Federata Shqiptare e Tenisit

FerdinandSulo

Tenistët e FSHT në “Kosova Bowl”

Ka përfunduar turneu i organizuar nga Federata e Tenisit Kosovë për kategoritë U18, U14, U12 dhe ROG, zhvilluar në Prishtinë me pjesëmarrje të më shumë se 61 tenistëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Shumë tenistë nga Federata Shqiptare e Tenisit u shpallën fitues dhe finalistë. Gresi Bajri – fituese në kategorinë U18 Vajza Denis Gaba – fitues në kategorinë U14 Djem Ares Ferhati – fitues në kategorinë U12 Djem Glora Bushati – fituese në kategorinë U12 Vajza Martin Bushati – fitues në kategorinë ROG Green Djem Siara Tola – fituese në kategorinë ROG Orange Vajza Enki Hyseni – finaliste në kategorinë U14 Vajza Nergis Nikprelaj – finaliste në katyegorinë ROG Green Vajza Falenderojmë Federatën e Tenisit Kosovë për organizimin e mrekullueshëm dhe mikpritjen e tenistëve tanë në këtë turne të bukur. Suksese të mëtejshme të gjithë pjesëmarrësve dhe fituesve!

Tenistët e FSHT në “Kosova Bowl” Read More »

Federata Shqiptare e Tenisit merr çmim nga Federata Botërore e Tenisit (ITF)

Për herë të parë në historinë e tenisit shqiptar, Presidenti Ferdinand Sulo dhe Sekretari i Federatës Shqiptare të Tenisit Klaus Bardeli morën në dorëzim çmim nga Federata Boterore e Tenisit ITF p%r Federatën Shqiptare të Tenisit. Trofeu u dorëzua nga Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF) David Haggerty dhe Presidenti i Federatës Europiane të Tenisit (Tennis Europe) Ivo Kaderka në ceremoninë e organizuar nga në Mbledhjen Vjetore të Përgjithshme në Barcelonë të Spanjës me motivacionin “Vlerësim për përparimin e shkëlqyer në zhvillimin e tenisit”. Një çmim i tillë nuk ishte marrë kurrë nga Shqiperia dhe as nga shumë vende në botë. Me këtë çmim vlerësohet maksimalisht puna profesionale e stafit të FSHT, zmadhimi i investimeve dhe rritja e tenisit, i cili dukshëm është zhvilluar gjatë viteve të fundit në vend.

Federata Shqiptare e Tenisit merr çmim nga Federata Botërore e Tenisit (ITF) Read More »

Inaugurohen fushat e para dhe të vetme të tenisit Indoor në Tiranë

Në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” u inauguruan 2 fusha të mbyllura tenisi, shoqëruar nga një ceremoni e mirëorganizuar inaugurimi, me pjesëmarrjen e personaliteteve të ndryshme nga bota e tenisit, sportit dhe politikës e më gjerë. I ftuar special në këtë ceremoni ishte z.Vitor Cabral (ITF Develop ment Officer Europe) nga Federata Botërore e Tenisit i cili vlerësoi maksimalisht investimin e realizuar nga kjo qendër por edhe punën që Federata Shqiptare e Tenisit po kryen në zhvillimin e tenisit në vendin tonë. Të pranishëm në këtë ceremoni inaugurimi ishin edhe Presidenti i FSHT z.Ferdinand Sulo, Presidenti i KOKSH z.Fidel Ylli, Drejtori i Politikave të Sportit nga MAS z.Jetlir Gjergji, Drejtor Bashkia Tiranë z.Roland Hysi, Presidenti i FTK z.Jeton Hadergjonaj, Sekretar i Përgjithshëm i FSHT z.Klaus Bardeli, Drejtor i National Sport Park z.Albi Sulo dhe shumë personalitete të tjerë të rëndësishëm nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi etj. Me realizimin e këtyre fushave tenisi indoor në kryeqytet, stërvitja e lojtarëve tanë do të jetë e mundur të zhvillohet përgjatë gjithë vitit pavarësisht kushteve atmosferike. Kjo mundësi do të përkthehen në aftësim të mëtejshëm të tenistëve shqiptarë dhe rezultate më të arrira. Federata Shqiptare e Tenisit është falenderuese ndaj National Sport Park dhe i urojmë suksese të tjera në çdo iniciativë në të mirë të tenisit në Shqipëri!

