Federata Shqiptare e Tenisit

Alex Prifti & Anjel Hoxha në U18 dhe Floid Kaso & Nergis Nikprelaj në U12 – fitues të “DURRËS TOURNAMENT 2025

Është përmbyllur turneu “DURRËSI TOURNAMENT” për kategorinë U12 dhe U18 në qytetin e Durrësit, organizuar këtë fundjavë nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Plus Club. Fituesit dhe finalistë e turneut sipas kategorive: U18 Djem Fitues: Alex Prifti Finalist: Tedi Teferiçi Rezultati: 6-3, 6-0 U18 Vajza Fituese: Anjel Hoxha Finaliste: Hajdi Hysaj Rezultati: 6-0, 6-1 U12 Djem Fitues: Floid Kaso Finalist: Serzh Balluku Rezultati: 6-0, 6-2 U12 Vajza Fituese: Nergis Nikprelaj Finaliste: Katalea Preni Rezultati: 6-0, 6-0 Urime fituesve dhe suksese të gjithë tenistëve!

Turneu TIRANA OPEN – SENIOR 2025 shpall fituesit

Turneu TIRANA OPEN – SENIOR 2025 (+30, +40, +50) për Meshkuj dhe Femra shpall fituesit! Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, organizoi me sukses turneun kombëtar “Tirana Open – Senior”, i cili u zhvillua gjatë kësaj fundjave në ambientet e Qendrës Kombëtare të Tenisit “National Sport Park Resort”, në Tiranë. Fituesit e kategorive kryesore ishin: -Meshkuj +30 Fitues: Genajd Shypheja Finalist: Erarbër Dervishi Rezultati: 6-0,6-2 -Meshkuj +40 Fitues: Florian Dabulla Finalist: Loris Hanxhari Rezultati: 7-6(4), 6-2 -Meshkuj +50 Fitues: Andrian Bleta Finalist: Doruk Gurkan Rezultati: 6-4, 6-3 -Femra +30 Fitues: Anila Kaloci Finalist: Irena Dimushi Rezultati: 7-5, 6-1 Urime fituesve dhe të gjithë pjesëmarrësve të këtij turneu!

Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar ITF MASTERS MT100 SHKODER 2025

Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar ITF MASTERS MT100 SHKODER 2025 organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Shkodra Tennis Club gjatë datave 2-5 Tetor 2025. Turneu ndërkombëtar ITF Masters MT100 Shkoder 2025, kishte pjesëmarrës përveç nga Shqipëria edhe nga Kosova, Kroacia, Gjermania, Australia, Franca, Estonia, Anglia, Spanja e Rusia. Në një atmosferë pozitive tenistët garuan në 9 kategori të ndryshme. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Women’s Singles 30+ Fituese: Xhesjona Mamutaj Finaliste: Lubiana Saja Women’s Singles 40+ Fituese: Xheni Cani Finaliste: Ollga Hodaj Men’s Singles 30+ Fitues: Granit Bajraliu Finalist: Nikolaev Svyatoslav Men’s Singles 40+ Fitues: Mario Eckardt Finalist: Genc Cakciri Men’s Singles 50+ Fitues: Andrian Bleta Finalist: Arjan Shanaj Men’s Singles 60+ Fitues: David Smith Finalist: Mejdi Rexhepi Men’s Doubles 30+ Fitues: Mildon Kumaraku/Andrian Bleta Finalist: Taulant Rexhepi/ Gert Meta Men’s Doubles 40+ Fitues: Andi Bilali/ Bledi Bilali Finalist: Denis Bashli/Doruk Gurkan Mix Doubles Fitues: Lubiana Saja/ Besmir Canaku Finalist: Xhesjona Mamutaj/ Vasillaq Kristo Urime të gjithëve!

Turneu Ndërkombëtar ITF “ALBANIA Open J60” përmbyllet me sukses në Tiranë!

