Federata Shqiptare e Tenisit

Ekipi kombëtar i vajzave mbërrin në Kishinau për Billie Jean King Cup 2025!

Ekipi kombëtar i vajzave të kategorisë së të rriturave ka mbërritur dje në Kishinau, Moldavi, ku ka nisur përgatitjet për ndeshjet e Kampionatit Botëror Ekipor të Femrave “Billie Jean King Cup by Gainbridge – Europe Group III”, i cili zhvillohet nga 16 deri më 21 Qershor 2025. Shqipëria ka rënë në short në Grupin B, së bashku me Moldavinë, Irlandën dhe Azerbajxhanin, në një grup të fortë me përfaqësuese të përgatitura dhe me përvojë. Përbërja e ekipit shqiptar: Gresi Bajri Kristal Dule Anatereza Guli Enki Hyseni Nën drejtimin e kapitenit Tedi Kaso Ndeshjet e raundit të parë do të zhvillohen me sistemin “round robin” dhe më pas do të vijojnë fazat e dyta me duele për vendosjen e renditjes dhe ngjitjen në grupin e dytë. U urojmë vajzave tona përfaqësuese stërvitje të mbarë dhe suksese në fushë!  Forca Shqipëria!

Momente nga “Davis Cup EU IV” në Tiranë

Disa momente nga “Davis Cup EU IV” – Kupa e Botës në Tenis, e cila u zhvillua për herë të dytë në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Shqipëri “National Sport Park”. Kjo ngjarje prestigjioze u bë e mundur falë infrastrukturës moderne dhe përmirësimit të vazhdueshëm të aftësive dhe standardeve organizative të Federatës Shqiptare të Tenisit. Organizatorët e këtij eventi të rëndësishëm sportiv, për herë të dytë rradhazi në Shqipëri ishin: Klaus Bardeli dhe Albi Sulo.

Ceremonia përmbyllëse e Kupës Botërore të Tenisit “2025 Davis Cup Europe Group IV” 

Davis Cup Europe Group IV u mbyll me sukses për të dytin vit radhazi në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë, duke dëshmuar edhe një herë kapacitetin organizativ të Shqipërisë për të pritur evente ndërkombëtare të nivelit të lartë në sportin e tenisit. Kosova dhe Azerbajxhani promovohen në Grupin III të Europës. Në ndeshjet “Promotion Play-Off”, ekipi i Kosovës mposhti Andorrën me rezultatin 2-1, ndërsa Azerbajxhani mundi Lihtenshtejnin me rezultatin 2-0. Në fazën grupore, Azerbajxhani fitoi dy ndeshjet e luajtura kundër Andorrës dhe San Marinos (Grupi A), ndërsa Kosova doli fituese në të tre ndeshjet e saj kundër Lihtenshtejnit, Shqipërisë dhe Islandës (Grupi B).  Pavarësisht përpjekjeve, Shqipëria nuk arriti rezultate pozitive, duke humbur përballjet me Kosovën, Lihtenshtejnin dhe Islandën. Në ceremoninë përmbyllëse, e zhvilluar në një atmosferë festive, u shpërndanë medalje për lojtarët, kapitenët dhe trajnerët e ekipeve fituese, Kosovën dhe Azerbajxhanin. Urojmë suksese të mëtejshme për të gjitha ekipet pjesëmarrëse, si dhe falënderojmë të gjithë personat dhe institucionet e angazhuara në organizimin e këtij eventi të rëndësishëm sportiv në Shqipëri.

