Ceremonia e Fundvitit e FSHT

Është zhvilluar Ceremonia e Fundvitit, e organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, ku u festuan arritjet e vitit 2025 dhe u urua një vit i ri i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë komunitetin e tenisit. Gjatë kësaj ceremonie u vlerësuan lojtarët e vitit, si edhe trajneri dhe klubi më i mirë i vitit 2025. U akorduan trofe dhe dhurata për lojtarët sipas listës më poshtë: -Lojtarët e vitit 2025 Sezh Balluku Helia Hysaj Jonis Gaba Nergis Nikprelaj Arber Dano Anjel Hoxha Denis Gaba Ariel Sulovari Kledi Gaba -Klubi më i mirë i tenisit për vitin 2025 u shpall “Tennis Eralb Club”, dhe trajner i vitit, Sokol Kaso. I urojmë suksese në vijim të gjithëve!
Gaba, Dano & Bushati fitues të MASTERS U14 & U18

Kledi Gaba, Arbë Dano dhe Glora Bushati shpallen fitues të turneut “MASTERS U14 & U18 2025” në Tiranë. Turneu “MASTERS U14 & U18 2025 – Djem/Vajza” u organizua me sukses më 13-14 dhjetor 2025 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë, si bashkëpunim ndërmjet Tennis Eralb Club dhe Federatës Shqiptare të Tenisit. Ky aktivitet mblodhi në fushë lojtarët dhe lojtaret më të mirë të kategorive U14 dhe U18, si për djem ashtu edhe për vajza, duke dhuruar ndeshje cilësore dhe emocione sportive gjatë gjithë turneut. Fituesit dhe finalistët e turneut janë: U18 Djem Kledi Gaba Denis Gaba U14 Djem Arbër Dano Floid Kaso U14 Vajza Glora Bushati Siara Tola Falënderojmë të gjithë lojtarët, trajnerët dhe prindërit për pjesëmarrjen dhe angazhimin, si dhe urojmë fituesit për rezultatet e arritura.
Shpallen fituesit e Turneut të Pavarësisë 2025 për kategorinë ROG

Shpallen fituesit e Turneut të Pavarësisë 2025 për kategorinë ROG, Vajza dhe Djem, që u zhvillua me rastin e festave kombëtare, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë, si bashkëpunim i Federatës Shqiptare të Tenisit dhe Tennis Eralb Club. Fituesit dhe finalistët e turneut sipas kategorive: RED VAJZAT Lana Krlovic Uendi Zyli ORANGE VAJZAT Mona Tola Reina Sukaj GREEN VAJZAT Katalea Preni Helia Hysaj ORANGE DJEMTË Raiden Ymeri Adam Baba GREEN DJEMTË Serzh Balluku Alan Pelinku Urime fituesve dhe suksese të gjithë tenistëve!
Kursi ITF/OS “Coaching Beginner & Intermediate Players” në Tiranë

Federata Shqiptare e Tenisit ka përfunduar me sukses kursin ndërkombëtar ITF/OS Coaching. Beginner & Intermediate Players, i zhvilluar për disa ditë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Ky kurs u realizua në bashkëpunim me International Tennis Federation (ITF) dhe Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), duke sjellë në Shqipëri një program intensiv me standarde ndërkombëtare. Mbi 20 trajnerë nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë në këtë trajnim. Kursi përfshiu 86 orë mësime teorike dhe praktike, të fokusuar në metodikat moderne të trajnimit për nivelet fillestare dhe ndërmjetme. Sesionet u drejtuan nga ekspertët e ITF, Senad Jusufi dhe Edita Liachoviciute, të cilët ndanë përvojën e tyre shumëvjeçare me trajnerët pjesëmarrës. Në përfundim të kursit, trajnerët iu nënshtruan vlerësimeve praktike dhe teorike, pas të cilave u zhvillua ceremonia e certifikimit. Ky program synon forcimin e kapaciteteve të trajnerëve, rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe zgjerimin e bazës së tenisit në vend, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e talentëve të rinj. Faleminderit ITF dhe KOKSH për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin në zhvillimin e tenisit shqiptar.
Festivali Rajonal i Tenisit 2025 – U14 & U18