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, organizoi me sukses turneun ndërkombëtar ITF World Tennis Tour Juniors J60 “ALBANIA Open”, i cili u zhvillua nga 27 Shtator deri më 4 Tetor 2025 në ambientet e Qendrës Kombëtare të Tenisit “National Sport Park Resort”, në Tiranë. Turneu për grupmoshën U18 mirëpriti talente të rinj nga shumë vende të botës, të cilët garuan në disiplina singles dhe doubles, për djem dhe vajza. Fituesit e kategorive kryesore ishin: Boys Singles U18 Hugo Pawel Rytelewski (POL) mposhti Charlie Bazil (SUI) me rezultatin 6-1, 3-6, 6-1. Girls Singles U18 Defne Aydemir (TUR) mposhti Marina Markina (LAT) me rezultatin 7-5, 6-1. Boys Doubles U18 Carlo Paci/Edoardo Pagnoni (ITA) fituan ndaj Attila Montague (USA)/Mattia Pescosolido (ITA) me rezultatin 6-2, 6-3. Girls Doubles U18 Marina Markina (LAT)/Kristyna Prikrylova (CZE) fituan ndaj Timea Gross (SVK)/Laura Masarykova (SVK) me rezultatin 7-6(2), 6-1.  Urime të gjithë pjesëmarrësve dhe shumë suksese në garat e ardhshme!

Arbër Dano shpallet finalist në turneun ndërkombëtar TEJT ‘Shkodra Open 2025’

Arbër Dano shpallet finalist Doubles në turneun Tennis Europe Junior Tour ‘Shkodra Open 2025’ 14&U, Category 3. Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Shkodra Tennis Club organizoi me sukses turneun ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour ‘Shkodra Open 2025’ 14&U, Category 3 i mbajtur gjatë datave 22- 26 Shtator, në Adriatic Tennis Park në Shkodër. Në këtë turne morën pjesë djem dhe vajza tenistë nga shtete të ndryshme të botës. Tenisti shqiptar Arbër Dano së bashku me tenistin malazez Petar Stankovic u shpallën finalist në përballjet Doubles pas një ndeshje të fortë me dyshen Ivan Pyachura nga Rusia dhe Darius Alexandru Ratiu nga Romania me rezultatin 7-6, 6-2. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive ishin: Girls Singles Winner: Valeria Sokal Finalist: Maria Terpelyuk Boys Singles Winner: Ben Arjen Wenger Finalist: Ivan Pyachura Girls Doubles Winners:Nadja Knezevic/ Maria Terpelyuk Finalists: Anesa Ismajli/ Albina Khabibullina Boys Doubles Winners: Ivan Pyachura/ Darius Alexandru Ratiu Finalists: Arben Dano/ Petar Stankovic Urime tenistin tonë Arbër Dano dhe të gjithë pjesëmarrësve e shumë suksese në vazhdim!

Turneu Ndërkombëtar ITF “NSP Open J60” në Tiranë

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, organizoi me sukses turneun ndërkombëtar ITF World Tennis Tour Juniors J60 “NSP Open”, i cili u zhvillua nga 20 deri më 27 shtator 2025 në ambientet e Qendrës Kombëtare të Tenisit “National Sport Park Resort”, në Tiranë.  Turneu për grupmoshën U18 mirëpriti talente të rinj nga shumë vende të botës, të cilët garuan në disiplina singles dhe doubles, për djem dhe vajza. Fituesit e kategorive kryesore ishin: Boys Singles U18 Christian Pizzolante (ITA) mposhti Jules Rimbaud (FRA) me rezultatin 7-5, 6-3. Girls Singles U18 Fang Yushang (CHN) mposhti Elisabetta Allegra (ITA) me rezultatin 6-2, 6-3. Boys Doubles U18 LorenzoDe Vizia / ChristianPizzolante (ITA) fituan ndaj Artem Golikov / YahavMeresse (ISR) me rezultatin 6-2, 6-2. Girls Doubles U18 Fang Yushang (CHN) / Elisabetta Allegra (ITA) fituan Marina Markina (LAT) / Kristyna Prikrylova (CZE) me rezultatin 6-2, 7-5.  Urime të gjithë pjesëmarrësve dhe shumë suksese në garat e ardhshme!

“Korça Junior 2025”, turneu ROG & U14 mbyllet me sukses

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Korça Club ka organizuar turneun “Korça Junior” në qendrën sportive të qytetit të Korçës, në kategoritë: ROG U14 Djem & Vajza Fituesit e turneut “Korça Junior 2025” janë: Red – Vajza Fituese: Marisa Larti Finaliste: Sofia Robo Orange– Djem Fitues: Teodor Ljepuri Finalist: Kelvi Burda Green – Vajza Fituese: Debora Gjinarali Finaliste: Ajla Cano U14 – Vajza Fituese: Aleksia Beta Finaliste: Haidi Hysaj U14 – Djem Fitues: Ares Ferhati Finalist: Kleis Rota Urime të gjithë fituesve dhe falënderime për të gjithë pjesëmarrësit dhe organizatorët!