Inaugurohen fushat e para dhe të vetme të tenisit Indoor në Tiranë Read More »

Gresi Bajrit i dorëzohet flamuri kombëtar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi

Tenistja jonë kampione Gresi Bajri u përzgjodh si sportistja të cilës do t’i dorëzohej flamuri kombëtar shqiptar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit zj.Evis Kushi në ceremoninë e dorëzimit të flamurit kombëtar për ekipin shqiptar në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Kjo ceremoni u zhvillua në prani të Presidentit të KOKSH z.Fidel Ylli, Kryetarit të Bashkisë Tiranë z.Erjon Veliaj, Presidentit të FSHT z.Ferdinand Sulo, Shefit të Misionit Diplomatik të Algjerisë z.Ridha Nebais, zv/Kryetarit të MAS z.Endrit Hoxha, Sekretarit të Përgjithshëm të FSHT z.Klaus Bardeli, Sekretarit të Përgjithshëm të KOKSH z.Gerti Shima, përfaqësuesve të të gjitha federatave dhe sportistëve pjesëmarrës. Lojërat Mesdhetare Oran 2022 do të zhvillohen në datat 25 Qershor – 6 Korrik 2022. Në këtë eveniment do të marrin pjesë tenistët shqiptar: Gresi Bajri, Kristal Dule dhe Martin Muedini. I urojmë shumë suksese në përfaqësimin e ngjyrave të kombit tonë në eventin më të madh sportiv mesdhetar.

Gresi Bajrit i dorëzohet flamuri kombëtar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi Read More »

Turneu botëror “J5 Tirana Open – ITF World Tour 2022”

Përfundon turneu botëror “J5 Tirana Open – ITF World Tour 2022” i zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Sot u zhvilluan finalet ku fituese për kategorinë Vajza Singles u shpall Maria de la Paz Alberto nga Spanja kundrejt tenistes nga Belgjika, Katarina Kujovic me rezultatin 3-6, 6-3, 2-6. Fitues për kategorinë Djem Singles u shpall Filip Gabriel Bara nga Rumania me rezultatin 2-6, 6-1, 5-7 ndaj kundërshtarit të tij Nicolo Consonni nga Italia. Gjithashtu fituese në kategorinë Vajza doubles u shpallën Ingkar Dyussebay dhe Dilnaz Mashabayeva nga Kazakistani kundrejt Gresi Bajri nga Shqipëria dhe tenistja nga Maqedonia e Veriut Iva Daneva me rezultatin 6-2, 6-2. Ndërsa në kategorinë Djem Doubles fitues dolën Filip Gabriel Bara nga Rumania dhe Lorenzo Comino nga Italia me rezultatin 7-6(4), 7-5 ndaj Joao Benvenutti nga Brazili dhe Gabriele Crivellaro nga Italia. Finalet e ndoqën nga një numër i madh tifozësh. Në ceremoninë e shpërndarjes së trofeve të fituesve ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, z.Alvaro Renedo Zalba, zv. ambasadori i Spanjës dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Tenisit z. Ferdinand Sulo. Ceremonia e ndarjes së trofeve u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Tenisit z.Klaus Bardeli. Ky turne ishte një nga 6 turnetë e tjerë botëror dhe evropian të kategorive U12, U14, U16 dhe U18 të zhvilluar këtë vit në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë ku mblodhën rreth 400 tenistë nga vende të ndryshme të botës mes të cilëve rreth 30 tenistë shqiptarë ku vlen të përmenden Gresi Bajri, Valentina Merku, Rea Qinami, Regi Halili, Damian Methasani, Joan Sura, Arlis Muka, Amina Xhaferi, Kledi Gaba, Ajri Hoxha, Denis Gaba, Alex Prifti, Ditan Mulliqi, Enki Hyseni, Anjel Hoxha, Ares Ferhati, Arbër Dano, Ariel Sulovari, Olger Qarri, Kaltër Qordja etj. Këto shifra pjesëmarrje janë historike për eventet e tenisit në Shqipëri si dhe rezultatet e arrituara nga tenistët shqiptarë flasin vetë. Kujtojmë që tenistja jonë Gresi Bajri arriti të shpallet fituese e turneut “Tirana Open U16” Tennis Europe Junior Tour për kategorinë U16 Vajza Singles si dhe finaliste në kategorinë Doubles të turneut ndërkombëtar “J5 Tirana Open – ITF 2022”. Po ashtu tenistja Rea Qinami doli finaliste në turneun ndërkombëtar “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under” në kategorinë Girls Doubles. Rezultate të mira kishte edhe nga tenistë të tjerë si Valentina Merku ku arriti në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under”. Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës në këto turne ndërkombëtar për ndeshjet spektakolare dhe emocionet e bukura që dhuruan e sidomos tenistët shqiptarë për fitoret e tyre dhe i urojmë suksese të tjera në vijim.

Turneu botëror “J5 Tirana Open – ITF World Tour 2022” Read More »