Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Turne të Hapur

Turneu i hapur i Beach Tenisit “Open Pogradec”

20 Shtator 2015

Dita e tenisit në Pogradec që u zhvillua nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Bashkine Pogradec u karakterizua nga një interesim i larte i fëmijeve dhe rinise së qytetit.
Në këtë ditë u organizuan dy aktivitete. Tenis për të gjithë në shëtitoren buzë liqenit mblodhi shumë të interesuar rreth tenisit. Ndërkohë që u zhvillua edhe turneu i hapur i Bech Tenisit “Open Pogradec”.
Për djem fitues doli Mario Zili dhe në vend të dytë pogradecari Arbër Sulstarova. Ndërkohë për vajza vendi i parë u meritua nga Nikoleta Peti e ndjekur nga Anda Kadia. Një figurë shumë të mirë bënë vajzat korçare dhe vlonjate.
Aktiviteti u zhvillua me mbeshtetjen e Vodafone.

 

Turneu i Beach Tennis-it “Playa del Este”

30 Gusht 2015

No automatic alt text available.

Në plazhin e “Playa del Este” në Karpen të Kavajës u zhvillua në datat 29-30 Gusht 2015 turneu i Beach Tennis-it “Playa del Este”.
Fitues në kategorinë e djemve doli Genajd Shypheja i “Tenis Tirana” dhe në vend të dytë Martin Muhedini.
Në kategorinë e vajzave fituese ishte Nikoleta Peti dhe në vend të dytë Sidni Mullarai.
Shume tenistë të vegjel dhe plazhistë të tjerë të pranishëm patën mundësinë që përveçse të kënaqeshin me spektaklin e ofruar, të bëheshin efhe vetë protagonistë në lojërat e zhvilluara.
Aktiviteti u zhvillua me mbështetjen e Vodafone

No automatic alt text available.No automatic alt text available.No automatic alt text available.Image may contain: 6 peopleImage may contain: 2 peopleImage may contain: 2 people

 

Turneu i Beach Tennis-it “Open Orikum”

27 Korrik 2015

Image may contain: 6 peopleNo automatic alt text available.

Në vijim të aktiviteteve të Beach Tennis, u zhvillua në plazhin e Orikumit turneu i Beach Tennis-it “Open Orikum”.
Fitues në kategorinë e djemve doli Genajd Shypheja i “Tenis Tirana” dhe në vend të dytë Rei Pelushi. Në kategorinë e vajzave fituese ishte Nikoleta Peti dhe në vend të dytë Eder Maska e “Tenis Vlora”.
Një falenderim shkon për Kompleksin Bojo në Orikum që krijoi mundësitë për zhvillimin e aktivitetit.
Aktiviteti u zhvillua me mbështetjen e Vodafone.

 

Turneu i Beach Tennis “Open Vlora”

26 Korrik 2015

 

No automatic alt text available.No automatic alt text available.

U zhvillua në plazhin e qytetit të Vlorës turneu i Beach Tennis “Open Vlora” fitues në kategorinë e djemve doli Rei Pelushi që u ndesh në finale me Gerald Jovani. Të dy tenistë të “Tenis Tirana”.
Në kategorinë e vajzave fituse doli tenistja e “Tenis Tirana” Nikoleta Peti që fitoi në finale ndaj tenistes Eder Maskaj të “Tenis Vlora”.
Turnetë e Beach Tennis do të zhvendosen ditën e nesërme në plazhin e Orikumit.
Nje meritë per organizimin e aktiviteteve ka “Tenis Vlora”.
Turnet mundesohen nga kompania Vodafone Albania.

 

Turneu i hapur Beach Tennis “Shëngjin Open”

14-15 Qershor 2015

No automatic alt text available.Image may contain: 1 personNo automatic alt text available.No automatic alt text available.

Federata Shqiptare e Tenisit organizoi turneun e hapur të beach tenisit “Shengjin Open”. Në këtë turne morën pjesë 16 sportistë. Në përfundim të turneut fitues i vendit të dytë Marjo Zili, fitues i tuneut Gerald Jovani. Ky turne u realizua me mbështetjen e Vodafone dhe Bashkisë Lezhë.