Federata Shqiptare e Tenisit

“Tirana Open U12 – Tennis Europe Junior Tour 2025” shpall fituesit

U mbyll me sukses turneu ndërkombëtar “TIRANA OPEN U12 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2025”-Category 2, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë më shumë se 80 tenistë nga 20 shtete të ndryshme të botës, si: Gjermani, Itali, SHBA, Turqi, Kazakistan etj. por edhe tenistë shqiptarë. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Djem Singles Fitues: Hedi Ksouri nga Tunizia Finalist: Emir Aitbayev nga Kazakistani Vajza Singles Fituese: Yeva Girnyk nga Ukraina Finaliste: Beyza Nur Atmis nga Turqia Djem Doubles Fitues: Emir Aitbayev dhe Sultan Bakhytkareiuly nga Kazakistani Finalistë: Hedi Ksouri nga Tunizia dhe Matija Radivojevic nga Serbia Vajza Doubles Fituese:Virginia Cereghini dhe Rebecca Carla Francia nga Italia Finaliste: Anastasia Josan dhe Sofia Sturzinschi nga Moldavia I urojmë suksese dhe fat të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës, ndërkohë kanë filluar ndeshjet kualifikuese të turneut ndërkombëtar të rradhës “Tennis Europe U14 – Tirana Open Junior Tour 2025”-Category 3, në Tiranë.

Masters U14 & U18

Turneu i fundit i këtij viti “Masters U14 & U18” i organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit dhe Tennis Eralb Club në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” gjatë kësaj fundjave ka shpallur fituesit. Konkretisht fitues i kategorisë U18 Djem u shpall Kledi Gaba dhe finalist Denis Gaba. Në kategorinë U14 Djem fitues rezultoi Alex Prifti dhe finalist Arbër Dano. Ndërsa në kategorinë U14 Vajza fituese u shpall Enki Hyseni dhe finaliste Anjel Hoxha. Urime për fituesit dhe suksese të gjithë pjesëmarrësve!

Turneu i Pavarësisë 2024

Është përmbyllur turneu i përvitshëm me rastin e festave kombëtare “Turneu i Pavarësisë 2024” për kategorinë ROG dhe U12 i mbajtur në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” gjatë datave 28-29 Nëntor 2024, i organizuar nga Federata Shqiptare e Tenist në bashkëpunim me Tennis Eralb Club. Fituesit dhe finalistët e turneut sipas kategorive: 🔴RED DJEMTE🥇Jorik Ferhati🥈Ares Kurtoviq 🔴RED VAJZAT🥇Melodi Gazidede🥈Aria Saliaj 🟠👧ORANGE VAJZAT🥇Mirabella Lamina🥈Aria Simicia 🟢👧GREEN VAJZAT🥇Ana Boraj🥈Ines Kadilli U12 DJEMTE🥇Martin Bushati🥈Jonis Gaba U12 VAJZAT🥇Anesa Ismajli🥈Nergis Nikprelaj Urime dhe suksese të gjithë tenistëve!

Ekipi “Tennis Eralb Club – NSP” shpallet fitues i Kampionatit Kombëtar Ekipor 2024.

Klubet e tenisit nga qytete të ndryshme të Shqipërisë u përballën këto ditë mes tyre në Kampionatin Kombëtar Ekipor që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Ekipi “Tennis Eralb Club – NSP” i cili u shpall fitues përbëhej nga lojtarët: Kledi Gaba, Denis Gaba, Albi Sulo, Tedi Kaso dhe Sokol Kaso. Në vendin e dytë rezultoi ekipi “Vasil Shanto” i cili përbëhej nga lojtarët: Enian Mehmeti, Ares Ferhati dhe Aiger Sulo. Në vendin e tretë u pozicionua ekipi “Tenis Teuta” me lojtarët: Arlis Muka, Marko Lleshi, Mario Trupja dhe Ardit Bleta dhe në vendi e katërt ekipi i “Tenis Korça” me lojtarët: Joan Koti, Rei Fidani, Ervin Rota dhe Kledi Liço. Falenderojmë të gjithë ekipet pjesëmarrëse dhe urime fituesve!

