Arbër Dano shpallet finalist në turneun ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “Cungu Open 2025” U14, zhvilluar në Ulqin, Mal i Zi.
Tenisti shqiptar Arbër Dano, në bashkëpunim me tenistin francez Loris Da Silva, siguroi finalen e turneut ndërkombëtar “Cungu Open 2025” në kategorinë “Djem Doubles”, pasi mundën me rezultatin 4-6, 6-3, 10-3 dyshen e tenistëve Nicolas Panoussopoulos nga Zvicra dhe Aliaksandr Viarsotski nga Rusia .
Po ashtu, edhe në ndeshjet e “Djemve Singles”, Arbër Dano arriti të shpallet çerekfinalist, duke treguar një paraqitje mjaft të mirë përgjatë gjithë turneut.

