Jonis Gaba në Çerekfinale të “2025 ITF/Tennis Europe 12&Under Development Championships” Antalia

Jonis Gaba kalon në Çerekfinale të “2025 ITF/Tennis Europe 12&Under Development Championships” në Antalia,Turqi. Tenisti shqiptar mundi me rezultatin 6-3, 6-2 tenistin Sargis Avetisyan nga Armenia. Në çerekfinale Jonis Gaba do të ndeshet me Heron Ajetin nga Kosova. I urojmë suksese në vazhdim Jonisit!
Glora Bushati mund tenisten Anesa Ismajli nga Kosova në përballjen e parë

Glora Bushati mund tenisten Anesa Ismajli nga Kosova në përballjen e parë në “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships week 2” 14& Under, në Antalia,Turqi, me rezultatin 6-1, 6-4. Kjo fitore e kalon në roundin e dytë tenisten tonë ku do të ndeshet me tenisten Eda-Lara Sacirovic nga Bosnje Hercegovina. I urojmë shumë suksese në vazhdim Glorës!
Arbër Dano dhe Ares Ferhati në Gjysmëfinale të përballjeve Doubles

Arbër Dano dhe Ares Ferhati kalojnë në Gjysmëfinale të përballjeve Doubles në “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships” 14& Under, Antalia,Turqi. Dyshja e tenistëve shqiptar ka mundur në çerekfinale dyshen Benjamin Demirovic dhe Andrija Martinovic nga Bosnja e Hercegovina me rezultatin 6-4, 3-6, 10-8. Arbër Dano dhe Ares Ferhati do të ndeshen me Marko Aleksovski dhe Aleksej Stojanovski nga Maqedonia e Veriut për të kapur finalen Doubles Meshkuj të javës së parë të këtij kompeticioni. Ndërsa në përballjet Doubles Femra, tenistet shqiptare Anjel Hoxha dhe Glora Bushati janë mundur me rezultatin 6-2, 6-3 nga dyshja Viktoria Nanava dhe Nana Shevardnadze nga Gjeorgia. Në përballjet Singles Meshkuj, Arbër Dano është mundur nga malazezi Petar Stankovic m rezultatin 6-3, 6-4 dhe Ares Ferhati është mundur nga maqedonasi Marko Aleksovski me rezultatin 6-3, 6-0. I urojmë shumë suksese në vazhdim ekipit tonë U14!
Ekipi kombëtar shqiptar U14 dhe U12 në “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships”

Ekipi kombëtar shqiptar U14 dhe U12 i djemve dhe vajzave do të marrë pjesë në kompeticionin “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships 14&U and 12&U + 12&U Training Camp”, që do të zhvillohet nga data 3 deri më 12 mars, në Antalia,Turqi. Ekipet kombëtare U14 dhe U12 përbëhen nga lojtarët më të mirë të këtyre grupmoshave. U14 Djem: Arbër Dano & Ares Ferhati U14 Vajza: Anjel Hoxha & Glora Bushati Trajner U14: Tedi Kaso U12 Djem: Jonis Gaba U12 Vajza: Nergis Nikprelaj Trajnerë U12: Joan Koti & Blearta Ukëhaxhaj Në këtë kompeticion marrin pjesë shtete të tilla si Shqipëria, Kosova, Armenia, Azerbaixhani, Bosnja-Hercegovina, Bullgaria, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi dhe Turqia. I urojmë shumë fat sportistëve tanë!
National Sport Park Open 2024 – Tennis Europe Junior Tour – Category 2

Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar U12 “National Sport Park Open 2024 – Tennis Europe Junior Tour – Category 2” që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Në kategorinë Djem/Singles fitues u shpall Steliyan DARAKEV nga Bullgaria me rezultatin 6-2, 6-0 ndaj finalistit po nga Bullgaria, Viktor GEORGIEV. Në kategorinë Vajza/Singles fituese u shpall tenistja turke Ece SEN me rezultatin 6-2, 6-2 dhe finaliste Andreea MITRACHE nga Rumania. Në kategorinë Djem/Doubles fitues doli dyshja bullgare Steliyan DARAKEV dhe Viktor GEORGIEV me rezultatin 6-1,6-2 ndaj dyshes Marc FULWOOD nga Britania e Madhe dhe Alexandre SPANOS nga Greqia. Në kategorinë Vajza/Doubles fitues doli dyshja rumune Andreea MITRACHE dhe Maria MITRACHE, me rezultatin 6-1, 6-0 ndaj dyshes Boglarka ERTEKES dhe Vivien SZABO nga Hungaria. I urojmë suksese në vijim të gjithë tenistëve pjesëmarrës!
Korça Tour 2024 shpall fituesit

