Federata Shqiptare e Tenisit

Arbër Dano shpallet finalist në “NSP Open 2025 – Tennis Europe Junior Tour, Category 3”

Tenisti Arbër Dano shpallet finalist në kategorinë Djem Doubles në turneun ndërkombëtar U14 “NSP Open 2025 – Tennis Europe Junior Tour, Category 3”, i zhvilluar këtë javë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë.
Në finalen e Djem Doubles, Arbër Dano së bashku me partnerin e tij italian, Ianis Alberto Cruceru, zhvilluan një performancë të mirë, duke u renditur në vendin e dytë pas dyshes fitues Davide Dagnino (Itali) & Ivan Pyachura (Rusi) me rezultatin 6-1, 6-3.
Në gjysmëfinalen Doubles arritën edhe tenistët shqiptarë si Ditan Mulliqi dhe Anjel Hoxha.
Federata Shqiptare e Tenisit i uron tenistëve suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tyre sportiv.

Ndaje me miq