Në praninë e Ministres së Arsimit dhe Sportit, u inaugurua këtë fundjavë kompleksi i tenisit Adriatic Tennis Park.
Adriatic Tennis Park, e përfaqësuar nga drejtuesi i tij Z. Gëzim Galiqi, dhe Shkodra Tennis Club, e përfaqësuar nga Presidenti, Z. Mark Gjeka, trajneri Dino Mehmedoviq dhe kampionia Gresi Bajri, mikpritën dhe përshëndetën ngrohtësisht personalitetet, miqtë dhe të ftuarit e shumtë.
Mbajtën fjalimet e rastit Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Zj. Evis Kushi, ish-kryetarja e Bashkisë Shkodër, Zj. Voltana Ademi, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Z. Fidel Ylli, Presidenti i Federatës Shqiptare të Tenisit, Z. Ferdinand Sulo, Presidenti i Federatës së Tenisit të Kosovës, Z. Jeton Hadërgjonaj, anëtari i bordit të zhvillimit Tennis Europe, Z. Shkëlzen Domi dhe drejtori i Bellevue Club, Z. Senad Tafa.
Shqipërisë i bashkohet një mundësi e artë për zhvillimin e talenteve të reja në sportin e tenisit, me krijimin e këtij kompleksi të mrekullueshëm tenisi në veri të vendit.
Federata Shqiptare e Tenisit i uron shumë suksese Adriatic Tennis Park dhe i ofron mbështetjen në çdo projekt në të ardhmen.