ITF World Tennis Tour Juniors ‘NSP Open 2024’, J60 Tirana

Përfundon me sukses turneu botëror ITF World Tennis Tour Juniors ‘NSP Open 2024’, J60 Tirana, që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Në kategorinë Djem/Singles fitues u shpall Simone Massellani nga Italia me rezultatin 6-3,6-0 ndaj finalistit italian Marco Bavaro. Në kategorinë Vajza/Singles fituese u shpall tenistja çeke Klara Blazkova me rezultatin 6-2, 6-2 dhe finaliste Fangyu Shang nga Kina. Në kategorinë Djem/Doubles fitues doli dyshja e tenistëve grek Odysseas Geladaris dhe Georgios Mitalas me rezultatin 6-1, 7-5 ndaj dyshes italiane Daniel Aleksandar Amarandei dhe Simone Massellani. Në kategorinë Vajza/Doubles fitues doli dyshja Marie Benmouyal Sofia Mortensen nga Danimarka, me rezultatin 6-3, 6-4 ndaj dyshes Ena Ilic nga Serbia dhe Andrea Lola Popovic nga Franca. I urojmë suksese në vijim të gjithë tenistëve pjesëmarrës!
J60 Tirana NSP Open; Rea Qinami në Gjysmëfinale

Rea Qinami arrin në Gjysmëfinale Doubles të turneut ndërkombëtar “J60 Tirana NSP Open” – ITF World Tennis Tour Juniors, që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë. Tenistja shqiptare, në përballjet Doubles së bashku me partneren nga Greqia Despoina Koskina fituan kundër dyshes Aleksandra Rozkalne nga Letonia dhe Aleksandra Stevanovic nga Serbia me rezultatin 6-2, 1-6, 10-3, duke kaluar kështu në Gjysmëfinale të këtij turneu të rendësishëm. Edhe pse në gjysmëfinale Rea nuk arriti të kalojë në finale, përfaqësimi i saj ishte dinjitoz. Urojmë tenisten tonë Rea Qinami suksese të tjera në vazhdim!
Bajrami e Ademi në U12 dhe Camaj e Gaba në U18 janë fituesit e “ADRIATIC TENNIS PARK OPEN 2024”

Është përbyllur turneu “Adriatic Tennis Park Open 2024” me kategorinë U12 dhe U18 të mbajtur në Adriatic Tennis Park gjatë datave 21-22 Shtator 2024, i organizuar nga Shkodra Tennis Club në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Tenisit. Fituesit dhe finalistë e turneut sipas kategorive: U12 VAJZAT Dejla Bajrami Nergis Nikprelaj U12 DJEMTE Edon Ademi Jonis Gaba U18 VAJZAT Iva Camaj Enki Hyseni U18 DJEMTE Kledi Gaba Denis Gaba Urime dhe suksese të gjithë tenistëve!
Adernian dhe Verni fitues të Tennis Europe Junior Tour SHKODRA OPEN 2024

Ka përfunduar me sukses turneu i radhës ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour ‘Shkodra Open 2024’ 16&U Category 3, i mbajtur gjatë datave 16-22 Shtator në Adriatic Tennis Park. Në të cilin turne morrën pjesë rreth 60 tenistë nga shtete të ndryshme të botës, të cilët zhvilluan ndeshje shumë të bukura dhe fair play. Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit! Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Girls Singles Winner: Khadija Adeniran Finalist: Learta Muharremi Boys Singles Winner: Pietro Verno Finalist: Apostolos Tzimkas Girls Doubles Winners:Chloe Wong/ Khadija Adeniran Finalists: Zoe Kefala/ Raya Markova Boys Doubles Winners: Gorjan Vukikjevikj/ Pavle Vukosavljevic Finalists: Novak Jacimovic/ Luka Lukovac
ITF World Tennis Number në Shqipëri – Regjistrimet janë hapur!

ITF World Tennis Number u krijua për të bërë që më shumë njerëz të luajnë tenis, më shpesh. Duke u regjistruar, menjëherë fitoni akses në: -Një shkallë globale të vetme për të gjithë. -Një komunitet lojtarësh online, me të cilët mund të krahasoheni ose të luani kundër tyre. -Aftësi për të krijuar një listë me lojtarët e tu të preferuar në shkollën tuaj, klubin tuaj ose midis miqve. Ka shumë mënyra të tjera emocionuese për të përdorur ITF World Tennis Number për ndeshjen tuaj të ardhshme në fushë. Regjistrohuni për të marrë Numrin tuaj WTN > https://worldtennisnumber.com/eng/register #GameOn
Adriatic Tennis Park Open 2024 ROG shpall fituesit