Ceremonia hapëse – DAVIS CUP EUROPE IV 2025

U zhvillua ceremonia hapëse e Kupës së Botës në Tenis për Meshkuj “Davis Cup – Europe Group IV 2025”, e cila po mbahet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë veprimtari marrin pjesë ekipet kombëtare të Azerbajxhanit, Liechtensteinit, Andorrës, Kosovës, San Marinos, Islandës dhe Shqipërisë. Gjatë gjithë kësaj jave do të zhvillohen ndeshje individuale dhe dyshe ndërmjet ekipeve pjesëmarrëse. Ekipi kombëtar shqiptar përbëhet nga lojtarët: Martin Muedini, Mario Zili, Joan Sura, Denis Gaba, dhe kapitenët/trajnerët Përparim Zano dhe Ervin Rota. Të ftuar në ceremoninë hapëse ishin figura të rëndësishme të sportit dhe politikës, ndër të cilët përmendim: Presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli. Përfaqësuesin e Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF), z. Javier Moreno Perez. Përfaqësuesin e Bashkisë Tiranë, z. Urim Tresa. Presidentin e Federatës Shqiptare të Tenisit, z. Ferdinand Sulo. Ceremonia u drejtua nga Drejtori Organizativ i Davis Cup, z. Albi Sulo, dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHT, z. Klaus Bardeli. Të gjitha ekipet u paraqitën në skenë për një prezantim të shkurtër, ku secilit prej tyre iu dorëzua një dhuratë simbolike nga Shqipëria, nga ana e drejtorit organizativ. Të pranishëm ishin gjithashtu përfaqësues dhe gazetarë të mediave, si dhe shumë dashamirës të sportit të tenisit.  I urojmë shumë fat ekipit tonë kombëtar dhe suksese të gjithë ekipeve pjesëmarrëse!

Denis Gaba dhe Anjel Hoxha shpallen fitues të Kampionatit Kombëtar Individual 2025!

Këtë fundjavë, më 31 Maj – 1 Qershor 2025, u zhvillua Kampionati Kombëtar Individual për të Rritur (Meshkuj & Femra) në ambientet e Qendrës Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club. Turneu përfshiu rreth 35 nga pjesëmarrësit më të mirë të tenisit shqiptar, duke kulmuar me dy finalet për Djem dhe Vajza. Kategoria Meshkuj Kampion: Denis Gaba Finalist: Joan Sura Rezultati: 6-1, 6-3 Kategoria Femra Kampione: Anjel Hoxha Finaliste: Juna Këllezi Rezultati: 6-1, 6-0 Urime fituesve dhe të gjithë pjesëmarrësve të këtij kampionati!

Ares Ferhati në gjysmëfinale të “Bitola Open 2025 – U14”.

Tenisti shqiptar Ares Ferhati arriti të kualifikohet në gjysmëfinalen e kategorisë Doubles në turneun ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “Bitola Open 2025 – U14”, i cili u zhvillua gjatë kësaj jave në Maqedoninë e Veriut. Në partneritet me Arthur Vinter nga Zvicra, dyshja zhvilloi një performancë të shkëlqyer, duke eliminuar disa prej çifteve më të forta të turneut, siç ishte çerekfinalja kundër tenistit të talentuar shqiptar Arbër Dano dhe kolegut Steliyan Darakev nga Bullgaria me rezultatin 7-5, 6-3. Në gjysmëfinale, Ares dhe Arthur u përballën me çiftin vendas Marin Stefanovski & Ivan Trpkovski të cilët i ndaluan rrugëtimin drejt finales.  Ky rezultat përfaqëson një tjetër arritje të rëndësishme për Aresin të cilit i urojmë suksese në vijim!

Turneu Ndërkombëtar ITF “Tirana Open J30” përmbyllet me sukses në Tiranë!