Festivali Rajonal i Tenisit 2024

Shpallen fituesit e Festivalit Rajonal të Tenisit 2024 për U10, U14 dhe U18, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club këtë fundjavë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë. U18 Djem: Fitues Kledi Gaba me rezultatin 6-4, 7-5 ndaj finalistit Denis Gaba. U14 Djem: Fitues Alex Prifti me rezultatin 7-5, 6-2 ndaj finalistit Arbër Dano. U14 Vajza: Fituese Enki Hyseni me rezultatin 7-5, 6-3 ndaj finalistes Anjel Hoxha. U10 Djem: Fitues Floid Kaso me rezultatin 4-0, 4-0 ndaj finalistit Leart Musai. U10 Vajza: Fituese Siara Tola me rezultatin 4-0, 4-1 ndaj finalistes Diora Gjoka. Urime e suksese të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës!

14&U NATIONAL TRAINING CAMP 2024

14&U NATIONAL TRAINING CAMP 2024 është kampi stërvitor i përvitshëm i zhvilluar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me ITF – International Tennis Federation dhe Tennis Europe në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park në Tiranë. Në këtë kamp stërvitor morën pjesë trajnerë dhe lojtarë të grupmoshës U14 e U12 nga qytete të ndryshme të Shqipërisë nën drejtimin e trajnerit kryesor Përparim Zano. Synimi i këtij projekti ishte rritja e cilësisë së performancës së lojtarëve të tenisit për turnetë e ardhshëm, por edhe të sjelljes së tyre brenda dhe jashtë fushës së tenisit. Falenderojmë lojtarët dhe trajnerët e përfshirë në këtë projekt.

ITF World Tennis Tour Juniors ‘NSP Open 2024’, J60 Tirana

Përfundon me sukses turneu botëror ITF World Tennis Tour Juniors ‘NSP Open 2024’, J60 Tirana, që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Në kategorinë Djem/Singles fitues u shpall Simone Massellani nga Italia me rezultatin 6-3,6-0 ndaj finalistit italian Marco Bavaro. Në kategorinë Vajza/Singles fituese u shpall tenistja çeke Klara Blazkova me rezultatin 6-2, 6-2 dhe finaliste Fangyu Shang nga Kina. Në kategorinë Djem/Doubles fitues doli dyshja e tenistëve grek Odysseas Geladaris dhe Georgios Mitalas me rezultatin 6-1, 7-5 ndaj dyshes italiane Daniel Aleksandar Amarandei dhe Simone Massellani. Në kategorinë Vajza/Doubles fitues doli dyshja Marie Benmouyal Sofia Mortensen nga Danimarka, me rezultatin 6-3, 6-4 ndaj dyshes Ena Ilic nga Serbia dhe Andrea Lola Popovic nga Franca. I urojmë suksese në vijim të gjithë tenistëve pjesëmarrës!

Martin Bushati dhe Floid Kaso në Gjysmëfinale Doubles të NSP Open 2024 TE Junior Tour

Dyshja e tenistëve shqiptarë Martin Bushati dhe Floid Kaso arrijnë në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar NSP Open 2024 Tennis Europe Junior Tour që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë. Bushati dhe Kaso mundën me rezultatin 4-6, 6-2, 10-8 dyshen e tenistëve nga Turqia Efe Ariman dhe Emir Berk Buyuakatly, duke kaluar kështu në gjysmëfinale, ku do të ndeshen me dyshen e bullgarëve Steliyan Darakev dhe Viktor Georgiev. I urojmë suksese në vazhdim tenistëve tanë!

Tedi Kaso dhe Martin Bushati – fitues të Turneut të Doubles

Tedi Kaso dhe Martin Bushati – fitues të Turneut të Doubles Janë shpallur fituesit e Turneut Dobules të zhvilluar këtë javë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club. Dyshja Meshkuj, Tedi Kaso dhe Martin Bushati fituan me rezultatin 6-3, 6-4 ndaj finalistëve Sokol Kaso dhe Shpëtim Hoxha. Suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës dhe urime fituesve!

Kupa e Pavarësisë 2023 (Të rritur), turneu traditë shpall fituesit

Mbyllet me sukses edhe këtë vit turneu “Kupa e Pavarësisë 2023” ku tenistët shqiptarë garojnë por edhe festojnë ditën e flamurit shqiptar. Kledi Gaba shpallet fitues i kategorisë Të rritur Djem pas finales me Denis Gaba me rezultat 7-6(5), 7-5. Anjel Hoxha shpallet fituese në kategorinë Të rritur Vajza pasi mundi në finale Elonia Gjata me rezultat 6-1, 6-3. Falenderojmë organizatorët “National Sport Park Club” dhe gjyqtarin e turneut Kleid Vora të cilët në bashkëpunim me FSHT realizuan këtë turne në Qendrën Kombëtare të Tenisit, Tiranë. Urojmë gëzuar festën e flamurit dhe suksese të tjera të gjithë tenistëve tanë!