Është mbyllur me sukses turneu “Adriatic Tennis Park Open 2024” për kategorinë ROG i mbajtur në Shkodër në “Adriatic Tennis Park” gjatë datave 14-15 Shtator 2024, i organizuar nga Shkodra Tennis Club në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Tenisit. Fituesit dhe finalistët e turneut sipas kategorive: RED VAJZAT Klea Vulaj Hera Osmani RED DJEMTE Abel Curraj Jorik Ferhati ORANGE VAJZAT Aria Simitçija Helia Hysaj GREEN VAJZAT Siara Tola Kataleia Preni GREEN DJEMTE Leart Musai Blin Papa Urime dhe suksese të gjithë tenistëve!
Albania Open 2024 Tennis Europe Junior Tour – Category 3

Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar U14 “Albania Open 2024 Tennis Europe Junior Tour – Category 3” që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në kategorinë Djem/Singles fitues u shpall Filip SEBEK nga Çekia me rezultatin 4-6, 6-2, 6-2 ndaj finalistit nga Kyle WAN nga Hong Kongu. Në kategorinë Vajza/Singles fituese u shpall tenistja rumune Maria Sophia BAJDECHI me rezultatin 5-7,6-4,6-1 dhe finaliste Learta MUHARREMI nga Kosova. Në kategorinë Djem/Doubles fitues doli dyshja Giorgi BREGVADZE nga Kazakistani dhe Kyle WAN nga Hong Kongu me rezultatin 6-3,6-3 ndaj dyshes Damyan AVRAMOVSKI nga Bullgaria dhe Dimitrije GLIGOROV nga Serbia. Në kategorinë Vajza/Doubles fituese doli dyshja malazeze Anja ADAMOVIC dhe Eva Angelina RADOMAN me rezultatin 4-6, 7-6(1),10-4 ndaj dyshes Yana VOLKOVA nga Rusia dhe Jana PESIC nga Mali i Zi. I urojmë suksese në vijim të gjithë tenistëve pjesëmarrës!
Ares Ferhati në Gjysmëfinale të “Albania Open 2024 TE Junior Tour 14&Under”

Tenisti shqiptar Ares Ferhati dhe tenisti zvicerian Ivan Volkov arrijnë në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar “Albania Open 2024 Tennis Europe Junior Tour” U14, që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë. Ferhati dhe Volkov mundën me rezultatin 7-5, 6-0 dyshen e tenistëve italianë Angelo Maria Picano dhe Alex Scarponi duke kaluar kështu në gjysmëfinale. Urime Aresit për arritjen e këtij rezultati dhe suksese në vijim!
National Sport Park Open 2024 – Tennis Europe Junior Tour – Category 2

Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar U12 “National Sport Park Open 2024 – Tennis Europe Junior Tour – Category 2” që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Në kategorinë Djem/Singles fitues u shpall Steliyan DARAKEV nga Bullgaria me rezultatin 6-2, 6-0 ndaj finalistit po nga Bullgaria, Viktor GEORGIEV. Në kategorinë Vajza/Singles fituese u shpall tenistja turke Ece SEN me rezultatin 6-2, 6-2 dhe finaliste Andreea MITRACHE nga Rumania. Në kategorinë Djem/Doubles fitues doli dyshja bullgare Steliyan DARAKEV dhe Viktor GEORGIEV me rezultatin 6-1,6-2 ndaj dyshes Marc FULWOOD nga Britania e Madhe dhe Alexandre SPANOS nga Greqia. Në kategorinë Vajza/Doubles fitues doli dyshja rumune Andreea MITRACHE dhe Maria MITRACHE, me rezultatin 6-1, 6-0 ndaj dyshes Boglarka ERTEKES dhe Vivien SZABO nga Hungaria. I urojmë suksese në vijim të gjithë tenistëve pjesëmarrës!
Martin Bushati dhe Floid Kaso në Gjysmëfinale Doubles të NSP Open 2024 TE Junior Tour

Dyshja e tenistëve shqiptarë Martin Bushati dhe Floid Kaso arrijnë në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar NSP Open 2024 Tennis Europe Junior Tour që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë. Bushati dhe Kaso mundën me rezultatin 4-6, 6-2, 10-8 dyshen e tenistëve nga Turqia Efe Ariman dhe Emir Berk Buyuakatly, duke kaluar kështu në gjysmëfinale, ku do të ndeshen me dyshen e bullgarëve Steliyan Darakev dhe Viktor Georgiev. I urojmë suksese në vazhdim tenistëve tanë!