Ekipi kombëtar U14 Djem, për herë të parë në “Tennis Europe Winter Cups”

Ekipi kombëtar shqiptar i djemve U14 merr pjesë për herë të parë në kampionatin “Tennis Europe Winter Cups” të zhvilluar në Bari të Italisë. Ekipi shqiptar përbëhej nga tenistët: Denis Gaba, Alex Prifti dhe Ares Ferhati, shoqëruar nga kapiteni Maksim Prifti. Në dy përballje, tenistët tanë nuk arritën të mposhtin kundërshtarët për të kaluar në fazën tjetër, duke humbur kështu me rezultatin 1-2 ndaj Gjeorgjisë dhe 3-0 ndaj Danimarkës. Gjithsesi kjo ishte ekperienca e parë në një format të tillë të rëndësishëm për tenistët tanë të kategorisë U14 ku u përballën me tenistët më të mirë të vendeve respektive. I urojmë suksese në vijim ekipit tonë!
“8 Best – Tournament 2022” shpall fituesit

Përfundon turneu i tetë lojtarëve më të mirë në kategorinë Adults dhe U14 për djem dhe vajza “8 Best – Tournament 2022” të zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në kategorinë U14 Djem fitues u shpall Denis Gaba me rezultatin 6-4, 4-6, 6-4 në finale ndaj Kledi Gaba. Në kategorinë U14 Vajza fituese u shpall Anjel Hoxha pas ndeshjes në finale me Enki Hyseni 6-4, 2-6 Ret. Në kategorinë Adults Djem fitues u shpall Arbër Sulstarova pas fitores në finale ndaj Joan Koti me rezultatin 6-0,6-2. Falenderojmë organizatorët “National Sport Park – Eralb Tennis Club” dhe kryegjyqtarin e turneut Kleid Vora, për realizimin e këtij turneu të suksesshëm. I urojmë suksese të tjera të gjithë tenistëve pjesëmarrës dhe fitues!
Fituesit e turneut “Shkodra Indoor 2022” Masters

Shpallen fituesit e turneut “Shkodra Indoor 2022” për kategoritë +35 dhe +45 të zhvilluar në Adriatic Tennis Park në Shkodër. Në kategorinë +35 Meshkuj fitues u shpall Redi Dabulla dhe finalist Edi Pelinku. Ndërsa në kategorinë +35 Femra fituese u shpall Elonia Gjata dhe finaliste Vesa Islami nga Kosova. Në kategorinë +45 fitues rezultoi Andrian Bleta dhe finalist Aleksander Konomi. Falenderojmë organizatorët “Shkodra Tennis Club” dhe kryegjyqtarin e turneut Alban Dani, për realizimin e këtij turneu të suksesshëm. I urojmë suksese të tjera të gjithë tenistëve pjesëmarrës dhe fitues!
Pavarësia Open 2022, turneu traditë shpall fituesit

Mbyllet me sukses edhe këtë vit turneu “Pavarësia Open 2022” ku tenistët shqiptarë garojnë por edhe festojnë ditën e flamurit shqiptar. Denis Gaba shpallet fitues i kategorisë U14 Djem pas finales me Alex Prifti me rezultat 4-6, 6-1, 6-3. Anjel Hoxha shpallet fituese në kategorinë U14 Vajza pasi mundi në finale Enki Hysinin me rezultat 6-3, 6-2. Në kategorinë U10 Djem fitues doli Jonis Gaba dhe finalist Martin Bushati, ndërsa në kategorinë U10 Vajza fituese u shpall Lina Rexha dhe finaliste Dejla Bajrami. Në kategorinë U9 Vajza fituese u shpall Hajdi Hysaj, ndjekur nga Noemi Zyli dhe Etual Lama. Falenderojmë organizatorët “National Sport Park Club” dhe kryegjyqtarin e turneut Kleid Vora dhe drejorin Albi Sulo. Urojmë gëzuar festën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe suksese të tjera të gjithë tenistëve tanë!
Torneo U12 – Bari, Itali; Alex Prifti fiton ndeshjen e parë

Alex Prifti shënon fitoren e parë në turneun ndërkombëtar në Bari të Italisë “Torneo U12 – Bari” për kategorinë U12. Alex Prifti fitoi përballjen e parë ndaj italianit Diego Tarlazzi me rezultatin 6-1, 3-6, 10-3, një ndeshje e fortë dhe plot emocion. Kjo është fitorja e parë në këtë turne për ekipin kombëtar shqiptarë, i cili përbëhet nga Alex Prifti për djem dhe Anjel Hoxha e Ariel Sulovari për vajza. I urojmë shumë fat lojtarëve tanë dhe suksese të tjera në vijim!
Përfundoi me sukses turneu ndërkombëtar Senior “Shkodra Master ITF Tournament”

