Federata Shqiptare e Tenisit

J60 Tirana NSP Open; Rea Qinami në Gjysmëfinale

Rea Qinami arrin në Gjysmëfinale Doubles të turneut ndërkombëtar “J60 Tirana NSP Open” – ITF World Tennis Tour Juniors, që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë.

Tenistja shqiptare, në përballjet Doubles së bashku me partneren nga Greqia Despoina Koskina fituan kundër dyshes Aleksandra Rozkalne nga Letonia dhe Aleksandra Stevanovic nga Serbia me rezultatin 6-2, 1-6, 10-3, duke kaluar kështu në Gjysmëfinale të këtij turneu të rendësishëm.

Edhe pse në gjysmëfinale Rea nuk arriti të kalojë në finale, përfaqësimi i saj ishte dinjitoz.

Urojmë tenisten tonë Rea Qinami suksese të tjera në vazhdim!

Ndaje me miq