Federata Shqiptare e Tenisit

Ceremonia

Ceremonia e fundvitit e FSHT Është zhvilluar Ceremonia e Fundvitit e organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit, duke festuar për arritjet e vitit 2024 dhe uruar për një vit të ri të mbarë dhe të suksesshëm. Në këtë ceremoni u vlerësuan edhe lojtarët, trajneri dhe klubi më i mirë i vitit 2024. Ju akorduan trofe dhe dhurata lojtarëve sipas listës më poshtë: -Lojtarët e vitit Gresi Bajri Denis Gaba Rea Qinami Kledi Gaba Anatereza Guli Enki Hyseni Alex Prifti Anjel Hoxha Jonis Gaba Nergis Nikprelaj Dasli Kotrri Siara Tola -Ndërsa klubi më i mirë i tenisit për vitin 2024 rezultoi “Shkodra Tennis Club” me trajner Fahrdudin Mehmedoviq. I urojmë suksese në vijim të gjithëve!

Read More »

Ceremonia përbyllëse e Kupës Botërore të Tenisit Tenisit “2024 Davis Cup Europe Group IV”

Ceremonia përbyllëse e Kupës Botërore të Tenisit Tenisit “2024 Davis Cup Europe Group IV” Malta dhe Armenia kalojnë në Grupin e III Europe. Malta arriti të mund me rezultatin 2-0 ekipin e Lihtenshtajnit. Armenia mundi me rezultatin 2-1 San Marinon. Arritje ishte edhe për ekipin kombëtar shqiptar të cilët pasi fituan ndaj Andorrës me rezultatin 2-1, zunë vendin e 5-të duke lënë pas ekipin e Andorrës dhe Islandës. Në mbyllje të kompeticionit, në ceremoninë përmbyllëse u shpërndanë medalje për lojtarët e Maltës dhe Armenisë mes një atmosfere festive. Federata Botërore e Tenisit, përfaqësuar nga Javier Moreno Perez akordoi një trofe Federatës Shqiptare të Tenisit, Presidentit Ferdinand Sulo, për realizimin me sukses të këtij eventi të rëndësishëm. I urojmë suksese të tjera ekipeve pjesëmarrëse dhe të gjithë subjekteve të angazhuar në realizmin e Davis Cup për herë të parë në Shqipëri.

Ceremonia përbyllëse e Kupës Botërore të Tenisit Tenisit “2024 Davis Cup Europe Group IV” Read More »