Federata Shqiptare e Tenisit

Martin Muedini shpallet kampion kombëtar i Shqipërisë

Martin Muedini shpallet kampion kombëtar i Shqipërisë në tenis për kategorinë “Të rritur” për vitin 2023. Këtë fundjavë u zhvillua Kampionati Kombëtar për Meshkuj/Të rritur në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Me pjesëmarrjen e rreth 25 lojtarëve kampionati pati ndeshje shumë të forta që kulmuan me finalen mes Martin Muedinit dhe Arbër Sulstarovës, e cila përfundoi me fitoren e Muedinit me rezultatin 6-7(6-8), 6-4, 6-3 dhe Sulstarova finalist. Gjysmëfinalistë të këtij kampionati rezultuan Kledi Gaba dhe Denis Gaba. I urojmë suksese në vijim të gjithë pjesëmarrësve.

Tenistët e FSHT në “Kosova Bowl”

Ka përfunduar turneu i organizuar nga Federata e Tenisit Kosovë për kategoritë U18, U14, U12 dhe ROG, zhvilluar në Prishtinë me pjesëmarrje të më shumë se 61 tenistëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Shumë tenistë nga Federata Shqiptare e Tenisit u shpallën fitues dhe finalistë. Gresi Bajri – fituese në kategorinë U18 Vajza Denis Gaba – fitues në kategorinë U14 Djem Ares Ferhati – fitues në kategorinë U12 Djem Glora Bushati – fituese në kategorinë U12 Vajza Martin Bushati – fitues në kategorinë ROG Green Djem Siara Tola – fituese në kategorinë ROG Orange Vajza Enki Hyseni – finaliste në kategorinë U14 Vajza Nergis Nikprelaj – finaliste në katyegorinë ROG Green Vajza Falenderojmë Federatën e Tenisit Kosovë për organizimin e mrekullueshëm dhe mikpritjen e tenistëve tanë në këtë turne të bukur. Suksese të mëtejshme të gjithë pjesëmarrësve dhe fituesve!

“Durrësi Tennis Plus Open” turneu i kategorisë U10, U14 dhe U18 në Durrës

Shpallen fituesit e turneut “Durrësi Tennis Plus Open” për kategorinë U10, U14 dhe U18 të zhvilluar këtë fundjavë, i organizuar nga FSHT dhe Tennis Plus Club. Kledi Gaba u shpall fitues në kategorinë U18 Djem pas fitores me rezultatin 6-4, 6-0 në finale ndaj Onix Shkurta. Në kategorinë U14 Djem fitues rezultoi Denis Gaba me rezultatin 1-6, 6-2, 7-5 ndaj Alex Prifti. Në kategorinë U14 Vajza fituese doli Anjel Hoxha me rezultatin 6-0, 6-0 ndaj Nikol Mollaj. Në kategorinë U10 Djem fitues u shpall Jonis Gaba dhe finalist Floid Kaso, ndërsa në kategorinë U10 Vajza fituese rezultoi Debora Treska dhe finaliste Nergis Nikprelaj. I urojmë shumë suksese në vijim të gjithë tenistëve që u angazhuan në këtë turne në qytetin bregdetar të Durrësit.

Shpërndahen trofetë për fituesit e “Adriatic Tennis Indoor” në Shkodër

Shpallen fituesit e turneut Adriatic Tennis Indoor i organizuar nga FSHT dhe Shkodra Tennis Club me pjesëmarrje të tenistëve nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi. Në kategorinë U 12 Djem – Fitues Ares Ferhati  & Finalist Arber Dano Në kategorinë U12 Vajza –  Fituese Anjel Hoxha & Finaliste Glora Bushati Në kategorinë U16 Djem – Fitues Alex Prifti & Finalist Damian Methasani Në kategorinë U16 Vajza – Fituese Naydanov & finaliste Anatereza Guli Faleminderit dhe suksese tenisteve me vazhdim!

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar “Tennis Europe – NSP Junior Tour U16” Tiranë

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar “Tennis Europe – National Sport Park Junior Tour U16” organizuar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë tenistë nga vende të ndryshme të botës si Britani e Madhe, Letoni, Izrael, Ukrainë, Serbi etj. por edhe tenistë nga Shqipëria si: Kledi Gaba, Ariel Sulovari, Arlis Muka, Dardis Biçaku, Lionel Boçi, Erik Çapo, Kevin Dakoli, Onix Shkurta. Në kategorinë U16 Djem Singles fitues u shpall Tibo MEERMANS nga Belgjika, pas finales me rezultatin 6-3,6-4 ndaj Christian PIZZOLANTE nga Italia. Në kategorinë U16 Vajza Singles fituese rezultoi Tea KOVACEVIC nga Bosnje Hercegovina ndaj tenistes belge Celine WEYNEN me rezultatin 6-4, 6-2. Në kategorinë U16 Djem Doubles fitues doli dyshja belge Nik DENOTTE dhe Tibo MEERMANS me rezultatin 6-1,6-1 ndaj italianëve ANGELO DE CESARIS dhe Niccolo RULLI. Në kategorinë U16 Vajza Doubles fituese u shpallën Eleni CHATZIAVRAAM dhe Myrto PROIMAKI nga Greqia me rezultatin 7-6(10), 6-4 ndaj Alina SOGOMONYAN dhe Tea KOVACEVIC nga Ukraina. I urojmë suksese dhe fat të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës, ndërkohë po zhvillohen ndeshjet kualifikuese të turneu ndërkombëtar të rradhës “ITF – Tirana Open Junior Tour U18” në Tiranë.

