Federata Shqiptare e Tenisit

DURRËSI JUNIOR 2024; Fitues Kledi Gaba në U18 dhe Alex Prifti e Anjel Hoxha në U14

Është përmbyllur turneu “DURRËSI JUNIOR” për kategorinë U14 dhe U18 në qytetin e Durrësit, organizuar këtë fundjavë nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Plus Club. Fituesit dhe finalistë e turneut sipas kategorive: U18 Djem: Fitues Kledi Gaba me rezultatin 6-4, 6-4 ndaj finalistit Denis Gaba.U14 Djem: Fitues Alex Prifti me rezultatin 6-4, 6-2, ndaj finalistit Arbër Dano.U14 Vajza: Fituese Anjel Hoxha me rezultatin 6-2, 6-1 ndaj finalistes Enki Hyseni. Urime dhe suksese të gjithë tenistëve!

Igoumenitsa TEJT – U14; Anjel Hoxha gjysmëfinaliste dhe Alex Prifti e Ares Ferhati çerekfinalistë të turneut ndërkombëtar

Ekipi shqiptar i U14 është përfaqësuar denjësisht në turneun ndërkombëtar “Igoumenitsa Tennis Europe Junior Tour – Category 3” që u zhvillua në Igumenicë të Greqisë gjatë kësaj jave. Tenistja shqiptare Anjel Hoxha u shpall gjysmëfinaliste në përballjet Vajza Singles, pasi fitoi me rezultatin 6-1, 6-0 ndaj tenistes greke Marilena Bali. Po ashtu Anjel arriti edhe në gjysmëfinale Vajza Doubles. Tenistët Ares Ferhati dhe Alex Prifti u shpallën çerekfinalist në përballjet Djem singles, ku Ares Ferhati mundi me rezultatin 6-4, 0-6, 6-4 tenistin grek Pheovos Dimitrios Ioannidis dhe Alex Prifti mundi me rezultatin 6-0, 6-1 tenistin gjerman Ermis Emmanuil Schmitt. I urojmë suksese të mëtejshme tenistëve tanë!

MT100 ITF MASTERS Shkodra Open2024

Është përmbyllur turneu ndërkombëtar ITF Masters World Tennis Tour ‘Shkodra Open 2024’ i zhvilluar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Shkodra Tennis club gjatë datave 3-6 Tetor 2024. Me pjesëmarrje të tenistëve nga vendet e ndryshme të botës përveç nga Shqipëria në nëntë kategori të ndryshme e bën turneun edhe më të veçantë. Fituesitë dhe finalistët sipas kategorive: Women’s Singles 30+ Winner: Angela Karamano Finalist: Elizabeta Myrta Men’s Singles 30+ Winner: Granit Bajraliu Finalist: Darko Vucic Women’s Singles 40+ Winner: Vesa Islami Finalist: Xheni Cani Men’s Singles 40+ Winner: Elton Doma Finalist: Daniel Henao Men’s Singles 50+ Winner: Daniel Gustafsson Finalsit: Andrian Bleta Men’s Singles 60+ Winner: Arjan Shanaj Finalist: Joachim Gaerttner Men’s Doubles 30+ Winners: Naim Shehu/ Ganit Bajraliu Finalists: Andrian Bleta/ Mildon Kumaraku Men’s Doubles 50+ Winners: Enrik Sulejmani/ Ardit Bani Finalists: Ferdinant Goskova/ Redin Popa Mix Doubles 30+ Winners: Elonia Gjata/ Sokol Agoviku Finalists: Angela Karamano/ Rabin Velo Urime dhe suksese të gjithëve!

ITF World Tennis Tour Juniors ‘NSP Open 2024’, J60 Tirana

Përfundon me sukses turneu botëror ITF World Tennis Tour Juniors ‘NSP Open 2024’, J60 Tirana, që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Në kategorinë Djem/Singles fitues u shpall Simone Massellani nga Italia me rezultatin 6-3,6-0 ndaj finalistit italian Marco Bavaro. Në kategorinë Vajza/Singles fituese u shpall tenistja çeke Klara Blazkova me rezultatin 6-2, 6-2 dhe finaliste Fangyu Shang nga Kina. Në kategorinë Djem/Doubles fitues doli dyshja e tenistëve grek Odysseas Geladaris dhe Georgios Mitalas me rezultatin 6-1, 7-5 ndaj dyshes italiane Daniel Aleksandar Amarandei dhe Simone Massellani. Në kategorinë Vajza/Doubles fitues doli dyshja Marie Benmouyal Sofia Mortensen nga Danimarka, me rezultatin 6-3, 6-4 ndaj dyshes Ena Ilic nga Serbia dhe Andrea Lola Popovic nga Franca. I urojmë suksese në vijim të gjithë tenistëve pjesëmarrës!

J60 Tirana NSP Open; Rea Qinami në Gjysmëfinale

Rea Qinami arrin në Gjysmëfinale Doubles të turneut ndërkombëtar “J60 Tirana NSP Open” – ITF World Tennis Tour Juniors, që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë. Tenistja shqiptare, në përballjet Doubles së bashku me partneren nga Greqia Despoina Koskina fituan kundër dyshes Aleksandra Rozkalne nga Letonia dhe Aleksandra Stevanovic nga Serbia me rezultatin 6-2, 1-6, 10-3, duke kaluar kështu në Gjysmëfinale të këtij turneu të rendësishëm. Edhe pse në gjysmëfinale Rea nuk arriti të kalojë në finale, përfaqësimi i saj ishte dinjitoz. Urojmë tenisten tonë Rea Qinami suksese të tjera në vazhdim!