“FESTIVALI RAJONAL I TENISIT 2025 – U14 & U18” i zhvilluar këtë fundjavë në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë “National Sport Park” si bashkëpunim i Federatës Shqiptare të Tenisit dhe Tennis Eralb Club shpall fituesit. -Djem U18 Fitues: Kledi Gaba Finalist: Denis Gaba Rezultati: 6-4,6-4 -Djem U14 Fitues: Ares Ferhati Finalist: Jonis Gaba Rezultati: 6-1,6-4 -Vajza U14 Fitues: Ola Dano Finalist: Nergis Nikprelaj Rezultati: 6-2, 6-4 Urime fituesve dhe suksese të gjithë tenistëve!
Shpallen fituesit e turneut të përvitshëm “ALBANIAN OPEN 2025” për kategoritë U12 dhe Të Rritur

Shpallen fituesit e turneut të përvitshëm “ALBANIAN OPEN 2025” për kategoritë U12 dhe Të Rritur, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club këtë fundjavë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë. Fituesit dhe finalistë Të Rritur: Të Rritur Djem: Fitues Denis Gaba me rezultatin 3-6, 7-5, 6-4 ndaj finalistit Martin Muedini. Të Rritur Vajza: Fituese Enki Hyseni me rezultatin 6-4, 6-1 ndaj finalistes Anjel Hoxha. Gjysmëfinalistë Djem: Genajd Shypheja & Alex Prifti. Gjysmëfinaliste Vajza: Ola Dano & Ariel Sulovari. Fituesve, finalistëve dhe gjysmëfinalistëve Të Rritur ju shpërndanë edhe Premiot respektive. Fituesit dhe finalistë U12: U12 Djem: Fitues Jonis Gaba me rezultatin 6-0, 6-4 ndaj finalistit Floid Kaso. U12 Vajza: Fituese Siara Tola me rezultatin 6-4, 5-7(3-10) ndaj finalistes Nergis Nikprelaj. Fituesve dhe finalistëve U12 ju shpërndanë dhuratat përkatëse. Urime e suksese të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës!
Turneu TIRANA OPEN – SENIOR 2025 shpall fituesit

Turneu TIRANA OPEN – SENIOR 2025 (+30, +40, +50) për Meshkuj dhe Femra shpall fituesit! Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, organizoi me sukses turneun kombëtar “Tirana Open – Senior”, i cili u zhvillua gjatë kësaj fundjave në ambientet e Qendrës Kombëtare të Tenisit “National Sport Park Resort”, në Tiranë. Fituesit e kategorive kryesore ishin: -Meshkuj +30 Fitues: Genajd Shypheja Finalist: Erarbër Dervishi Rezultati: 6-0,6-2 -Meshkuj +40 Fitues: Florian Dabulla Finalist: Loris Hanxhari Rezultati: 7-6(4), 6-2 -Meshkuj +50 Fitues: Andrian Bleta Finalist: Doruk Gurkan Rezultati: 6-4, 6-3 -Femra +30 Fitues: Anila Kaloci Finalist: Irena Dimushi Rezultati: 7-5, 6-1 Urime fituesve dhe të gjithë pjesëmarrësve të këtij turneu!
Përfundoi me sukses faza e rradhës përzgjedhëse e “LTC 2025–2026” në Tiranë

