Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Gresi Bajri në Mouratoglou Academy!

 

Si rrjedhojë e bashkëpunimit të suksesshëm mes FSHT, Tennis Europe dhe Mouratoglou Academy u arrit që tenistja jonë e talentuar Gresi Bajri të jetë pjesë e një trajnimi intensiv një javor me trajnerët më të mirë të Akademisë Mouratoglou, me akomodim të plotë të përfshirë.
Pjesëmarrja në këtë trajnim do të jetë tejet frytdhënëse për lojtaren tonë dhe përfaqësimin që Gresi do të bëjë në turnetë ndërkombëtar për Federatën Shqiptare të Tenisit.