Është zhvilluar Ceremonia e Fundvitit, e organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, ku u festuan arritjet e vitit 2025 dhe u urua një vit i ri i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë komunitetin e tenisit.
Gjatë kësaj ceremonie u vlerësuan lojtarët e vitit, si edhe trajneri dhe klubi më i mirë i vitit 2025.
U akorduan trofe dhe dhurata për lojtarët sipas listës më poshtë:
-Lojtarët e vitit 2025
Sezh Balluku
Helia Hysaj
Jonis Gaba
Nergis Nikprelaj
Arber Dano
Anjel Hoxha
Denis Gaba
Ariel Sulovari
Kledi Gaba
-Klubi më i mirë i tenisit për vitin 2025 u shpall “Tennis Eralb Club”, dhe trajner i vitit, Sokol Kaso.