‘Shkodra Open 2025’ 16&U, Category 3 shpall fituesit

Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour ‘Shkodra Open 2025’ 16&U, Category 3 i mbajtur gjatë datave 15-19 shtator në Adriatic Tennis Park në Shkodër. Në këtë turne morën pjesë tenistë nga shtete të ndryshme. Falenderojmë të gjithë ata që ndihmuan dhe kontribuan në realizimin e këtij turneu me sukses! Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Girls Singles Winner: Valeria Sokal Finalist: Maria Terpelyuk Boys Singles Winner: Marko Aleksovski Finalist: Denis Gaba Girls Doubles Winners:Eirini Bekiari. Antonia Anastasia Papagapitou Finalists: Nadja Knezevic/ Maria Terpelyuk Boys Doubles Winners: Marko Aleksovski/ Ivan Pyachura Finalists: Thanos Heropoulos/ Vasileios Lykouresis Suksese të gjithë pjesëmarrësve!

Floid Kaso finalist në “National Sport Park Open U12 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2025”

Tenisti Floid Kaso së bashku me Edon Ademin nga Mali i Zi shpallen finalistë në kategorinë Djem Doubles 12 në turneun ndërkombëtar “National Sport Park Open U12 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2025”-Category 2, të zhvilluar nga data 1–7 Shtator në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë mbi 80 tenistë nga shumë shtete të ndryshme të Europës dhe botës, si: Francë, Turqi, Rumani, Itali, Greqi, por edhe tenistë shqiptarë. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Djem Singles Fitues: Leo Josse (Francë) Finalist: Altaïr Juassov (Kazakistan) Vajza Singles Fitues: Matilde Pozza (Zvicër) Finaliste: Lina Redza (Kosovë) Djem Doubles Fitues: Altaïr Juassov (Kazakistan) & Sergej Nikolic (Serbi) Finalistë: Edon Ademi (Mal i Zi) & Floid Kaso (Shqipëri) Vajza Doubles Fitues: Lina Redza (Kosovë) & Matilde Pozza (Zvicër) Finaliste: Ilaria Kerciku (Itali) & Maria Nica (Rumani) Urime të veçanta për suksesin e tenistit shqiptar Floid Kaso dhe të gjithë fituesve e pjesëmarrësve të këtij turneu prestigjioz.

Arbër Dano përfaqëson Shqipërinë në edicionin ndërkombëtar të Little Tennis Champions 2025-26

Tenisti i ri shqiptar Arbër Dano është përzgjedhur të jetë pjesë e programit ndërkombëtar Little Tennis Champions 2025-26, një nismë e organizuar nga I Tennis Foundation në bashkëpunim me Federatat Kombëtare të Shqipërisë, Italisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Programi nisi më 13 korrik në qytetin e Torinos (Itali), ku tenistët zhvilluan një javë trajnimi intensiv në ambientet e Circolo della Stampa Sporting, nën drejtimin e disa prej trajnerëve më të njohur të tenisit europian si Simone Tartarini (trajner i Lorenzo Musettit) dhe Gipo Arbino (trajner i Lorenzo Sonegos). Pas fazës përgatitore, Arbër Dano udhëtoi së bashku me pjesën tjetër të grupit në Annecy të Francës, ku mori pjesë në një turne ndërkombëtar Tennis Europe U14, i zhvilluar nga 19 deri më 26 korrik 2025. Në këtë turne, Arbri kaloi turin e parë, ndërsa u mund në raundin e dytë me rezultat 6-2, 6-2 pas përballjes me një lojtar nga Japonia. Aktualisht, Arbri dhe ekipi ndodhen në Agno, Zvicër, ku po marrin pjesë në një tjetër turne Tennis Europe të kategorisë U16, i përfshirë në kalendarin zyrtar të programit të bursave. Pjesëmarrja në këtë projekt është një mundësi e vlefshme për zhvillimin profesional të Arbër Danos dhe përfitimin e përvojës ndërkombëtare në një mjedis elitar sportiv.