Bajrami e Ademi në U12 dhe Camaj e Gaba në U18 janë fituesit e “ADRIATIC TENNIS PARK OPEN 2024”

Është përbyllur turneu “Adriatic Tennis Park Open 2024” me kategorinë U12 dhe U18 të mbajtur në Adriatic Tennis Park gjatë datave 21-22 Shtator 2024, i organizuar nga Shkodra Tennis Club në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Tenisit. Fituesit dhe finalistë e turneut sipas kategorive: U12 VAJZAT Dejla Bajrami Nergis Nikprelaj U12 DJEMTE Edon Ademi Jonis Gaba U18 VAJZAT Iva Camaj Enki Hyseni U18 DJEMTE Kledi Gaba Denis Gaba Urime dhe suksese të gjithë tenistëve!

ITF World Tennis Number në Shqipëri – Regjistrimet janë hapur!

ITF World Tennis Number u krijua për të bërë që më shumë njerëz të luajnë tenis, më shpesh. Duke u regjistruar, menjëherë fitoni akses në: -Një shkallë globale të vetme për të gjithë. -Një komunitet lojtarësh online, me të cilët mund të krahasoheni ose të luani kundër tyre. -Aftësi për të krijuar një listë me lojtarët e tu të preferuar në shkollën tuaj, klubin tuaj ose midis miqve. Ka shumë mënyra të tjera emocionuese për të përdorur ITF World Tennis Number për ndeshjen tuaj të ardhshme në fushë. Regjistrohuni për të marrë Numrin tuaj WTN > https://worldtennisnumber.com/eng/register #GameOn

Albania Open 2024 Tennis Europe Junior Tour – Category 3

Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar U14 “Albania Open 2024 Tennis Europe Junior Tour – Category 3” që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në kategorinë Djem/Singles fitues u shpall Filip SEBEK nga Çekia me rezultatin 4-6, 6-2, 6-2 ndaj finalistit nga Kyle WAN nga Hong Kongu. Në kategorinë Vajza/Singles fituese u shpall tenistja rumune Maria Sophia BAJDECHI me rezultatin 5-7,6-4,6-1 dhe finaliste Learta MUHARREMI nga Kosova. Në kategorinë Djem/Doubles fitues doli dyshja Giorgi BREGVADZE nga Kazakistani dhe Kyle WAN nga Hong Kongu me rezultatin 6-3,6-3 ndaj dyshes Damyan AVRAMOVSKI nga Bullgaria dhe Dimitrije GLIGOROV nga Serbia. Në kategorinë Vajza/Doubles fituese doli dyshja malazeze Anja ADAMOVIC dhe Eva Angelina RADOMAN me rezultatin 4-6, 7-6(1),10-4 ndaj dyshes Yana VOLKOVA nga Rusia dhe Jana PESIC nga Mali i Zi. I urojmë suksese në vijim të gjithë tenistëve pjesëmarrës!

National Sport Park Open 2024 – Tennis Europe Junior Tour – Category 2

Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar U12 “National Sport Park Open 2024 – Tennis Europe Junior Tour – Category 2” që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Në kategorinë Djem/Singles fitues u shpall Steliyan DARAKEV nga Bullgaria me rezultatin 6-2, 6-0 ndaj finalistit po nga Bullgaria, Viktor GEORGIEV. Në kategorinë Vajza/Singles fituese u shpall tenistja turke Ece SEN me rezultatin 6-2, 6-2 dhe finaliste Andreea MITRACHE nga Rumania. Në kategorinë Djem/Doubles fitues doli dyshja bullgare Steliyan DARAKEV dhe Viktor GEORGIEV me rezultatin 6-1,6-2 ndaj dyshes Marc FULWOOD nga Britania e Madhe dhe Alexandre SPANOS nga Greqia. Në kategorinë Vajza/Doubles fitues doli dyshja rumune Andreea MITRACHE dhe Maria MITRACHE, me rezultatin 6-1, 6-0 ndaj dyshes Boglarka ERTEKES dhe Vivien SZABO nga Hungaria. I urojmë suksese në vijim të gjithë tenistëve pjesëmarrës!

Martin Bushati dhe Floid Kaso në Gjysmëfinale Doubles të NSP Open 2024 TE Junior Tour

Dyshja e tenistëve shqiptarë Martin Bushati dhe Floid Kaso arrijnë në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar NSP Open 2024 Tennis Europe Junior Tour që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë. Bushati dhe Kaso mundën me rezultatin 4-6, 6-2, 10-8 dyshen e tenistëve nga Turqia Efe Ariman dhe Emir Berk Buyuakatly, duke kaluar kështu në gjysmëfinale, ku do të ndeshen me dyshen e bullgarëve Steliyan Darakev dhe Viktor Georgiev. I urojmë suksese në vazhdim tenistëve tanë!