Federata Shqiptare e Tenisit

Arbër Dano shpallet fitues në dyshe në turneun ndërkombëtar “Shkodra Open 2025”

Turneu ndërkombëtar “Shkodra Open 2025” (14&U, Kategoria 3) po zhvillohet me sukses në ambientet e Adriatic Tennis Park në Shkodër, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Shkodra Tennis Club.  Arbër Dano, një prej talenteve të tenisit shqiptar, shkëlqeu në kategorinë Doubles, duke u shpallur fitues në partneritet me Ioannis-Panagiotis Vasileiadis nga Greqia. Dyshja triumfoi në një finale të fortë ndaj italianëve Dante Terzi dhe Pietro Tombari, me rezultatin 6-1, 4-6, 10-7.  Dano gjithashtu arriti një tjetër rezultat pozitiv në kategorinë Singles, ku arriti deri në çerekfinale, duke treguar nivel të lartë gare në një turne me pjesëmarrje të gjerë ndërkombëtare. Po ashtu tenistja shqiptare Glora Bushati arriti në gjysmëfinale në kategorinë Doubles Vajza, në partneritet me tenisten Hana Veseli nga Kosova. Shumë suksese në vijim tenistëve pjesëmarrës dhe fitues!

Turneu ndërkombëtar “TEJT NSP Open” shpall fituesit

Turneu ndërkombëtar “NSP Open”, pjesë e kalendarit zyrtar të Tennis Europe Junior Tour dhe Federatës Shqiptare të Tenisit, përfundoi me sukses në ambientet e Qendrës Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë, duke mirëpritur talente të rinj nga disa vende të Evropës në kategorinë U16. Fituesit e kategorive kryesore ishin: Boys Singles 16&U Athanasios Zavourgianos (Greqi) Në një finale të fortë, Zavourgianos mposhti italianin Federico Maria Madera me rezultat 6-0, 7-5. Girls Singles 16&U Julia Berke (Turqi) Berke dominoi finalen ndaj serbes Ena Ilic me një fitore me rezultatin 6-4, 6-0. Boys Doubles 16&U Denis Gaba (Shqipëri) / Athanasios Zavourgianos (Greqi) Dyshja Gaba-Zavourgianos fituan në një finale kundër Nikos Mitropoulos (Greqi) / Maksymilian Zurek (Poloni) me rezultatin 7-5, 4-6, 10-6. Girls Doubles 16&U Ena Ilic (Serbi) & Ayanna Maria Mitu (Rumani) Dyshja ballkanike triumfoi kundër Duru Arslan (Turqi) & Julia Berke (Poloni) në një finale emocionuese me rezultatin 6-4, 7-6.  Turneu u zhvillua gjatë gjithë kësaj jave, dhe përfshiu tenistë nga Italia, Turqia, Greqia, Shqipëria, Rumania, Polonia, Serbia, dhe vende të tjera pjesëmarrëse.  Denis Gaba, përfaqësues i Shqipërisë, shkëlqeu në përballjet e dysheve, duke treguar vazhdimësi në rezultate ndërkombëtare.

Vlora Open 2025 shpall fituesit

Është përmbyllur me sukses turneu “VLORA OPEN 2025” për kategorinë ROG zhvilluar në Vlorë këtë fundjavë, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit dhe Tenis Club Vlora. Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit! Fituesit dhe finalistët e turneut sipas kategorive: RED / vajza Fabia Maskaj Aria Barxhaj GREEN / vajza Mirabela Lamina Katalea Prendi GREEN / djem Ardel Pistoja Aleksander Kulibatev Urime dhe suksese të gjithë tenistëve!

Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2025” U16: Denis Gaba fitues në Doubles

Tenisti shqiptar Denis Gaba është shpallur fitues në garat “Djem Doubles” të turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2025” U16, të zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Së bashku me tenistin grek Athanasios Zavourgianos, Denis Gaba fitoi finalen ndaj Nikos Mitropoulos (SHBA) dhe Maksymilian Zurek (Poloni) me rezultatin 7-5, 4-6, 10-6, duke siguruar trofeun e rëndësishëm të këtij turneu.  Po ashtu, në garat “Djem Singles”, Denis Gaba arriti të kualifikohej deri në çerekfinale, duke treguar një formë shumë të mirë edhe në garat individuale. Urime për këtë paraqitje të fortë të tenistit tonë, Denis Gaba, i cili po tregon potencial të lartë dhe përfaqësim dinjitoz. Suksese të mëtejshme!

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “Tirana Open 2025” U16

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “Tirana Open 2025” U16, Category 3, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, i cili u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë tenistë nga vende të ndryshme të botës, si Italia, Britania e Madhe, Çekia, Austria, Turqia, etj., si edhe tenistë shqiptarë, ndër të cilët spikati Denis Gaba, fitues në garat “Doubles” dhe finalist në garat “Singles”, një arritje e konsiderueshme për tenistin tonë. Fituesit dhe finalistët e këtij turneu sipas kategorive: Djem Singles Fitues: Athanasios ZAVOURGIANOS (Greqi) Finalist: Denis GABA (Shqipëri) Vajza Singles Fituese: Ayanna Maria MITU (Rumani) Finaliste: Ena ILIC (Serbi) Djem Doubles Fitues: Denis GABA (Shqipëri) dhe Jinxuan CHENG (Kinë) Finalistë: Ilko MALINOV (Bullgari) dhe Maksymilian ZUREK (Poloni) Vajza Doubles Fituese: Ena ILIC (Serbi) dhe Ayanna Maria MITU (Rumani) Finaliste: Alice DI SANTO (Itali) dhe Eva PANCHENKO (Kazakistan) Falënderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe ju urojmë suksese në vazhdim!

