Disa momente nga “Davis Cup EU IV” – Kupa e Botës në Tenis, e cila u zhvillua për herë të dytë në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Shqipëri “National Sport Park”.
Kjo ngjarje prestigjioze u bë e mundur falë infrastrukturës moderne dhe përmirësimit të vazhdueshëm të aftësive dhe standardeve organizative të Federatës Shqiptare të Tenisit.
Organizatorët e këtij eventi të rëndësishëm sportiv, për herë të dytë rradhazi në Shqipëri ishin: Klaus Bardeli dhe Albi Sulo.
















