Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Rregullat e sjelljes për lojtarët.

Qëllimi është të krijojmë gjithmonë një mjedis profesional, të sigurt dhe të argëtues për të gjithë pjesëmarrësit dhe mysafirët.

Gjatë lojës:

  • Ju duhet ta trajtoni kundërshtarin tuaj me respekt.
  • Ju duhet të njoftoni rezultatin pas çdo pikë është luajtur.
  • Duhet gjithmonë të pajtoheni me vendimet e arbitrit.
  • Duhet të jeni të kujdesshëm me pajisjet dhe inventarin në fushë dhe ambjentet e tjera.
  • Gjatë ndeshjes ju nuk duhet të largoheni nga fusha e lojës, përjashtimi i vetëm është pushimi për përdorim të WC, por vetëm me leje arbitri.
  • Ju duhet të pajtoheni me rregullat e konsumit dhe të pini vetëm pijet e lejuara në zonën e fushës së lojës.
  • Nëse nuk jeni duke rënë dakord me rezultatin tuaj ose diçka tjetër, duhet të njoftoni organizatorin ose gjyqtarin e turneut.
  • Në fund të ndeshjes ju duhet të informoni organizatorët për rezultatet tuaja.

Mes ndeshjeve:

  • Duhet të jeni të pranishëm pranë fushave, të gatshëm për të luajtur në çdo moment që organizatorët t’ju thërrasin.
  • Gjithmonë të jini të kujdesshëm me pajisjet.
  • Ju duhet të mbani sende personale dhe të tjera në vendet e duhura.
  • Ju duhet të trajtoni me respekt lojtarët, prindërit dhe organizatorët e tjerë.