Gresi Bajri arrin në Gjysmëfinale të “J60 ULCINJ – MONTENEGRO OPEN 2024”

Tenistja Gresi Bajri ka arritur në gjysmëfinale të turneut botëror ITF World Tennis Tour Juniors “J60 ULCINJ – MONTENEGRO OPEN 2024” që po zhvillohet këtë javë në Ulqin të Malit të Zi. Gresi arriti të mund në çerekfinale tenisten Mariya Yemshanova nga Ukraina me rezultatin 6-3,6-1 duke vazhduar më tej në gjysmëfinale. I urojmë suksese tenistes sonë në vazhdim!
TEJT Shkodra Open 2024: vazhdojnë sukseset e tenistëve shqiptarë

Vazhdojnë sukseset e tenistëve shqiptarë në singles dhe doubles të turneut ndërkombëtar “Shkodra Open 2024” Po vazhdojnë të zhvillohen ndeshjet e turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “Shkodra Open 2024” për grupmoshën 14&U gjatë datave 13-19 Maj në Adriatic Tennis Park, Shkodër. Tenisti, Arber Dano eleminoi tenistin nga Mali i Zi, Petar Stankovic me rezultat 6-4 6-0 duke u kualifikuar në çerekfinale në single. Ndërsa tenisti, Alex Prifti u kualifikua në gjysmëfinale në dyshe bashkë me Ioannis- Panagiotis Vasileiadis pasi eleminuan dyshen, Allen Katana dhe Petar Stankovic me rezultat 6-2 6-2. Urime dhe suksese në ndeshjet e radhës!
Anjel Hoxha dhe Alex Prifti me fitore në singles dhe doubles të Tennis Europe “Shkodra Open 2024”

Po vazhdojnë të zhvillohen ndeshjet e turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “Shkodra Open 2024” për grupmoshën 14&U gjatë datave 13-19 Maj në Adriatic Tennis Park, Shkodër. Tenistja, Anjel Hoxha eleminoi tenisten nga Mali i Zi, Stasa Globarevic me rezultat 6-2 6-2. Ndërsa në dyshe bashkë me Amelia Bednarska, eleminuan dyshen Camaj me rezultat 6-1 4-6 10-8. Ndërsa tek djemtë, Alex Prifti shënoi fitore kundër italianit, Francesco Ferro me rezultat 6-1 6-3. Përderisa në dyshe bashkë me Ioannis- Panagiotis Vasileiadis eleminuan dyshen, Arber Dano dhe Ilia Sanalatii me rezultat 6-0 6-7 10-6 Urime dhe suksese të tjera!
Rea Qinami arrin në Gjysmëfinale të turneut botëror ‘Tirana Open 2024’

Tenistja Rea Qinami së bashku me tenisten Eleni Chatziavraam nga Greqia fituan me rezultatin 6-3, 4-6, 12-10 kundër dyshes Rebecca Di Giovannantonio nga Italia dhe Emma Fulvia Wiesenfeld nga ShBA në çerefinale të përballjeve Doubles Vajza. Me këtë fitore Rea Qinami dhe Eleni Chatziavraam kaluan në Gjysmëfinale Doubles Vajza të turneut botëror ITF World Tennis Tour Juniors ‘Tirana Open 2024’, J30 Tirana, për grupmoshën U18 që po zhvillohet gjatë kësaj jave në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë. Në Gjysmëfinale do të ndeshen me dyshen italiane Daria Raimondo dhe Beatrice Veltri. I urojmë shumë suksese në vazhdim Rea Qinamit dhe Eleni Chatziavraam në këtë turne ndërkombëtar.
Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2024”, Denis Gaba në gjysmëfinale!

Denis Gaba arrin në gjysmëfinale! Tenisti shqiptar siguron gjysmëfinalen e turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2024” 16&U, Category 3, që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë. Gaba arriti të mund me rezultatin 6-4,7-6(4) tenistin italian Nicolo’ CAMPETTI. Një ndeshje e fortë kjo dhe me emocion, që i siguroi tenistit shqiptar gjysmëfinalen e këtij turneu të rëndësishëm. Në Gjysmëfinale Denis GABA do të ndeshet me tenistin Mikhail MICHSHENKO nga Kazakistani. I urojmë Denisit fitore në vazhdim dhe bravo për arritjen!
U mbyll me sukses turneu ndërkombëtar “TIRANA OPEN U16″-Tennis Europe Junior Tour 2024

U mbyll me sukses turneu ndërkombëtar “TIRANA OPEN U16 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2024”-Category 3, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë rreth 100 tenistë nga shtete të ndryshme të botës, si: Poloni, Itali, Britani e Madhe, Suedi, SHBA, Turqi etj. por edhe tenistë shqiptarë. Fitues në kategorinë Djem Singles u shpall Angelo DE CESARIS nga Italia me rezultatin 6-1, 6-2 ndaj finalistit nga Bullgaria Kristian STEFANOV. Fituese në kategorinë Vajza Singles u shpall tenistja turke Serra HASANBASOGLU me rezultatin 6-3, 6-3 ndaj finalistes Linara BULESHEVA nga Kazakistani. Në kategorinë Doubles Djem fitues u shpallën Angelo DE CESARIS dhe Alessandro RICCARDI nga Italia me rezultatin 6-4, 6-3 ndaj dyshes së tenistë finalist polak Maksymilian STOPA dhe Jerzy FILIP URBAN. Në kategorinë Doubles Vajza fituese u shpallën Linara BULESHEVA dhe Medina OTEPBERGEN nga Kazakistani me rezultatin 6-2, 4-6, 10-8 ndaj dyshes italiane finaliste Matilde IEZZA dhe Silvia MAFFI. I urojmë suksese dhe fat të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës!
“ITF WTT Juniors SHKODRA OPEN 2024” shpall fituesit

