Federata Shqiptare e Tenisit

“Billie Jean King Cup by Gainbridge Europe Group III”

Billie Jean King Cup EU III: Shqipëria mund Azerbajxhanin me rezultatin 2-1. 

Billie Jean King Cup EU III: Shqipëria mund Azerbajxhanin me rezultatin 2-1. Ekipi kombëtar i vajzave shqiptare të kategorisë së të rriturave ka mundur ekipin e Azerbajxhanit në përballjet e Kampionatit Botëror Ekipor të Femrave në Kishinau të Moldavisë (10th-11th Play-Off). Në përballjen e parë në Singles, Rea Qinami mundi me rezultatin 6-3, 6-3 tenisten Lala Eyvazova. Në përballjen e dytë Singles Kristal Dule nuk arriti të mund tenisten Michelle Dzjachangirova me rezultatin 2-6,2-6. Në përballjen Doubles tenistet shqiptare Kristal Dule dhe Rea Qinami mundën me rezultatin e thellë 6-3, 6-0 dyshen e tenisteve nga Azarbajxhani Lala Eyvazova dhe Michelle Dzjachangirova. Një bravo e madhe vajzave të kombëtares sonë!

Billie Jean King Cup EU III: Shqipëria mund Azerbajxhanin me rezultatin 2-1.  Read More »

Billie Jean King Cup, Ekipi shqiptar i vajzave mbërrin në Moldavi

Ekipi kombëtar i vajzave shqiptare të kategorisë së të rriturave ka mbërritur që ditën e djeshme në Kishinau të Moldavisë ku po të stërvitet për ndeshjet e Kampionatit Botëror Ekipor të Femrave “Billie Jean King Cup by Gainbridge Europe Group III” që fillojnë sot ku Shqipëia do të përballet me Armeninë. Ekipi shqiptar i vajzave që përfaqësojnë Shqipërinë në “Billie Jean King Cup by Gainbridge Europe Group III” përbëhet nga: Kristal Dule, Rea Qinami dhe Anatereza Guli nën drejtimin e kapitenit Tedi Kaso.I urojmë shumë suksese ekipit tonë!

Billie Jean King Cup, Ekipi shqiptar i vajzave mbërrin në Moldavi Read More »

“Billie Jean King Cup 2023 Group III” Shqipëria rrëmben 3 fitore

Shqipëria fiton me rezultatin 2-0 ndaj Malit të Zi në përballjet e Promotional Play-Off duke mbyllur kështu rrugëtimin e saj në kampionatin botëror “Billie Jean King Cup 2023 Group III” me 3 fitore (me Islandën, Azerbajxhanin dhe Malin e Zi) dhe 3 humbje nga 6 ndeshje të luajtura. Kjo bëri që ekipi jonë kombëtar i vajzave të renditet në vendin e 7-të të grupit 3 të këtij kampionati. Edhe pse pati humbje me ekipe si Maqedonia e Veriut, Moldavia dhe Finlanda, duke parë ndeshjet e tenisteve të kombëtares sonë me disa prej tenisteve më të mira në botë, si tenistja maqedonase Lina Gjorcheska me renditje aktuale botërore 256 dhe renditje maksimale 170, tenistja finlandeze Anasatasia Kulikova me renditje aktuale botërore 352 dhe maksimale 179 apo Laura Hietaranta me renditje botërore 612, themi të sigurt që përfaqësimi i Shqipërisë ishte dinjitoz. Duhet përmendur fakti që vajzat e ekipit kombëtar kanë një moshë relatisht të re krahasimisht me shumë kundërshtare të tyre në këtë kampionat botëror, konkretisht 17 vjeç (Gresi Bajri), 21(Kristal Dule) dhe 17 (Rea Qinami). Gjithashtu ky ishte vetëm viti i 3-të i pjesëmarrjes së Shqipërisë në kampionatin botëror të femrave. Prandaj me vijimin e stërvitjes efikase dhe grumbullimeve si këtë vit në Mal të Zi, paraqitja e Shqipërisë në kampionatin botëror “Billie Jean King Cup” konsiderohet të jetë edhe më e suksesshme dhe shpresëdhënëse në vitet e ardhshme. I urojmë shumë fat dhe suksese në vazhdim tenisteve tona Gresi Bajri, Kristal Dule, Rea Qinami si dhe kapitenit drejtues Tedi Kaso. Gjithashtu i falenderojmë që dhanë më të mirën e tyre në këtë kompeticion të rëndësishëm dhe tejet sfidues.

“Billie Jean King Cup 2023 Group III” Shqipëria rrëmben 3 fitore Read More »

“Billie Jean King Cup by Gainbridge Europe Group III”, ekipi kombëtar në Shkup

Ekipi kombëtar i vajzave shqiptare të kategorisë së të rriturave ka mbërritur që ditën e djeshme në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku po të stërvitet për ndeshjet e Kampionatit Botëror Ekipor të Femrave “Billie Jean King Cup by Gainbridge Europe Group III” që fillojnë nesër. Ekipi shqiptar i vajzave që përfaqësojnë Shqipërinë në “Billie Jean King Cup by Gainbridge Europe Group III” përbëhet nga: Gresi Bajri, Kristal Dule dhe Rea Qinami nën drejtimin e kapitenit Tedi Kaso. I urojmë shumë suksese ekipit tonë!

“Billie Jean King Cup by Gainbridge Europe Group III”, ekipi kombëtar në Shkup Read More »