Federata Shqiptare e Tenisit

Rea Qinami në Gjysmëfinale të J30 Peja Open ITF WTT Juniors

Rea Qinami arrin në Gjysmëfinale Doubles të turneut ndërkombëtar J30 Peja Open ITF World Tennis Tour Juniors që po zhvillohet në Kosovë. Rea gjatë këtij kompeticioni arriti deri në çerekfinale të përballjeve Singles pasi mundi me rezultatin 6-1, 6-0 tenisten Andrra Byçi nga Kosova dhe më pas tenisten Deniz Cakil nga Turqia me rezultatin 7-6, (8-6), 6-3. Ndërsa në përballjet Doubles Rea Qinami së bashku me partneren turke Deniz Cakil fituan kundër Milana Rasan-Buha nga Kroacia dhe Sim Sipahioglu nga Turqia me rezultatin 6-3, 6-3, ndërsa në çerekfinale mposhtën dyshen Yasemin Pehlivan nga Turqia dhe Vanya Virmani nga Kanadaja me rezultatin 6-3, 6-0, duke siguruar kështu Gjysmëfinalen. Urojmë tenisten tonë Rea Qinami për përfaqësimin dinjitoz në këtë kompeticion ndërkombëtar!

Tedi Kaso dhe Martin Bushati – fitues të Turneut të Doubles

Tedi Kaso dhe Martin Bushati – fitues të Turneut të Doubles Janë shpallur fituesit e Turneut Dobules të zhvilluar këtë javë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club. Dyshja Meshkuj, Tedi Kaso dhe Martin Bushati fituan me rezultatin 6-3, 6-4 ndaj finalistëve Sokol Kaso dhe Shpëtim Hoxha. Suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës dhe urime fituesve!

Qendra Kombëtare e Tenisit “National Sport Park”, Vitor Cabral në Tiranë

Drejtori i Zhvillimit të Tenisit për Europën në ITF (Federata Botërore e Tenisit), Vitor Cabral, vizitoi Tiranën për të marrë pjesë në ceremoninë e njohjes për Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” (NTC), e cila është vlerësuar me statusin e Çertifikimit nga ITF. Pllaka e Çertifikimit iu dorëzua Presidentit të Federatës Shqiptare të Tenisit, Ferdinand Sulo, nga Vitor Cabral, në prani të Presidentit të Komitetit Olimpik të Shqipërisë, Fidel Ylli. Takimi mes përfaqësuesve të Federatës Shqiptare të Tenisit, Federatës Botërore të Tenisit dhe Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar u përqendrua në arritjet dhe sukseset e bashkëpunimit mes tyre dhe synimeve për të ardhmen. Një temë tjetër me rëndësi të veçantë ishte edhe procesi i dixhitalizimit dhe implementimi i platformës “ITF World Tennis Number” në Shqipëri.

ITF World Tennis Number ALBANIA

🚨 ITF World Tennis Number është KËTU 🚨 Pavarësisht nëse luani çdo javë ose jeni plotësisht fillestar – ne jemi këtu për ju! ✅ Lojëra më të mira me kundërshtarë të barabartë ✅ Përmirësoni lojën duke gjurmuar çdo ndeshje ✅ E aksesueshme për të gjithë – pavarësisht aftësive, moshës, gjinisë apo vendndodhjes Çfarë po pret? Përfshihu edhe ti >> https://worldtennisnumber.com/ #GameOn    

Korça Tour 2024 shpall fituesit

Alex Prifti dhe Ola Dano rezultojnë fitues të U14 Djem dhe Vajza. Alex Prifti fitoi me rezultatin 6-1, 6-0 ndaj finalistit Ares Ferhati ndërsa Ola Dano fitoi me rezultatin 2-4, 5-3, 11-9 ndaj finalistes Raina Haxhiu. Në Kategorinë ROG Top i Kuq Djem fitues u shpall Harli Çume dhe finalist Piter Papailia. Në Kategorinë ROG Top i Kuq Vajza fituese u shpall Fabia Maskaj dhe finaliste Moana Tola. Në Kategorinë ROG Top Jeshil Vajza fituese u shpall Siara Tola dhe finaliste Mirabela Lamina. Në Kategorinë ROG Top Jeshil Djem fitues u shpall Kristian Blushi dhe finalist IlianTase. Urime dhe suksese të gjithë tenistëve!

Denis Gaba dhe Nergis Nikprelaj fitues të turneut Shkodra Open

Është përmbyllur turneu “Shkodra Open 2024” me kategorinë U12 dhe U16 të mbajtur në Adriatic Tennis Park gjatë datave 22-23 Qershor 2024, i organizuar nga Shkodra Tennis Club në bashkëpunim me Federaten Shqiptare të Tenisit. Denis Gaba u shpall fitues për Djem U16 dhe finalist Kledi Gaba ndërsa Nergis Nikprelaj u shpall fituese për Vajza U12 dhe finaliste Ajla Zeneli. Urime dhe suksese të gjithë tenistëve!

Billie Jean King Cup EU III: Shqipëria mund Azerbajxhanin me rezultatin 2-1. 

Billie Jean King Cup EU III: Shqipëria mund Azerbajxhanin me rezultatin 2-1. Ekipi kombëtar i vajzave shqiptare të kategorisë së të rriturave ka mundur ekipin e Azerbajxhanit në përballjet e Kampionatit Botëror Ekipor të Femrave në Kishinau të Moldavisë (10th-11th Play-Off). Në përballjen e parë në Singles, Rea Qinami mundi me rezultatin 6-3, 6-3 tenisten Lala Eyvazova. Në përballjen e dytë Singles Kristal Dule nuk arriti të mund tenisten Michelle Dzjachangirova me rezultatin 2-6,2-6. Në përballjen Doubles tenistet shqiptare Kristal Dule dhe Rea Qinami mundën me rezultatin e thellë 6-3, 6-0 dyshen e tenisteve nga Azarbajxhani Lala Eyvazova dhe Michelle Dzjachangirova. Një bravo e madhe vajzave të kombëtares sonë!

Lojtarët shqiptarë të U14 në “Montenegro Cup 2024 – Tennis Europe Junior Tour”

Lojtarët shqiptarë të U14, Ares Ferhati, Arbër Dano, Alex Prifti, Anjel Hoxha dhe Glora Bushati po marrin pjesë në turneun ndërkombëtar “Montenegro Cup 2024 – Tennis Europe Junior Tour” që po zhvillohet gjatë kësaj jave në Nikshiq të Malit të Zi. Rezultatet e para kanë ardhur nga Arbër Dano dhe Alex Prifti të cilët kaluan në roundin e dytë të këtij turneu në përballjet Singles. Gjithashtu Ares Ferhati arrin në Gjysmëfinale në përballjet Doubles. I urojmë shumë suksese në vazhdim lojtarëve tanë!

Billie Jean King Cup, Ekipi shqiptar i vajzave mbërrin në Moldavi

Ekipi kombëtar i vajzave shqiptare të kategorisë së të rriturave ka mbërritur që ditën e djeshme në Kishinau të Moldavisë ku po të stërvitet për ndeshjet e Kampionatit Botëror Ekipor të Femrave “Billie Jean King Cup by Gainbridge Europe Group III” që fillojnë sot ku Shqipëia do të përballet me Armeninë. Ekipi shqiptar i vajzave që përfaqësojnë Shqipërinë në “Billie Jean King Cup by Gainbridge Europe Group III” përbëhet nga: Kristal Dule, Rea Qinami dhe Anatereza Guli nën drejtimin e kapitenit Tedi Kaso.I urojmë shumë suksese ekipit tonë!