Federata Shqiptare e Tenisit

Kledi Gaba, Arbë Dano dhe Glora Bushati shpallen fitues të turneut “MASTERS U14 & U18 2025” në Tiranë.
Turneu “MASTERS U14 & U18 2025 – Djem/Vajza” u organizua me sukses më 13-14 dhjetor 2025 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë, si bashkëpunim ndërmjet Tennis Eralb Club dhe Federatës Shqiptare të Tenisit.
Ky aktivitet mblodhi në fushë lojtarët dhe lojtaret më të mirë të kategorive U14 dhe U18, si për djem ashtu edhe për vajza, duke dhuruar ndeshje cilësore dhe emocione sportive gjatë gjithë turneut.
Fituesit dhe finalistët e turneut janë:
U18 Djem
🥇 Kledi Gaba
🥈 Denis Gaba
U14 Djem
🥇 Arbër Dano
🥈 Floid Kaso
U14 Vajza
🥇 Glora Bushati
🥈 Siara Tola
Falënderojmë të gjithë lojtarët, trajnerët dhe prindërit për pjesëmarrjen dhe angazhimin, si dhe urojmë fituesit për rezultatet e arritura.

Ndaje me miq