DENIS GABA shpallet fitues i turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “Tirana Open 2025”

DENIS GABA shpallet fitues i turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “Tirana Open 2025” U16 në garat “Djem Doubles”. Tenisti shqiptar Denis Gaba, në partneritet me tenistin kinez Jinxuan Cheng, triumfoi në finalen e garave “Djem Doubles” duke mundur me rezultatin 6-1, 6-4 dyshen Ilko Malinov (Bullgari) dhe Maksymilian Zurek (Poloni). Me këtë fitore, ata u shpallën fitues të një prej turneve më të rëndësishëm ndërkombëtarë për moshat U16, që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Gaba ka siguruar gjithashtu vendin në finalen e garave “Djem Singles”, ku do të përballet me tenistin grek Athanasios Zavourgianos.  Një bravo e madhe për tenistin tonë të talentuar Denis Gaba dhe suksese të mëtejshme në vazhdim!

Cungu Open 2025 – Arbër Dano finalist

Arbër Dano shpallet finalist në turneun ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “Cungu Open 2025” U14, zhvilluar në Ulqin, Mal i Zi. Tenisti shqiptar Arbër Dano, në bashkëpunim me tenistin francez Loris Da Silva, siguroi finalen e turneut ndërkombëtar “Cungu Open 2025” në kategorinë “Djem Doubles”, pasi mundën me rezultatin 4-6, 6-3, 10-3 dyshen e tenistëve Nicolas Panoussopoulos nga Zvicra dhe Aliaksandr Viarsotski nga Rusia . Po ashtu, edhe në ndeshjet e “Djemve Singles”, Arbër Dano arriti të shpallet çerekfinalist, duke treguar një paraqitje mjaft të mirë përgjatë gjithë turneut. I urojmë shumë suksese të tjera tenistit tonë, Arbër Dano!

Arbër Dano e Anjel Hoxha në U14 dhe Helia Hysaj në U10 shpallen fitues të “DURRËSI JUNIOR 2025”

Është përmbyllur turneu “DURRËSI JUNIOR” për kategorinë U10 dhe U14 në qytetin e Durrësit, organizuar këtë fundjavë nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Plus Club. Fituesit dhe finalistë e turneut sipas kategorive: U14 Djem Fitues: Arbër Dano Finalist: Ditan Mulliçi U14 Vajza Fituese: Anjel Hoxha Finaliste: Ola Dano U10 Vajza Fituese: Helia Hysaj Finaliste: Aria Kerraj Urime fituesve dhe suksese të gjithë tenistëve!

Turneu ndërkombëtar “ITF World Tennis Tour Juniors Shkodra Open 2025” shpall fituesit.

Ka përfunduar me sukses turneu ndërkombëtar i nivelit botëror ITF World Tennis Tour Juniors ‘Shkodra Open 2025’ J30 Shkodër, i mbajtur gjatë datave 21-26 Prill në Adriatic Tennis Park, Shkodër. Në këtë turne morën pjesë mbi 120 tenistë nga 32 shtete të ndryshme të botës, mes të cilëve edhe tenistë shqiptarë. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Girls Singles Winner: Ludovica Casalino Finalist: Sukriye Ezgi Akyol Boys Singles Winner: Alkis Michalakopoulos Finalist: Vaggelis Valsamos Girls Doubles Winners:Sofia Cadar/ Ludovica Casalino Finalists: Sukriye Ezgi Akyol/ Luisa Fusil Boys Doubles Winners: Alkis Michalakopoulos/ Vaggelis Valsamos Finalists: Pavel Oliver Dufek/ Evan Galea I urojmë suksese të tjera në vijim të gjithë pjesëmarrësve

NSP Open 2025 TEJT; Bruno Giovanni Condorelli nga Italia dhe Anna Kunetsova nga Ukraina

Bruno Giovanni Condorelli nga Italia dhe Anna Kunetsova nga Ukraina shpallen fitues të turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “National Sport Park Open 2025” 14&U, Category 3 që u mbajt këtë javë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë më shumë se 120 tenistë nga 28 shtete të ndryshme të botës, si: Belgjikë, Francë, Itali, Austri, Turqi, Kazakistan, Izrael etj. por edhe tenistë shqiptarë. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Djem Singles Fitues: Bruno Giovanni Condorelli nga Italia Finalist: Zakaria Azzaz nga Franca Vajza Singles Fituese: Anna Kuznetsova nga Ukraina Finaliste: Amina Subkhangulova nga Rusia Djem Doubles Fitues: Bruno Giovanni Condorelli dhe Ruggero Condorelli nga Italia Finalistë: Platon Gripich nga Rusia dhe Temirlan Zhantemirov nga Kazakistani Vajza Doubles Fituese:Serra Hasanbasoglu nga Turqia dhe Cara Nitescu nga Hollanda Finaliste: Anita Furi nga Italia dhe Amina Subkhangulova nga Rusia Të pranishëm në ndarjen e trofeve ishte edhe z. Luigi Mattirolo – Zv. Ambasadori i Italisë në Shqipëri dhe z. Ferdinand Sulo – President i Federatës Shqiptare të Tenisit. Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe i urojmë suksese!