Ceremonia hapëse – DAVIS CUP EUROPE IV 2025

U zhvillua ceremonia hapëse e Kupës së Botës në Tenis për Meshkuj “Davis Cup – Europe Group IV 2025”, e cila po mbahet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë veprimtari marrin pjesë ekipet kombëtare të Azerbajxhanit, Liechtensteinit, Andorrës, Kosovës, San Marinos, Islandës dhe Shqipërisë. Gjatë gjithë kësaj jave do të zhvillohen ndeshje individuale dhe dyshe ndërmjet ekipeve pjesëmarrëse. Ekipi kombëtar shqiptar përbëhet nga lojtarët: Martin Muedini, Mario Zili, Joan Sura, Denis Gaba, dhe kapitenët/trajnerët Përparim Zano dhe Ervin Rota. Të ftuar në ceremoninë hapëse ishin figura të rëndësishme të sportit dhe politikës, ndër të cilët përmendim: Presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli. Përfaqësuesin e Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF), z. Javier Moreno Perez. Përfaqësuesin e Bashkisë Tiranë, z. Urim Tresa. Presidentin e Federatës Shqiptare të Tenisit, z. Ferdinand Sulo. Ceremonia u drejtua nga Drejtori Organizativ i Davis Cup, z. Albi Sulo, dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHT, z. Klaus Bardeli. Të gjitha ekipet u paraqitën në skenë për një prezantim të shkurtër, ku secilit prej tyre iu dorëzua një dhuratë simbolike nga Shqipëria, nga ana e drejtorit organizativ. Të pranishëm ishin gjithashtu përfaqësues dhe gazetarë të mediave, si dhe shumë dashamirës të sportit të tenisit. I urojmë shumë fat ekipit tonë kombëtar dhe suksese të gjithë ekipeve pjesëmarrëse!
Thirrje për pjesëmarrje – Projekti “KAMPIONËT E VEGJËL TË TENISIT 2025-26”

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Federatës Shqiptare të Tenisit dhe organizatës bamirëse “I Tennis Foundation” me seli në Itali, ju njoftojmë për hapjen e thirrjes për aplikim në programin ndërkombëtar të bursave “Little Tennis Champions 2025–2026”. Ky program synon mbështetjen e lojtarëve të rinj të talentuar, të lindur në vitet 2011 dhe 2012, me vendbanim në Shqipëri, përmes një rruge të plotë trajnimi, edukimi dhe zhvillimi sportiv në nivel ndërkombëtar. Programi përfshin gjithashtu Italinë, Malin e Zi dhe Kosovën. Elementët përfitues të bursës përfshijnë: -Trajnime teknike dhe taktike me trajnerë të mirënjohur në nivel europian -Pjesëmarrje në turne të miratuar nga Tennis Europe -Mbështetje në aspektin edukativ, psikologjik dhe gjuhësor -Pajisje dhe materiale trajnimi të mbuluara plotësisht nga organizatori -Akomodim dhe transport në kuadër të aktiviteteve të programit Afati për aplikim: deri më 22 qershor 2025 Faza përzgjedhëse në fushë në Shqipëri: 25–26 qershor 2025, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë. Programi fillon në korrik 2025 në Torino dhe përfundon në maj 2026, duke përfshirë aktivitete të shumta trajnimi dhe gara në Itali, Francë, Zvicër dhe Kroaci. Pjesëmarrja në fazën përzgjedhëse është pa pagesë. Për më shumë informacion: www.itennisfoundation.com info@albaniantennis.com #LittleTennisChampions #LTC2025 #TennisForAll #TenisiShqiptar #TalenteTëReja
Turneu ndërkombëtar “TEJT NSP Open” shpall fituesit

