TEJT Shkodra Open 2024: vazhdojnë sukseset e tenistëve shqiptarë

Vazhdojnë sukseset e tenistëve shqiptarë në singles dhe doubles të turneut ndërkombëtar “Shkodra Open 2024” Po vazhdojnë të zhvillohen ndeshjet e turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “Shkodra Open 2024” për grupmoshën 14&U gjatë datave 13-19 Maj në Adriatic Tennis Park, Shkodër. Tenisti, Arber Dano eleminoi tenistin nga Mali i Zi, Petar Stankovic me rezultat 6-4 6-0 duke u kualifikuar në çerekfinale në single.  Ndërsa tenisti, Alex Prifti u kualifikua në gjysmëfinale në dyshe bashkë me Ioannis- Panagiotis Vasileiadis pasi eleminuan dyshen, Allen Katana dhe Petar Stankovic me rezultat 6-2 6-2. Urime dhe suksese në ndeshjet e radhës!

TEJT Shkodra Open 2024: vazhdojnë sukseset e tenistëve shqiptarë Read More »