Shpallen fituesit e turneut “Adriatic Juniors” për moshat U10, U12 dhe U14.

Fitues i kategorisë U10 Djem u shpall Jonis GABA i cili mundi në finale Floid KASO me rezultatin 4-2,4-2. Fituese e kategorisë U10 Vajza u shpall Reina SELMANAJ nga Kosova, me rezultatin 0-4, 4-1, 10/5 ndaj Hana VESELI. Fitues i kategorisë U12 Djem u shpall Alex PRIFTI ndaj Arbër DANO në një finale me rezultatin 6-1,6-1. Fituese e kategorisë U12 Vajza u shpall Enki HYSENI me rezultatin 6-1, 6-0 ndaj Anjel HOXHA. Fitues i kategorisë U14 Djem u shpall Kledi GABA ndërsa U14 Vajza rezultoi fituese Masa PRIJOVIC nga Mali i Zi. Për më shumë informacion rreth rezultateve të ndeshjeve ju ftojmë të vizitoni faqen: albaniantennis.com/turne/ Ky turne u realizua nën kujdesin e klubit “Shkodra Tennis Club” dhe Federatës Shiptare të Tenisit, organizatorit Dino Mehmedoviq dhe gjyqatrit Dritan Dano, në ambjentet e Adriatic Tennis Park në Shkodër. I urojmë suksese të tjera të gjithë tenistëve pjesëmarrës!
“Albanian Bowl Senior 2022” Fituesit +35, +45 dhe U18

Ka përfunduar këtë fundjavë turneu “Albanian Bowl Senior 2022” për kategorinë Senior dhe U18. Respektivisht në kategorinë Senior +35 fitues u shpall Odeon SMAJLI pas një përballje të fortë me Edi PELINKU me rezultat 3-6, 7-5, 11/9. Në kategorinë Senior +45 fitues doli Andi BILALI me rezultat 6-0, 6-3 përballë Mejdi REXHEPI. Ndërsa në kategorinë U18 Vajza, fituese me rezultatin 6-4, 6-4 doli Gresi BAJRI, ndaj tenistes Aja BROQI. Në kategorinë U18 Djem, fitues u shpall Skendo KATANA ndaj Fresk SYLASI me rezultatin 6-4, 6-4. Suksese të tjera tenistëve tanë!
Inaugurohet kompleksi i tenisit Adriatic Tennis Park në Shkodër

Në praninë e Ministres së Arsimit dhe Sportit, u inaugurua këtë fundjavë kompleksi i tenisit Adriatic Tennis Park. Adriatic Tennis Park, e përfaqësuar nga drejtuesi i tij Z. Gëzim Galiqi, dhe Shkodra Tennis Club, e përfaqësuar nga Presidenti, Z. Mark Gjeka, trajneri Dino Mehmedoviq dhe kampionia Gresi Bajri, mikpritën dhe përshëndetën ngrohtësisht personalitetet, miqtë dhe të ftuarit e shumtë. Mbajtën fjalimet e rastit Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Zj. Evis Kushi, ish-kryetarja e Bashkisë Shkodër, Zj. Voltana Ademi, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Z. Fidel Ylli, Presidenti i Federatës Shqiptare të Tenisit, Z. Ferdinand Sulo, Presidenti i Federatës së Tenisit të Kosovës, Z. Jeton Hadërgjonaj, anëtari i bordit të zhvillimit Tennis Europe, Z. Shkëlzen Domi dhe drejtori i Bellevue Club, Z. Senad Tafa. Shqipërisë i bashkohet një mundësi e artë për zhvillimin e talenteve të reja në sportin e tenisit, me krijimin e këtij kompleksi të mrekullueshëm tenisi në veri të vendit. Federata Shqiptare e Tenisit i uron shumë suksese Adriatic Tennis Park dhe i ofron mbështetjen në çdo projekt në të ardhmen.