Turneu ndërkombëtar “NSP Open”, pjesë e kalendarit zyrtar të Tennis Europe Junior Tour dhe Federatës Shqiptare të Tenisit, përfundoi me sukses në ambientet e Qendrës Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë, duke mirëpritur talente të rinj nga disa vende të Evropës në kategorinë U16. Fituesit e kategorive kryesore ishin: Boys Singles 16&U Athanasios Zavourgianos (Greqi) Në një finale të fortë, Zavourgianos mposhti italianin Federico Maria Madera me rezultat 6-0, 7-5. Girls Singles 16&U Julia Berke (Turqi) Berke dominoi finalen ndaj serbes Ena Ilic me një fitore me rezultatin 6-4, 6-0. Boys Doubles 16&U Denis Gaba (Shqipëri) / Athanasios Zavourgianos (Greqi) Dyshja Gaba-Zavourgianos fituan në një finale kundër Nikos Mitropoulos (Greqi) / Maksymilian Zurek (Poloni) me rezultatin 7-5, 4-6, 10-6. Girls Doubles 16&U Ena Ilic (Serbi) & Ayanna Maria Mitu (Rumani) Dyshja ballkanike triumfoi kundër Duru Arslan (Turqi) & Julia Berke (Poloni) në një finale emocionuese me rezultatin 6-4, 7-6. Turneu u zhvillua gjatë gjithë kësaj jave, dhe përfshiu tenistë nga Italia, Turqia, Greqia, Shqipëria, Rumania, Polonia, Serbia, dhe vende të tjera pjesëmarrëse. Denis Gaba, përfaqësues i Shqipërisë, shkëlqeu në përballjet e dysheve, duke treguar vazhdimësi në rezultate ndërkombëtare.
Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2025” U16: Denis Gaba fitues në Doubles

Tenisti shqiptar Denis Gaba është shpallur fitues në garat “Djem Doubles” të turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2025” U16, të zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Së bashku me tenistin grek Athanasios Zavourgianos, Denis Gaba fitoi finalen ndaj Nikos Mitropoulos (SHBA) dhe Maksymilian Zurek (Poloni) me rezultatin 7-5, 4-6, 10-6, duke siguruar trofeun e rëndësishëm të këtij turneu. Po ashtu, në garat “Djem Singles”, Denis Gaba arriti të kualifikohej deri në çerekfinale, duke treguar një formë shumë të mirë edhe në garat individuale. Urime për këtë paraqitje të fortë të tenistit tonë, Denis Gaba, i cili po tregon potencial të lartë dhe përfaqësim dinjitoz. Suksese të mëtejshme!
Cungu Open 2025 – Arbër Dano finalist

Arbër Dano shpallet finalist në turneun ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “Cungu Open 2025” U14, zhvilluar në Ulqin, Mal i Zi. Tenisti shqiptar Arbër Dano, në bashkëpunim me tenistin francez Loris Da Silva, siguroi finalen e turneut ndërkombëtar “Cungu Open 2025” në kategorinë “Djem Doubles”, pasi mundën me rezultatin 4-6, 6-3, 10-3 dyshen e tenistëve Nicolas Panoussopoulos nga Zvicra dhe Aliaksandr Viarsotski nga Rusia . Po ashtu, edhe në ndeshjet e “Djemve Singles”, Arbër Dano arriti të shpallet çerekfinalist, duke treguar një paraqitje mjaft të mirë përgjatë gjithë turneut. I urojmë shumë suksese të tjera tenistit tonë, Arbër Dano!
Turneu ndërkombëtar “ITF World Tennis Tour Juniors Shkodra Open 2025” shpall fituesit.

Ka përfunduar me sukses turneu ndërkombëtar i nivelit botëror ITF World Tennis Tour Juniors ‘Shkodra Open 2025’ J30 Shkodër, i mbajtur gjatë datave 21-26 Prill në Adriatic Tennis Park, Shkodër. Në këtë turne morën pjesë mbi 120 tenistë nga 32 shtete të ndryshme të botës, mes të cilëve edhe tenistë shqiptarë. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Girls Singles Winner: Ludovica Casalino Finalist: Sukriye Ezgi Akyol Boys Singles Winner: Alkis Michalakopoulos Finalist: Vaggelis Valsamos Girls Doubles Winners:Sofia Cadar/ Ludovica Casalino Finalists: Sukriye Ezgi Akyol/ Luisa Fusil Boys Doubles Winners: Alkis Michalakopoulos/ Vaggelis Valsamos Finalists: Pavel Oliver Dufek/ Evan Galea I urojmë suksese të tjera në vijim të gjithë pjesëmarrësve
NSP Open 2025 TEJT; Bruno Giovanni Condorelli nga Italia dhe Anna Kunetsova nga Ukraina