Në datat 24–25 Qershor 2025, në ambientet e Qendrës Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë, u zhvillua faza përzgjedhëse në fushë për lojtarët e përzgjedhur nga Shqipëria dhe Kosova në kuadër të programit ndërkombëtar “Little Tennis Champions 2025–2026.” Kjo fazë është pjesë e projektit të përbashkët midis Federatës Shqiptare të Tenisit dhe I Tennis Foundation, që ka si synim identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të rinj në tenis nëpërmjet një programi vjetor me mbështetje teknike dhe edukative. Gjatë dy ditëve, lojtarët e përzgjedhur morën pjesë në: Seanca trajnuese në fushë. Prezantim të programit për prindërit dhe fëmijët. Ndeshje vlerësuese dhe intervista individuale. Stërvitja u drejtua nga trajnerët italianë Simone Bongiovanni, Alfredo Santacroce dhe Tommaso Garello, të cilët ndoqën nga afër çdo lojtar në aspektin teknik, fizik dhe psikologjik. Qëllimi i kësaj faze ishte përzgjedhja përfundimtare e lojtarëve që do të bëhen pjesë e programit të bursave, duke përfituar trajnim elitar dhe pjesëmarrje në aktivitete ndërkombëtare gjatë sezonit 2025–2026. Emrat e lojtarëve të përzgjedhur do të shpallen ditën e diel. Urojmë suksese të gjithë pjesëmarrësve në këtë etapë të rëndësishme drejt zhvillimit të tyre profesional në fushën e tenisit!
NSP Open 2025 TEJT; Bruno Giovanni Condorelli nga Italia dhe Anna Kunetsova nga Ukraina

Bruno Giovanni Condorelli nga Italia dhe Anna Kunetsova nga Ukraina shpallen fitues të turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “National Sport Park Open 2025” 14&U, Category 3 që u mbajt këtë javë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë më shumë se 120 tenistë nga 28 shtete të ndryshme të botës, si: Belgjikë, Francë, Itali, Austri, Turqi, Kazakistan, Izrael etj. por edhe tenistë shqiptarë. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Djem Singles Fitues: Bruno Giovanni Condorelli nga Italia Finalist: Zakaria Azzaz nga Franca Vajza Singles Fituese: Anna Kuznetsova nga Ukraina Finaliste: Amina Subkhangulova nga Rusia Djem Doubles Fitues: Bruno Giovanni Condorelli dhe Ruggero Condorelli nga Italia Finalistë: Platon Gripich nga Rusia dhe Temirlan Zhantemirov nga Kazakistani Vajza Doubles Fituese:Serra Hasanbasoglu nga Turqia dhe Cara Nitescu nga Hollanda Finaliste: Anita Furi nga Italia dhe Amina Subkhangulova nga Rusia Të pranishëm në ndarjen e trofeve ishte edhe z. Luigi Mattirolo – Zv. Ambasadori i Italisë në Shqipëri dhe z. Ferdinand Sulo – President i Federatës Shqiptare të Tenisit. Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe i urojmë suksese!
Përfundon me sukses “Tirana Open U14 – Tennis Europe Junior Tour 2025”

U mbyll me sukses turneu ndërkombëtar “TIRANA OPEN U14 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2025”-Category 3, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë më shumë se 90 tenistë nga 20 shtete të ndryshme të botës, si: Francë, Itali, Hollandë, Turqi, Kazakistan etj. por edhe tenistë shqiptarë. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Djem Singles Fitues: Yehor Romaniuta nga Ukraina Finalist: Zakaria Azzaz nga Franca Vajza Singles Fituese: Anna Kuznetsova nga Ukraina Finaliste: Rita Chi nga Hollanda Djem Doubles Fitues: Matteo Romano dhe Riccardo Torrieri nga Italia Finalistë: Ruben Cuxac nga Franca dhe Mikolaj Solarz nga Polonia Vajza Doubles Fituese:Asya Ay dhe Senem Nalbant Francia nga Turqia Finaliste: Lohann Cuxac nga Franca dhe Eva Panchenko nga Kazakistani I urojmë suksese të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës, ndërkohë ka filluar turneu ndërkombëtar i rradhës “National Sport Park Open U14 – TEJT 2025”-Category 3, në Tiranë.