Alex Prifti dhe Ola Dano rezultojnë fitues të U14 Djem dhe Vajza. Alex Prifti fitoi me rezultatin 6-1, 6-0 ndaj finalistit Ares Ferhati ndërsa Ola Dano fitoi me rezultatin 2-4, 5-3, 11-9 ndaj finalistes Raina Haxhiu. Në Kategorinë ROG Top i Kuq Djem fitues u shpall Harli Çume dhe finalist Piter Papailia. Në Kategorinë ROG Top i Kuq Vajza fituese u shpall Fabia Maskaj dhe finaliste Moana Tola. Në Kategorinë ROG Top Jeshil Vajza fituese u shpall Siara Tola dhe finaliste Mirabela Lamina. Në Kategorinë ROG Top Jeshil Djem fitues u shpall Kristian Blushi dhe finalist IlianTase. Urime dhe suksese të gjithë tenistëve!
Denis Gaba dhe Nergis Nikprelaj fitues të turneut Shkodra Open

Është përmbyllur turneu “Shkodra Open 2024” me kategorinë U12 dhe U16 të mbajtur në Adriatic Tennis Park gjatë datave 22-23 Qershor 2024, i organizuar nga Shkodra Tennis Club në bashkëpunim me Federaten Shqiptare të Tenisit. Denis Gaba u shpall fitues për Djem U16 dhe finalist Kledi Gaba ndërsa Nergis Nikprelaj u shpall fituese për Vajza U12 dhe finaliste Ajla Zeneli. Urime dhe suksese të gjithë tenistëve!
Shpallen fituesit e Turneut botëror ITF WTT ‘NSP Open 2024’, J30 Tirana

Shpallen fituesit e Turneut botëror ITF World Tennis Tour Juniors ‘NSP Open 2024’, J30 Tirana, për grupmoshën U18, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë tenistë nga shtete të ndryshme të botës, si: Francë, Itali, Australi, Suedi, Estoni, Brazil, SHBA etj. por edhe tenistë shqiptarë si Joan Sura, Rea Qinami, Enian Mehmeti, Damian Methasani, Tedi Teferiçi. Fitues në kategorinë Djem Singles u shpall Daniel Aleksandar Amarandei nga Italia ndaj finalistit Egemen Karaman nga Turqia me rezultatin 6-4, 6-2. Fituese në kategorinë Vajza Singles u shpall Tea Kovacevic nga Bosnje-Hercegovina me rezultatin 6-0, 6-0 ndaj tenistes greke Despoina Koskina. Në kategorinë Doubles Djem fitues u shpallën tenistët Eduardo De Benedictis Andreta nga Brazili dhe Pratyaksh XXX nga India me rezultatin 6-4, 6-4 ndaj dyshes Daniel Aleksandar Amarandei nga Italia dhe Shixun Zhu nga Kina. Në kategorinë Doubles Vajza fituese u shpallën tenistet greke Despoina Koskina dhe Lydia Panagiotidou me rezultatin 7-6(6),6-1 ndaj Elise Lesigne dhe Lison Tapin nga Franca. Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës!
Gresi Bajri arrin në Gjysmëfinale të “J60 PODGORICA OPEN 2024”

Tenistja shqiptare ka arritur në gjysmëfinale të turneut botëror ITF World Tennis Tour Juniors “J60 PODGORICA OPEN 2024” që po zhvillohet këtë javë në Ulqin të Malit të Zi. Gresi Bajri mundi në çerekfinale tenisten Aleksandra Stevanovic nga Serbia me rezultatin 3-6, 7-6(4), 6-1 pas një ndeshje të fortë dhe plot emocione. Në gjysmëfinale tenistja e talentuar Gresi Bajri do të ndeshet me tenisten Dusica Popovski në rrugëtimin drejt fitores. I urojmë suksese Gresit dhe bravo e madhe për arritjet e deritanishme në çdo turne botëror!
Shpallen fituesit e Turneut botëror ITF WTT Juniors ‘Tirana Open 2024’

Shpallen fituesit e Turneut botëror ITF World Tennis Tour Juniors ‘Tirana Open 2024’, J30 Tirana, për grupmoshën U18, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë tenistë nga shtete të ndryshme të botës, si: Zvicër, Itali, Britani e Madhe, Kinë, Austri, Rumani etj. por edhe tenistë shqiptarë si Rea Qinami, Kledi Gaba, Tedi Teferiçi, Denis Gaba. Fitues në kategorinë Djem Singles u shpall tenisti grek Odysseas Geladaris me rezultatin 6-2, 6-2 ndaj tenistit italian Simone Massellani. Fituese në kategorinë Vajza Singles u shpall Emma FulviaWiesenfeld nga SHBA me rezultatin 6-4, 7-5 ndaj tenistes italiane Beatrice Veltri. Në kategorinë Doubles Djem fitues u shpallën tenistët Odysseas Geladaris dhe Georgios Mitalas nga Greqia me rezultatin 6-3, 4-6, 10-4 ndaj dyshes italiane Alessandro FrancescoLaino dhe Simone Massellani. Në kategorinë Doubles Vajza fituese u shpallën tenistet greke Alexandra Panagiotidou dhe Lydia Panagiotidou me rezultatin 7-6(5), 5-7, 10-7 ndaj Daria Raimondo dhe Beatrice Veltri nga Italia. Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës!