Federata Shqiptare e Tenisit

Qendra Kombëtare e Tenisit “National Sport Park”, Vitor Cabral në Tiranë

Drejtori i Zhvillimit të Tenisit për Europën në ITF (Federata Botërore e Tenisit), Vitor Cabral, vizitoi Tiranën për të marrë pjesë në ceremoninë e njohjes për Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” (NTC), e cila është vlerësuar me statusin e Çertifikimit nga ITF.

Pllaka e Çertifikimit iu dorëzua Presidentit të Federatës Shqiptare të Tenisit, Ferdinand Sulo, nga Vitor Cabral, në prani të Presidentit të Komitetit Olimpik të Shqipërisë, Fidel Ylli.

Takimi mes përfaqësuesve të Federatës Shqiptare të Tenisit, Federatës Botërore të Tenisit dhe Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar u përqendrua në arritjet dhe sukseset e bashkëpunimit mes tyre dhe synimeve për të ardhmen.

Një temë tjetër me rëndësi të veçantë ishte edhe procesi i dixhitalizimit dhe implementimi i platformës “ITF World Tennis Number” në Shqipëri.

Ndaje me miq