Federata Shqiptare e Tenisit

Kursi ITF/OS “Coaching Beginner & Intermediate Players” në Tiranë

Federata Shqiptare e Tenisit ka përfunduar me sukses kursin ndërkombëtar ITF/OS Coaching. Beginner & Intermediate Players, i zhvilluar për disa ditë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Ky kurs u realizua në bashkëpunim me International Tennis Federation (ITF) dhe Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), duke sjellë në Shqipëri një program intensiv me standarde ndërkombëtare. Mbi 20 trajnerë nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë në këtë trajnim. Kursi përfshiu 86 orë mësime teorike dhe praktike, të fokusuar në metodikat moderne të trajnimit për nivelet fillestare dhe ndërmjetme. Sesionet u drejtuan nga ekspertët e ITF, Senad Jusufi dhe Edita Liachoviciute, të cilët ndanë përvojën e tyre shumëvjeçare me trajnerët pjesëmarrës. Në përfundim të kursit, trajnerët iu nënshtruan vlerësimeve praktike dhe teorike, pas të cilave u zhvillua ceremonia e certifikimit. Ky program synon forcimin e kapaciteteve të trajnerëve, rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe zgjerimin e bazës së tenisit në vend, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e talentëve të rinj. Faleminderit ITF dhe KOKSH për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin në zhvillimin e tenisit shqiptar.

Gresi Bajri fiton turneun “Tirana Open U16” Tennis Europe Junior Tour!

Tenistja Gresi Bajri shpallet fituese e turneut ndërkombëtar “Tirana Open U16” Tennis Europe Junior Tour për kategorinë U16 Vajza Singles. Bajri fitoi në finale ndaj tenistes italiane Giorgia PATTI me rezultatin 6-1,2-6, 6-2, një arritje kjo e admirueshme nga tenistja shqiptare. Ndërsa në kategorinë U16 Djem Singles fitues u shpall Pierluigi BASILE nga Italia ndaj tenistit amerikan Nathan MANSFIELD me rezultatin 7-6(5), 6-4. Në kategorinë Vajza Doubles fituese u shpallën Emma Katarina FORGAC nga Gjermania dhe Alexandra MAGIA nga Greqia, ndërsa në kategorinë Djem Doubles fitues rezultuan Maxwell CASTLE nga Britania e Madhe dhe Vladimir Anatol GRINTESCU nga Rumania. Të pranishëm në dhënien e trofeve ishin Presidenti i KOKSH, z.Fidel Ylli, Zv.Ministri i Arsimit dhe Sportit z. Endrit Hoxha, Presidenti i FSHT, z.Ferdinand Sulo, Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, z.Gerti Shima dhe Kryegjyqtari i turneut z. Cetin Kesici. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHT, z.Klaus Bardeli. I urojmë suksese fituesve dhe të gjithë tenistëve të cilët u bënë pjesë e këtij turneu të bukur!

Kursit Teknik për Trajnere, Niveli I

Ne vijim te rolit dhe misionit te tij per trajnimin e Burimeve Njerezore ne sport, KOKSH nepermjet Solidaritetit Olimpik ka mundesuar per Federaten Shqiptare te Tenisit zhvillimin e Kursit Teknik per Trajnere, Niveli I-re. Ky kurs drejtohet nga Eksperti i Federates Boterore te Tenisit Z.Vitor Cabral dhe do te vijoje deri me 3 maj kur edhe do te certifikohen 20 pjesemarresit. Ky kurs alternon njohurite teorike me ato praktike. Drejtori i Kursit, ekspert i Federates Boterore te Tenisit, z. Vitor Cabral ka udhehequr grupin e trajnereve duke i dhene edhe ushtrime ne praktike per tu siguruar qe teknikat e shpjeguara jane kuptuar sic duhet. (Maj 2019)