Mbyllet me sukses turneu “Korça Open Junior Tour U10 & U14”

Korça Open ishte turneu i rradhës i organizuar nga Klubi i tenisit “Tenis Korça” në bashkëpunim me Federatës Shqiptare të Tenisit. Alex Prifti shpallet fitues në kategorinë U14 Djem pas finales së fortë me Denis Gaba me rezultatin 4-6, 6-2, 6-3. Në kategorinë U14 Vajza fituese u shpall Ariel Sulovari, ndërsa për kategorinë U10 Djem fitues rezultoi Jonis Gaba dhe për U10 Vajza fituese doli Deborah Treska. Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe i urojmë suksese në vazhdim!

“Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour” U16 në Tiranë

Në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë po zhvillohet turneu ndërkombëtar “Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour” për kategorinë U16 vajza dhe djem. Në këtë turne marrin pjesë tenistë nga vende të ndryshme të botës si Poloni, Itali, Austri, Greqi etj. por edhe tenistë shqiptarë. Ndër tenistët shqiptar spikat Anatereza Guli e cila ka fituar me rezultatin 6-2, 6-3 ndaj Xhoanna Xhuli nga Polonia dhe përballjen e rradhës e ka me Eleni Chatziavraam nga Greqia. Tenistë të tjerë shqiptarë pjesëmarrës janë edhe Kledi Gaba, Lionel Boçi, Ariel Sulovari, Arlis Muka, Kevin Dakoli. I urojmë suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës, veçanërisht tenistëve shqiptarë!

Ekipi kombëtar U12 në turneun ndërkombëtar në Ulqin

Ekipi kombëtar U12 ndodhet në Ulqin në turneun ndërkombëtar “Bellevue Cup U12 – Tennis Europe” që po zhvillohet gjatë kësaj jave. Ekipi shqiptar përbëhet nga: Glora Bushati, Ares Ferhati, Anjel Hoxha, Rejna Salihi dhe Reisi Sukaj. Ares Ferhati ka fituar 2 ndeshjet e para të këtij turneu, ku së fundi ka mundur me rezultatin 6-1, 6-3 kundërshtarin e tij nga Serbia, Alexa Stevic. Reisi Sukaj ka fituar ndaj Amela Sina nga Kosova me rezultatin 6-3, 6-0. I urojmë suksese të mëtejshme ekipit tonë!

“Tirana Open U12 – Tennis Europe Junior Tour” shpall fituesit

U mbyll me sukses turneu ndërkombëtar “Tirana Open U12 – Tennis Europe Junior Tour” në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Fitues në kategorinë Djem Singles u shpall Mikolaj SOLARZ nga Polonia pas finales me rezultatin 3-6, 7-6(3),10-8 ndaj Enzo BRITO nga Suedia. Fituese në kategorinë Vajza Singles u shpall Zeliha Nil ÇUKURLUOGLU nga Turqia e cila mundi në finale me rezultatin 6-3,6-2 Eda-Lara SACIROVIC nga Bosnje Hercegovina. Në kategorinë Doubles Djem fitues u shpallën Mikolaj SOLARZ nga Polonia dhe Aliksandr VIARSOTSKI kundër maqedonasit Marko ALEKSOVSKI dhe italianit Paolo CARROCCIO me rezultatin 2-6, 7-6(8),10-7. Në kategorinë Doubles Vajza fituese u shpallën Maria Sophia BAJDECHI [nga Rumania dhe Altea CIENO nga Italia me rezultatin 6-0, 6-0 ndaj dyshes Margarita KHUSANOVA dhe Farina SYROEZHKINA. Në kategorinë Vajza Consolation fituese doli Arina SYROEZHKINA me rezultatin 4-0, 4-1 ndaj Lisa Erika NOTHDURFT nga Gjermania. I urojmë suksese dhe fat të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës dhe përgatitemi për turneun ndërkombëtar të rradhës “Tennis Europe – Tirana Open Junior Tour U14” në Tiranë.

“Shkodra Open – Tennis Europe Junior Tour” – Arbër Dano dhe Anjel Hoxha kalojnë në çerekfinale

Arbër Dano dhe Anjel Hoxha kalojnë në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “Shkodra Open – Tennis Europe Junior Tour” për kategorinë U12 vajza dhe djem. Arbër Dano fitoi me rezultatin 7-6, 6-4 ndaj Ivan Hristakiev nga Bullgaria duke i siguruar vetes çerekfinalen e këtij turneu. Anjel Hoxha do të përballet sot në çerekfinale për vajza me tenisten malazeze Anja Drekaloviç ndërsa Arbër Dano me tenistin Marko Aleksovski nga Maqedonia e Veriut për djem. I urojmë shumë suksese tenistëve tanë!