Bruno Giovanni Condorelli nga Italia dhe Anna Kunetsova nga Ukraina shpallen fitues të turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “National Sport Park Open 2025” 14&U, Category 3 që u mbajt këtë javë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë më shumë se 120 tenistë nga 28 shtete të ndryshme të botës, si: Belgjikë, Francë, Itali, Austri, Turqi, Kazakistan, Izrael etj. por edhe tenistë shqiptarë. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Djem Singles Fitues: Bruno Giovanni Condorelli nga Italia Finalist: Zakaria Azzaz nga Franca Vajza Singles Fituese: Anna Kuznetsova nga Ukraina Finaliste: Amina Subkhangulova nga Rusia Djem Doubles Fitues: Bruno Giovanni Condorelli dhe Ruggero Condorelli nga Italia Finalistë: Platon Gripich nga Rusia dhe Temirlan Zhantemirov nga Kazakistani Vajza Doubles Fituese:Serra Hasanbasoglu nga Turqia dhe Cara Nitescu nga Hollanda Finaliste: Anita Furi nga Italia dhe Amina Subkhangulova nga Rusia Të pranishëm në ndarjen e trofeve ishte edhe z. Luigi Mattirolo – Zv. Ambasadori i Italisë në Shqipëri dhe z. Ferdinand Sulo – President i Federatës Shqiptare të Tenisit. Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe i urojmë suksese!
“Tirana Open U12 – Tennis Europe Junior Tour 2025” shpall fituesit

U mbyll me sukses turneu ndërkombëtar “TIRANA OPEN U12 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2025”-Category 2, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë më shumë se 80 tenistë nga 20 shtete të ndryshme të botës, si: Gjermani, Itali, SHBA, Turqi, Kazakistan etj. por edhe tenistë shqiptarë. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Djem Singles Fitues: Hedi Ksouri nga Tunizia Finalist: Emir Aitbayev nga Kazakistani Vajza Singles Fituese: Yeva Girnyk nga Ukraina Finaliste: Beyza Nur Atmis nga Turqia Djem Doubles Fitues: Emir Aitbayev dhe Sultan Bakhytkareiuly nga Kazakistani Finalistë: Hedi Ksouri nga Tunizia dhe Matija Radivojevic nga Serbia Vajza Doubles Fituese:Virginia Cereghini dhe Rebecca Carla Francia nga Italia Finaliste: Anastasia Josan dhe Sofia Sturzinschi nga Moldavia I urojmë suksese dhe fat të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës, ndërkohë kanë filluar ndeshjet kualifikuese të turneut ndërkombëtar të rradhës “Tennis Europe U14 – Tirana Open Junior Tour 2025”-Category 3, në Tiranë.
Bakiyeva dhe Griguta shpallen fitues të Tennis Europe Junior Tour Shkodra Open 2025

Bakiyeva dhe Griguta shpallen fitues të Tennis Europe Junior Tour Shkodra Open 2025 Ka përfunduar me sukses turneu ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour ‘Shkodra Open 2025’ 12&U, Category 2 i mbajtur gjatë datave 24-29 Mars në Adriatic Tennis Park. Në të cilin turne morrën pjesë tenistë nga 22 shtete të ndryshme të botës, të cilët e bënë edhe më të veçantë javën që lamë pas pavarësisht ditëve të gjata me shi. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Girls Singles Winner: Ailin Bakiyeva Finalist: Antonia Maria Tudor Boys Singles Winner: Andrei Griguta Finalist: Emir Aitbayev Girls Doubles Winners:Ailin Bakiyeva/Natalija Sulaver Finalists: Antonia Maria Tudor/ Aden Saylan Boys Doubles Winners: Ruan Stefan Coman/ Andrei Griguta Finalists: Maksim Dojchinov/Borislav Atanasov Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe i urojmë suksese!
“Albanian Bowl 2025” U14 & U18 në Shkodër mbyllet me sukses

Federata Shqiptare e Tenisit dhe Shkodra Tennis Club kanë përmbyllur me sukses turneun “Albanian Bowl 2025” U14 & U18. Më poshtë gjeni Fituesit dhe Finalistët e Albanian Bowl 2025 sipas kategorive: U14 Djem Vendi i parë: Arber Dano Vendi i dytë: Matija Stankovic U14 Vajza Vendi i parë: Stasa Globarevic Vendi i dytë: Natalia Sulaver U18 Djem Vendi i parë: Salidin Rama Vendi i dytë: Denis Gaba U18 Vajza Vendi i parë: Learta Muharremi Vendi i dytë: Anatereza Guli I urojmë suksese në vijim të gjithë pjesëmarrësve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi etj.!