You are currently viewing Ekipi kombëtar U12 në turneun ndërkombëtar në Ulqin

Ekipi kombëtar U12 në turneun ndërkombëtar në Ulqin

Ekipi kombëtar U12 ndodhet në Ulqin në turneun ndërkombëtar “Bellevue Cup U12 – Tennis Europe” që po zhvillohet gjatë kësaj jave.
Ekipi shqiptar përbëhet nga: Glora Bushati, Ares Ferhati, Anjel Hoxha, Rejna Salihi dhe Reisi Sukaj.
Ares Ferhati ka fituar 2 ndeshjet e para të këtij turneu, ku së fundi ka mundur me rezultatin 6-1, 6-3 kundërshtarin e tij nga Serbia, Alexa Stevic.
Reisi Sukaj ka fituar ndaj Amela Sina nga Kosova me rezultatin 6-3, 6-0.
I urojmë suksese të mëtejshme ekipit tonë!

Ndaje me miq