U mbyll me sukses turneu ndërkombëtar “ITF WORLD TENNIS TOUR JUNIORS SHKODRA OPEN 2024” Ka përfunduar me sukses turneu ndërkombëtar i nivelit botëror ITF World Tennis Tour Juniors ‘Shkodra Open 2024’ J30 Shkoder, i mbajtur gjatë datave 20-28 Prill në Adriatic Tennis Park. Në këtë turne morrën pjesë mbi 100 tenistë nga shtete të ndryshme të botës, të cilët zhvilluan ndeshje shumë të bukura dhe fair play. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Girls Singles Winner: Tea Kovacevic Finalist: Timea Gross Boys Singles Winner: Simone Massellani Finalist: Jan Smrcka Girls Doubles Winners:Martina Cerbo/ Beatrice Veltri Finalists: Alessandra Fiorillo/ Francesca Galli Boys Doubles Winners: Edoardo Gallo/ Alberto Velotta Finalists: Stefan Djokovic/ Skender Katana I urojmë suksese dhe fat të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës!
NSP Open 2024 TEJT 14&U, Eric Ten dhe Alexandra Shreider shpallen fitues

Eric Ten dhe Alexandra Shreider shpallen fitues të turneut ndërkombëtar “NATIONAL SPORT PARK OPEN U14 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2024”-Category 3, që u zhvillua gjatë kësaj jave në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë rreth 100 tenistë nga 20 shtete të ndryshme të botës, si: Poloni, Bullgari, Britani e Madhe, Itali, Belgjikë, Turqi etj. por edhe tenistë shqiptarë si: Arbër Dano, Alex Prifti, Anjel Hoxha, Ares Ferhati, Enki Hyseni, Glora Bushati, Kaltër Qordja dhe Reisi Sukaj. Fitues në kategorinë Djem Singles u shpall Eric TEN nga Suedia me rezultatin 6-2, 6-1 ndaj finalistit Ondrej KACIN nga Çekia. Fituese në kategorinë Vajza Singles u shpall tenistja Alexandra SHREIDER nga Ukraina me rezultatin 6-1, 6-3 ndaj finalistes Emma NOUVIAN-HOUSSE nga Franca. Në kategorinë Doubles Djem fitues u shpallën Ondrej KACIN dhe Tobias ZAPSKY nga Çekia me rezultatin 3-6, 6-4, 10-6 ndaj dyshes nga Italia, Leonardo BARBERO dhe Axel CREMONINI që rezultuan finalistë. Në kategorinë Doubles Vajza fituese u shpallën Hannelore DANIELS nga Belgjika dhe Marie DEPREZ nga Franca me rezultatin 6-3, 6-0 ndaj finalisteve Alexandra SHREIDER nga Ukraina dhe Vasilisa ZARECINAIA nga Moldavia. Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe i urojmë suksese në vazhdim!
“TIRANA OPEN U14 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2024”-Category 3 shpall fituesit

U mbyll me sukses turneu ndërkombëtar “TIRANA OPEN U14 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2024”-Category 3, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë rreth 110 tenistë nga 20 shtete të ndryshme të botës, si: Spanjë, Britani e Madhe, Uzbekistan, Belgjikë, Greqi etj. por edhe tenistë shqiptarë. Fitues në kategorinë Djem Singles u shpall Cinar SENKAYA nga Turqia me rezultatin 6-2, 1-6, 7-6(6) ndaj finalistit Haqim KAMAL nga Britania e Madhe. Fituese në kategorinë Vajza Singles u shpall tenistja turke Zeliha Nil ÇUKURLUOGLU 6-3, 6-3 ndaj finalistes Ayanna Maria MITU nga Rumania. Në kategorinë Doubles Djem fitues u shpallën Ondrej KACIN dhe Tobias ZAPSKY nga Çekia me rezultatin 6-0, 6-4 ndaj Arsenii BELOV dhe Filip CIERNY nga Sllovakia. Në kategorinë Doubles Vajza fituese u shpallën Elizaveta NALESNIK dhe Doga ILHAN nga Turqia me rezultatin 6-3, 6-2 ndaj Lara Xenia GANTENBEIN nga Zvicrra dhe Ayanna Maria MITU nga Rumania. I urojmë suksese dhe fat të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës, ndërkohë sot po zhvillohen ndeshjet e turneut Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2024” 14&U, Category 3 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë.
Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour-Category 3- U14, Enki Hyseni në Çerekfinale Girls Doubles

Enki Hyseni arrin në Çerekfinale Girls Doubles të turneut ndërkombëtar “Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour-Category 3- U14” që po mbahet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Enki HYSENI dhe partnerja e saj në dyshe Emma NOUVIAN-HOUSSE nga Franca mundën me rezultatin 6-3, 0-6, 10-6 dyshen e tenisteve Nastya MOROZOVA nga Ukraina dhe Sofiya ZAKHARKIV nga Bullgaria, duke kaluar kështu në çerekfinale në të cilën do të përballen me tenistet Serra HASANBASOGLU nga Turqia dhe Vasilisa ZARECINAIA nga Moldavia. Në këtë turne marrin pjesë rreth 100 tenistë nga vende të ndryshme të botës si Belgjikë, Itali, Francë, Greqi etj. dhe tenistë shqiptarë. Ndër tenistët shqiptarë përmendim: Arbër Dano, Ares Ferhati, Anjel Hoxha, Enki Hyseni, Ditan Mulliqi, Alex Prifti dhe Kristi Thano. I urojmë suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës!