Këtë fundjavë, më 31 Maj – 1 Qershor 2025, u zhvillua Kampionati Kombëtar Individual për të Rritur (Meshkuj & Femra) në ambientet e Qendrës Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club.

Turneu përfshiu rreth 35 nga pjesëmarrësit më të mirë të tenisit shqiptar, duke kulmuar me dy finalet për Djem dhe Vajza.

Kategoria Meshkuj

Kampion: Denis Gaba

Finalist: Joan Sura

Rezultati: 6-1, 6-3

Kategoria Femra

Kampione: Anjel Hoxha

Finaliste: Juna Këllezi

Rezultati: 6-1, 6-0
Urime fituesve dhe të gjithë pjesëmarrësve të këtij kampionati!