albina Khabibullina
Boys Doubles
Winners: 🥇Ivan Pyachura/ Darius Alexandru Ratiu
Finalists: 🥈Arben Dano/ Petar Stankovic
Urime tenistin tonë Arbër Dano dhe të gjithë pjesëmarrësve e shumë suksese në vazhdim!

Ndaje me miq