Ceremonia përbyllëse e Kupës Botërore të Tenisit Tenisit “2024 Davis Cup Europe Group IV”

Malta dhe Armenia kalojnë në Grupin e III Europe.
Malta arriti të mund me rezultatin 2-0 ekipin e Lihtenshtajnit.
Armenia mundi me rezultatin 2-1 San Marinon.

Arritje ishte edhe për ekipin kombëtar shqiptar të cilët pasi fituan ndaj Andorrës me rezultatin 2-1, zunë vendin e 5-të duke lënë pas ekipin e Andorrës dhe Islandës.

Në mbyllje të kompeticionit, në ceremoninë përmbyllëse u shpërndanë medalje për lojtarët e Maltës dhe Armenisë mes një atmosfere festive.

Federata Botërore e Tenisit, përfaqësuar nga Javier Moreno Perez akordoi një trofe Federatës Shqiptare të Tenisit, Presidentit Ferdinand Sulo, për realizimin me sukses të këtij eventi të rëndësishëm.

I urojmë suksese të tjera ekipeve pjesëmarrëse dhe të gjithë subjekteve të angazhuar në realizmin e Davis Cup për herë të parë në Shqipëri.
Tagged 2024, albania, albaniantennisfederation, Armenia, Ceremonia, ceremony, Davis Cup, Europe, federatashqiptareetenisit, FerdinandSulo, GroupIV, itf, JavierMoreno, klausbardeli, KupaBoteroreeTenisit, Malta, NationalSportPark, permbyllese, players, QendraKombetareeTenisit, shqipëri, TheWorldCupofTennis, tirana