Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

“Tennis Europe – Tirana Open Junior Tour U16” shpall fituesit

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar “Tennis Europe – Tirana Open Junior Tour U16” organizuar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë.
Pietro VERNO nga Italia fitoi me rezultatin 6-0, 6-3 në finale ndaj Giulio CASUCCI për kategorinë Djem singles.
Fituese për Vajza Singles rezultoi tenistja greke Myrto PROIMAKI me rezultatin 4-6, 6-3, 6-3 në finale ndaj Despoina KOSKINA.
Në kategorinë Djem Doubles fitues u shpallën Giulio CASUCCI dhe Pietro VERNO nga Italia me rezultatin 6-4, 6-2 ndaj Matteo BRIANZA dhe Gianmarco TRIGGIANO.
Në kategorinë Vajza Doubles fituese u shpallën Eleni CHATZIAVRAAM nga Greqia dhe Naz Ada ELIGUR nga Turqia me rezultatin 6-2, 6-1 ndaj Natalia STASIAK dhe Xhoanna XHULI nga Polonia.
I urojmë suksese dhe fat të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës dhe përgatitemi për turneun ndërkombëtar të rradhës “Tennis Europe – NSP Open Junior Tour U16” në Tiranë.