Federata Shqiptare e Tenisit

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, organizoi me sukses turneun ndërkombëtar të nivelit botëror ITF World Tennis Tour Juniors “Tirana Open 2025” – J30 Tirana, i cili u zhvillua në ambientet e Qendrës Kombëtare të Tenisit “National Sport Park Resort” në Tiranë.
🔹 Turneu për grupmoshën U18 mirëpriti sportistë të rinj të talentuar nga vende të ndryshme të botës, të cilët konkurruan në disiplinat singles dhe doubles për djem dhe vajza.
🏆 Fituesit e kategorive kryesore ishin:
🎾 Girls Singles U18
🏆 Sofia Cadar (Itali)
Në një finale të fortë, Cadar mposhti bashkëkombësen Sveva Sveva Fumagalli me rezultatin 6-4, 6-4.
🎾 Boys Singles U18
🏆 Alkis Michalakopoulos (Greqi)
Michalakopoulos triumfoi ndaj italianit Pietro Verno në finale me shifrat 7-5, 6-0.
🎾 Boys Doubles U18
🏆 Alessandro Binetti / Pietro Verno (Itali)
Dyshja italiane siguroi titullin pas një finaleje të suksesshme kundër britanikëve Isaac Forde dhe Erik Ndreu, me rezultatin 6-2, 5-7,10-5.
🎾 Girls Doubles U18
🏆 Sveva Sveva Fumagalli (Itali) / Dicle Izgi (Turqi)
Në një ndeshje finale emocionuese, dyshja italo-turke fitoi ndaj kazakeve Aruzhan Bayalina dhe Sofya Malysheva me rezultatin 6-2, 7-5.
 Turneu u zhvillua gjatë gjithë javës në Tiranë dhe përfshiu pjesëmarrës nga Italia, Greqia, Kazakistani, Turqia, Mbretëria e Bashkuar, Austria, Çekia, Polonia, Japonia, dhe vende të tjera.
Urime të gjithë pjesëmarrësve dhe suksese në garat e ardhshme ndërkombëtare!

Ndaje me miq