Mario Zili dhe Linda Deliu fitues të Kampionatit Kombëtar Individual.
Mario Zili dhe Linda Deliu fitues të Kampionatit Kombëtar Individual. Në finale të këtij kampionati për kategorinë Të rritur Meshkuj dolën Mario Zili dhe Martin Muedini. Pas një përballje të fortë fitues me rezultatin 6-3,6-4 u shpall Mario Zili. Në kategorinë Të rritur Femra fituese u shpall Linda Deliu me rezultatin 6-2, 6-0 ndaj finalistes Elonia Gjata. Ky kampionat kishte një organizim të detajuar nën kujdesin e z. Sokol Kaso (zyrtar i turneut) dhe z. Kleidi Vora (kryegjyqtar), bashkëpunim mes klubit “Tennis Eralb Club” dhe Federatës Shqiptare të Tenisit, i cili u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë.
Mario Zili dhe Linda Deliu fitues të Kampionatit Kombëtar Individual. Read More »