Përfundoi me sukses turneu ndërkombëtar për Senior “Shkodra Master ITF Tournament” në qytetin e Shkodrës. Fitues në kategorinë Meshkuj +60 u shpall Shpëtim Hoxha nga Shqipëria me rezultatin 5-7, 7-5, 10-12 pasi mundi në finale Mejdi Rexhepin nga Kosova. Fitues në kategorinë Meshkuj +50 u shpall Peter Kos nga Sllovenia, pasi fitoi në finale me rezultatin 6-1, 3-6, 7-6 (6) ndaj Andrian Bleta nga Shqipëria. Sebastian Sorg nga Gjermania u shpall fitues në kategorinë Meshkuj +40 pasi mundi me me rezultatin 6-1, 6-1 Boris Mijovic nga Mali i Zi. Në kategorinë Meshkuj +30 fitues u shpall Genci Çakshiri nga Shqipëria me rezultatin 6-1, 6-2 ndaj Redi Dabulla nga Shqipëria. Ndërsa në kategorinë Femra +30 fituese u shpall Elonia Gjata nga Shqipëria pasi mundi në finale Vesa Islamin nga Kosova me rezultat 6-4, 6-3. Në kartegorinë +40 Mixed Doubles fitues dolën dyshja Andrian Bleta dhe Anila Kaloci kundër Bledi Bilali dhe Xheni Cani me rezultatin 6-3, 6-3. Në kategorinë +50 Doubles Meshkuj fitues u shpallën Shkëlzen Domi dhe Gëzim Galiqi, pasi mundën në finale me rezultatin 6-3, 6-2 dyshen Andi Bilali dhe Dritan Kruja. Ky turne u zhvillua në kompleksin Adriatic Tennis Park nën drejtimin e kryegjyqtarit Çetin Kesici dhe drejtorit të turneut Kliti Hoti. I urojmë tenistët fitues dhe suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës!
Gresi Bajri në Gjysmëfinaliste në “NSP Open – J5 Tirana ITF Junior Tour 2022”

Gresi Bajri në Gjysmëfinale të turneut botëror “National Sport Park Open – J5 Tirana ITF Junior Tour 2022”. Gresi arrin të mposhtë kundërshtaret e saj me rradhë në kategorinë U18 Vajza, dhe së fundi ajo mund tenisten serbe Aleksandra Stevanovic me rezultatin 6-4, 7-6 (7-5), duke i siguruar vetes gjysmëfinalen e këtij turneu të rëndësishëm.
Përfundoi me sukses turneu botëror U18 “NSP OPEN – J5 Tirana ITF Junior Tour”.

Makar Krivoshchekov u shpall fitues në kategorinë Djem Singles pasi mundi në finale Stefanos Pournaropoulos nga Greqia, me rezultatin 6-3,6-3. Në kategorinë Vajza Singles fituese rezultoi Kate Mansfield nga SHBA, e cila mundi 7-6(5), 7-6(4) kundërshtaren greke Alexandra Panagiotidou. Në kategorinë Djem Doubles fitues u shpall dyshja greke Angelos Avgeris dhe Stefanos Pournaropoulos kundër dyshes Sevan Bottari nga Italia dhe Makar Krivoshchekov, me rezultatin 6-2, 6-3. Ndërsa në kategorinë Vajza Doubles fituese dolën Ceylin Ipek nga Turqia dhe Alexandra Panagiotidou me rezultat 2-6, 6-3, 10-6 kundër dyshed Zeynep Ilker nga Turqia dhe Kate Mansfield nga SHBA. Kujtojmë që në këtë turne paraqitje tejet cilësore bënë edhe tenistet shqiptare ku Gresi Bajri dhe Valentina Merku të cilat rezultuan çerekfinaliste në kategorinë Singles dhe Rea Qinami dhe Valentina Merku çerekfinaliste në kategorinë Doubles. I urojmë suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës!
Alex Prifti, fitues i turneut “Korça Junior U12 & U14”

Alex Prifti arrin të triumfojë në të dy kategoritë e turneut të zhvilluar në qytetin e Korçës, ndërsa finalist i këtij turneu u shpall Ares Ferhati. Në kategorinë Vajza Singles, fituese u shpall Marina Qeramixhiu e cila mundi në finale me rezultatin 6-4, 6-2 Greta Xhinakun. Organizimi i këtij turneu ishte nën drejtimin e z. Ervin ROTA (zyrtar i turneut) dhe z. Aiger SULO (kryegjyqtar). Urojmë fituesit dhe i urojmë suksese të gjithë pjesëmarrësve!
Gresi Bajri fituese e turneut ndërkombëtar “Shkodra Open – Tennis Europe Junior Tour” U16

Gresi Bajri fituese e turneut ndërkombëtar “Shkodra Open – Tennis Europe Junior Tour” U16. Tenistja jonë kampione Gresi Bajri shpallet fituese pas finales me rezultat 6-3, 6-3 ndaj Sofiya Shymanska nga Ukraina. Fitoret e Gresi Bajrit tashmë janë të njëpasnjëshme! Ky ishte turneu i parë “Tennis Europe Junior Tour” i realizuar në qytetin e lindjes së Gresit, në Shkodër. Fitues në kategorinë Singles Djem u shpall Nikola Jovic nga Serbia pasi mundi në finale Vuk Krstajic nga Mali i Zi. Gjatë këtij turneu kishte rezultate të mira edhe nga tenistë të tjerë shqiptarë. Rea Qinami gjysmëfinaliste në Singles Vajza, Ajri Hoxha arriti të kalojë në Roundin e 2-të, Kledi Gabi kalon në Raundin e 2-të dhe shpallet gjysmëfinalist në Doubles Djem. Gresi Bajri në këtë turne ndërkombëtar shpallet fituese në kategorinë Singles dhe Doubles për vajza. I urojmë suksese në vazhdim Gresit e tenistëve të tjerë shqiptarë dhe atyre pjesëmarrës!