Federata Shqiptare e Tenisit

FederataboteroreeTenisit

ITF World Tennis Number në Shqipëri – Regjistrimet janë hapur!

ITF World Tennis Number u krijua për të bërë që më shumë njerëz të luajnë tenis, më shpesh. Duke u regjistruar, menjëherë fitoni akses në: -Një shkallë globale të vetme për të gjithë. -Një komunitet lojtarësh online, me të cilët mund të krahasoheni ose të luani kundër tyre. -Aftësi për të krijuar një listë me lojtarët e tu të preferuar në shkollën tuaj, klubin tuaj ose midis miqve. Ka shumë mënyra të tjera emocionuese për të përdorur ITF World Tennis Number për ndeshjen tuaj të ardhshme në fushë. Regjistrohuni për të marrë Numrin tuaj WTN > https://worldtennisnumber.com/eng/register #GameOn

ITF World Tennis Number në Shqipëri – Regjistrimet janë hapur! Read More »

Adriatic Tennis Park Open 2024 ROG shpall fituesit

Është mbyllur me sukses turneu “Adriatic Tennis Park Open 2024” për kategorinë ROG i mbajtur në Shkodër në “Adriatic Tennis Park” gjatë datave 14-15 Shtator 2024, i organizuar nga Shkodra Tennis Club në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Tenisit. Fituesit dhe finalistët e turneut sipas kategorive: RED VAJZAT Klea Vulaj Hera Osmani RED DJEMTE Abel Curraj Jorik Ferhati ORANGE VAJZAT Aria Simitçija Helia Hysaj GREEN VAJZAT Siara Tola Kataleia Preni GREEN DJEMTE Leart Musai Blin Papa Urime dhe suksese të gjithë tenistëve!

Adriatic Tennis Park Open 2024 ROG shpall fituesit Read More »

Rea Qinami në Gjysmëfinale të J30 Peja Open ITF WTT Juniors

Rea Qinami arrin në Gjysmëfinale Doubles të turneut ndërkombëtar J30 Peja Open ITF World Tennis Tour Juniors që po zhvillohet në Kosovë. Rea gjatë këtij kompeticioni arriti deri në çerekfinale të përballjeve Singles pasi mundi me rezultatin 6-1, 6-0 tenisten Andrra Byçi nga Kosova dhe më pas tenisten Deniz Cakil nga Turqia me rezultatin 7-6, (8-6), 6-3. Ndërsa në përballjet Doubles Rea Qinami së bashku me partneren turke Deniz Cakil fituan kundër Milana Rasan-Buha nga Kroacia dhe Sim Sipahioglu nga Turqia me rezultatin 6-3, 6-3, ndërsa në çerekfinale mposhtën dyshen Yasemin Pehlivan nga Turqia dhe Vanya Virmani nga Kanadaja me rezultatin 6-3, 6-0, duke siguruar kështu Gjysmëfinalen. Urojmë tenisten tonë Rea Qinami për përfaqësimin dinjitoz në këtë kompeticion ndërkombëtar!

Rea Qinami në Gjysmëfinale të J30 Peja Open ITF WTT Juniors Read More »

Qendra Kombëtare e Tenisit “National Sport Park”, Vitor Cabral në Tiranë

Drejtori i Zhvillimit të Tenisit për Europën në ITF (Federata Botërore e Tenisit), Vitor Cabral, vizitoi Tiranën për të marrë pjesë në ceremoninë e njohjes për Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” (NTC), e cila është vlerësuar me statusin e Çertifikimit nga ITF. Pllaka e Çertifikimit iu dorëzua Presidentit të Federatës Shqiptare të Tenisit, Ferdinand Sulo, nga Vitor Cabral, në prani të Presidentit të Komitetit Olimpik të Shqipërisë, Fidel Ylli. Takimi mes përfaqësuesve të Federatës Shqiptare të Tenisit, Federatës Botërore të Tenisit dhe Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar u përqendrua në arritjet dhe sukseset e bashkëpunimit mes tyre dhe synimeve për të ardhmen. Një temë tjetër me rëndësi të veçantë ishte edhe procesi i dixhitalizimit dhe implementimi i platformës “ITF World Tennis Number” në Shqipëri.

Qendra Kombëtare e Tenisit “National Sport Park”, Vitor Cabral në Tiranë Read More »

Momente nga Ceremonia e “2024 DAVIS CUP EU IV” Tirana, Albania

U zhvillua sot ceremonia hapëse e Kupës Botërore të Tenisit për të Rritur Meshkuj “2024 Davis Cup – Europe IV” që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë aktivitet marrin pjesë ekipet kombëtare të tenisit të Armenisë, Liechtensteinit, Andorrës, Maltës, San Marinos, Islandës dhe Shqipërisë, të të rriturve meshkuj. Gjatë gjithë kësaj jave do të zhvillohen ndeshje individuale dhe dyshe të këtyre ekipeve. Ekipi shqiptar përbëhet nga lojtarët: Martin Muedini, Daniel Ostap, Joan Sura, Denis Gaba dhe kapitenët dhe trajnerët Përparim Zano dhe Ervin Rota. Të ftuar në ceremoninë hapëse ishin personalitete të sportit dhe politikës por jo vetëm ku përmendim: -Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Frida Pashako -Zv.Ministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha -Përfaqësues i Federatës Botërore të Tenisit (ITF), Javier Moreno Perez -Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli. Ceremonia u drejtua nga Drejtori organizativ i Davis Cup Albi Sulo dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHT, Klaus Bardeli. Të gjithë ekipet parakaluan me flamujt e shteteve respektive përpara fillimit të ndeshjeve të para të këtij kompeticioni. I urojmë shumë fat ekipit tonë kombëtar dhe suksese të gjithë ekipeve pjesëmarrëse!

Momente nga Ceremonia e “2024 DAVIS CUP EU IV” Tirana, Albania Read More »