Klubet e tenisit nga qytete të ndryshme të Shqipërisë u përballën këto ditë mes tyre në Kampionatin Kombëtar Ekipor që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë.
Ekipi “Tennis Eralb Club – NSP” i cili u shpall fitues përbëhej nga lojtarët: Kledi Gaba, Denis Gaba, Albi Sulo, Tedi Kaso dhe Sokol Kaso.
Në vendin e dytë rezultoi ekipi “Vasil Shanto” i cili përbëhej nga lojtarët: Enian Mehmeti, Ares Ferhati dhe Aiger Sulo.
Në vendin e tretë u pozicionua ekipi “Tenis Teuta” me lojtarët: Arlis Muka, Marko Lleshi, Mario Trupja dhe Ardit Bleta dhe në vendi e katërt ekipi i “Tenis Korça” me lojtarët: Joan Koti, Rei Fidani, Ervin Rota dhe Kledi Liço.
Falenderojmë të gjithë ekipet pjesëmarrëse dhe urime fituesve!