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, organizoi me sukses turneun ndërkombëtar ITF World Tennis Tour Juniors J30 “Tirana Open”, i cili u zhvillua nga 19 deri më 24 maj 2025 në ambientet e Qendrës Kombëtare të Tenisit “National Sport Park Resort”, në Tiranë.  Turneu për grupmoshën U18 mirëpriti talente të rinj nga shumë vende të botës, të cilët garuan në disiplina singles dhe doubles, për djem dhe vajza. Fituesit e kategorive kryesore ishin: Boys Singles U18 Alkis Michalakopoulos (GREQ) mposhti Jan Werblinski (POL) me rezultatin 6-0, 6-2. Girls Singles U18 Sofiya Malysheva (KAZ) mposhti Dicle Izgi (TUR) me rezultatin 6-4, 6-4. Boys Doubles U18 Edoardo Casale / Alessandro Maina (ITA) fituan ndaj Fedor Kurilenkov / Petr Minakhin me rezultatin 0-6, 6-3, 10-6. Girls Doubles U18 Wiktoria Berson / Monika Szałek (POL) fituan ndaj Natalia Ioana Botea / Karina Elena Gabriela Dumitru (ROU) me rezultatin 6-1, 6-4.  Urime të gjithë pjesëmarrësve dhe shumë suksese në garat e ardhshme!

Shpallen fituesit e Tennis Europe Junior Tour ‘Shkodra Open 2025’

Ka përfunduar me sukses turneu ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour ‘Shkodra Open 2025’ 14&U, Category 3 i mbajtur gjatë datave 12-17 Maj në Adriatic Tennis Park në Shkodër. Në këtë turne morën pjesë tenistë nga shtete të ndryshme të botës, të cilët e bënë edhe më të veçantë këtë javë dhe me atmosferë pozitive e ndeshje të bukura tenisi. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Girls Singles Winner: Ece Sen Finalist: Adwita Das Banerjee Boys Singles Winner: Anastasios Angelopoulos Finalist: Ioannis-Panagiotis Vasileiadis Girls Doubles Winners:Iva Camaj/ Adwita Das Baerjee Finalists: Anesa Ismajli/ Ece Sen Boys Doubles Winners: Arber Dano/ Ioannis-Panagiotis Vasileiadis Finalists: Dante Terzi / Pietro Tombari I urojmë suksese edhe tenistit shqiptar Arbër Dano i cili u shpall fitues në përballjet Djem Doubles, duke na përfaqësuar në mënyrë të denjë. Faleminderit të gjithë tenistëve!

Turneu Botëror “Tirana Open 2025” shpall fituesit!

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, organizoi me sukses turneun ndërkombëtar të nivelit botëror ITF World Tennis Tour Juniors “Tirana Open 2025” – J30 Tirana, i cili u zhvillua në ambientet e Qendrës Kombëtare të Tenisit “National Sport Park Resort” në Tiranë. Turneu për grupmoshën U18 mirëpriti sportistë të rinj të talentuar nga vende të ndryshme të botës, të cilët konkurruan në disiplinat singles dhe doubles për djem dhe vajza. Fituesit e kategorive kryesore ishin: Girls Singles U18 Sofia Cadar (Itali) Në një finale të fortë, Cadar mposhti bashkëkombësen Sveva Sveva Fumagalli me rezultatin 6-4, 6-4. Boys Singles U18 Alkis Michalakopoulos (Greqi) Michalakopoulos triumfoi ndaj italianit Pietro Verno në finale me shifrat 7-5, 6-0. Boys Doubles U18 Alessandro Binetti / Pietro Verno (Itali) Dyshja italiane siguroi titullin pas një finaleje të suksesshme kundër britanikëve Isaac Forde dhe Erik Ndreu, me rezultatin 6-2, 5-7,10-5. Girls Doubles U18 Sveva Sveva Fumagalli (Itali) / Dicle Izgi (Turqi) Në një ndeshje finale emocionuese, dyshja italo-turke fitoi ndaj kazakeve Aruzhan Bayalina dhe Sofya Malysheva me rezultatin 6-2, 7-5.  Turneu u zhvillua gjatë gjithë javës në Tiranë dhe përfshiu pjesëmarrës nga Italia, Greqia, Kazakistani, Turqia, Mbretëria e Bashkuar, Austria, Çekia, Polonia, Japonia, dhe vende të tjera. Urime të gjithë pjesëmarrësve dhe suksese në garat e ardhshme ndërkombëtare!