Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, organizoi me sukses turneun ndërkombëtar ITF World Tennis Tour Juniors J30 “Tirana Open”, i cili u zhvillua nga 19 deri më 24 maj 2025 në ambientet e Qendrës Kombëtare të Tenisit “National Sport Park Resort”, në Tiranë.
Turneu për grupmoshën U18 mirëpriti talente të rinj nga shumë vende të botës, të cilët garuan në disiplina singles dhe doubles, për djem dhe vajza.
Alkis Michalakopoulos (GREQ) mposhti Jan Werblinski (POL) me rezultatin 6-0, 6-2.
Sofiya Malysheva (KAZ) mposhti Dicle Izgi (TUR) me rezultatin 6-4, 6-4.
Edoardo Casale / Alessandro Maina (ITA) fituan ndaj Fedor Kurilenkov / Petr Minakhin me rezultatin 0-6, 6-3, 10-6.
Wiktoria Berson / Monika Szałek (POL) fituan ndaj Natalia Ioana Botea / Karina Elena Gabriela Dumitru (ROU) me rezultatin 6-1, 6-4.












