Kristal Dule në finale të turneut rajonal të më të mirëve, të realizuar në Veneto në Itali më 15 Qershor. Tenistja e kombëtares tonë për të rritur, Kristal Dule arrin të kalojë 4 raunde të këtij turneu kampionësh duke mundur edhe tenisten në krye të rankimit.
Mirëpo edhe pse nuk arriti të shpallet kampione, Dule realizoi një përfaqësim tejet dinjitoz.
I urojmë shumë suksese të tjera Kristalit!