Federata Shqiptare e Tenisit

tournament

Lojtarët më të mirë të vitit 2021

Mbyllim vitin 2021 me një sërë lojtarësh të përgatitur dhe presim një 2022 me edhe më shumë suksese. Në eventin e fundvitit të organizuar nga FSHT u shpallën Lojtarët më të mirë të vitit 2021. Në kategorinë U10 lojtarët më të mirë ishin: Ares Ferhati (djem) Anjel Hoxha (vajza) Në kategorinë U12 lojtarët më të mirë ishin: Alex Prifti (djem) Emili Bilali (vajza) Në kategorinë U14 lojtarët më të mirë ishin: Kledi Gaba (djem) Ajri Hoxha (vajza) Në kategorinë U16 lojtarët më të mirë ishin: Eno Hasa (djem) Gresi Bajri (vajza) Në kategorinë Adult lojtarët më të mirë ishin: Arbër Sulstarova (djem) Gresi Bajri (vajza) Trajneri i vitit u shpall Fahrudin Mehmedovic. Lojtarja e vitit u shpall Gresi Bajri. Vlerësime si lojtarë të dalluar morën edhe: Arbër Dano, Ditan Mulliqi, Glora Bushati, Denis Gaba, Enki Hyseni, Damian Methasani, Arlis Muka, Amina Xhaferi, AnaTereza Guli, Juna Dani, Rea Qinami, Skerdi Hasa, Martin Muedini dhe Kristal Dule. Ndërkohë vlerësim si shpresa e vitit morën: Martin Bushati, Kleis Rota, Milan Kryeziu, Jonis Gaba, Aleksia Beta, Vivien Jorgoni dhe Ida Treska. (Dhjetor 2021)

Lojtarët më të mirë të vitit 2021 Read More »

Ekipi shqiptar në aktivitetet e organizuara nga ITF dhe Tennis Europe, Antalia, Turqi.

Në Antalia të Turqisë, më datë 10-20 Dhjetor 2021, ekipi kombëtar shqiptar i moshave U12 dhe U14 marrin pjesë në aktivitetet e organizuara nga ITF dhe Tennis Europe. Ekipi kombëtar i moshave U12 vajza dhe djem po merr pjesë në aktivitetin “12&Under ITF/Tennis Europe Training Camp” dhe ekipi kombëtar i moshave U14 vajza dhe djem në “14&Under ITF/Tennis Europe Development Championships”. Ekipi shqiptar U14 përbëhet nga lojtarët: Ajri Hoxha, Amina Xhaferri, Kledi Gaba, Alex Prifti, të udhëhequr nga trajneri Maksim Prifti. Ndërsa ekipi shqiptar U12 përbëhet nga: Emeli Bilali dhe Alex Prifti, nën udhëheqjen e trajnereve: Elda Vukatana dhe Nikoleta Peti. I urojmë suksese dhe përfaqësim dinjitoz! (Dhjetor 2021)

Ekipi shqiptar në aktivitetet e organizuara nga ITF dhe Tennis Europe, Antalia, Turqi. Read More »

Kampionati Kombëtar Ekipor i Tenisit, për herë të parë në Shqipëri. Vijojnë përballjet.

KAMPIONATI EKIPOR: Pas humbjes së “Tennis Tirana” ndaj “Tennis Plus E&M” me rezultatin 3-0, dje dhe sot u zhvilluan ndeshjet ekipore ndërmjet “Tennis Plus E&M” dhe “Shkodra Tennis” përkatësisht në Durrës dhe në Shkodër ku në të dyja përballjet fitoi “Shkodra Tennis” me rezultatin 2-1. Ndeshjet ishin me rivalitet të fortë e plot emocion. Në fundjavë pritet të zhvillohen ndeshjet ndërmjet “Tennis Teuta”, “Tennis Korça” dhe “Tennis Eralb Club(NSP)”. (Dhjetor 2021)

Kampionati Kombëtar Ekipor i Tenisit, për herë të parë në Shqipëri. Vijojnë përballjet. Read More »

Takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës z.Erion Veliaj

Një takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës z.Erion Veliaj u zhvillua me objektiv zhvillimin e mëtejshëm të tenisit në vendin tonë dhe rritjen e bashkëpunimit me vendet jashtë Shqipërisë. Të pranishëm në takim ishin Presidenti i KOKSH, z.Fidel Ylli, Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, z.Gerti Shima, Presidenti i FSHT, z.Ferdinand Sulo, Sekretari i Përgjithshëm i FSHT, z.Klaus Bardeli dhe Zv.Presidenti i Federatës së Tenisit në Sri Lanka, z.Suresh Subramaniam. (Dhjetor 2021)

Takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës z.Erion Veliaj Read More »

Shpallen triumfuesit në turneun “Tennis Plus Open” në Durrës

Triumfues në turneun “Tennis Plus Open”  të zhvilluar në Durrës më 12-14 Nëntor ishin: Për kategorinë U10 Djem u shpall fitues  Ares FERHATI pas një përballje në finale me Arbër DANO me rezultatin 4-1,4-0, të ndjekur nga Ditan MULLIQI, Temircan KUSSAINOV dhe Kristo TOMORRI. Ndërsa në kategorinë U10 Vajza, fituese doli Anjel HOXHA ndaj Glora BUSHATI me rezultatin 4-0,4-0, ndjekur nga Aiza SUBASHI dhe Vivien JORGONI. Për kategorinë U12 Djem, pas një përballje me rezultat 7-5, 6-7(1), 13/11, fitues rezultoi Alex PRIFTI, i ndjekur nga finalisti Deis GABA dhe Olger QARRI, Luis MARKU. Në kategorinë U14 Vajza, fituese u shpall AnaTereza GULI ndaj Ajri HOXHA me rezultatin 7-5, 6-3, të ndjekura nga Enki HYSENI, Kejsi KALUSHI, Amina XHAFERRI dhe Onejsa MERKASHI. Fitues në kategorinë U14 Djem rezultoi Arlis MUKA me rezultatin 6-3, 6-3 ndaj Damian METHASANI, të ndjekur nga Kledi GABA dhe Oniks SHKURTA. Në këtë turne morën pjesë 37 lojtarë dhe organizator ishte FSHT dhe klubi Tennis Plus E&M. Rezultatet më të detajuara mund t’i gjeni në linkun: https://courthive.com/live/FSHT (Nëntor 2021)

Shpallen triumfuesit në turneun “Tennis Plus Open” në Durrës Read More »

Turneu “ALBANIAN BOWL” U12 dhe U16 në Shkodër

Turneu “ALBANIAN BOWL” i zhvilluar në datat 16-17 Tetor në Shkodër përfundoi me disa fitues për kategorinë U12 dhe U16. Ky turne u organizua nga Shkodra Tennis Club në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Tenisit me pjesëmarrjen e lojtarëve nga vende të ndryshme të Shqipërisë por edhe tenistë nga Kosova, Mali i Zi etj. Në kategorinë U12 djem, fitues u shpall Alex PRIFTI që mposhti në përballje lojtarin Alen KATANA (6-2, 6-0), të ndjekur nga Arbër DANO dhe Timoteo ARAPI. Në kategorinë U12 vajza, fituese rezultoi Nikoleta NAYDANOVA e cila fitoi ndaj Learta MUHARREMI (6-3,2-6,10/5) të ndjekura nga Emili BILALI dhe Enki HYSENI. Në kategorinë U16 djem, fitues doli S.KATANA  që mundi në finale tenistin Regi HALILI (6-2, 6-1), të ndjekur nga Kledi GABA dhe Arlis MUKA. Në kategorinë U16 vajza, fituese u shpall Gresi BAJRI ndaj Rea QINAMI (6-4,6-0), ndjekur nga Juna DANI dhe Lejla SIJARIC. Përballjet në këtë turne ishin dinamike dhe plot emocion. Për më shumë informacion vizitoni linkun: https://courthive.com/live/FSHT (Tetor 2021)

Turneu “ALBANIAN BOWL” U12 dhe U16 në Shkodër Read More »

Rrezart Cungu dhe Gresi Bajri fitues të Albanian Open 2021 Adult

Përfunduan me sukses finalet e kategorisë Adult të turneut ALBANIAN OPEN 2021 ku triumfuan Rrezart Cungu dhe Gresi Bajri. Përballje të forta mes tenistëve shqiptarë. Rezart Cungu nga Ulqini  mundi në finale Arbër Sulstarovën nga Tirana me rezultatin 6-3, 6-0 ndërsa Gresi Bajri nga Shkodra fitoi me rezultatin 6-1,6-2 ndaj Aja Broqi nga Kosova. (Tetor 2021)

Rrezart Cungu dhe Gresi Bajri fitues të Albanian Open 2021 Adult Read More »