Ka përfunduar turneu i organizuar nga Federata e Tenisit Kosovë për kategoritë U18, U14, U12 dhe ROG, zhvilluar në Prishtinë me pjesëmarrje të më shumë se 61 tenistëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Shumë tenistë nga Federata Shqiptare e Tenisit u shpallën fitues dhe finalistë.

Gresi Bajri – fituese në kategorinë U18 Vajza

Denis Gaba – fitues në kategorinë U14 Djem

Ares Ferhati – fitues në kategorinë U12 Djem

Glora Bushati – fituese në kategorinë U12 Vajza

Martin Bushati – fitues në kategorinë ROG Green Djem

Siara Tola – fituese në kategorinë ROG Orange Vajza

Enki Hyseni – finaliste në kategorinë U14 Vajza

Nergis Nikprelaj – finaliste në katyegorinë ROG Green Vajza
Falenderojmë Federatën e Tenisit Kosovë për organizimin e mrekullueshëm dhe mikpritjen e tenistëve tanë në këtë turne të bukur.
Suksese të mëtejshme të gjithë pjesëmarrësve dhe fituesve!
Tagged 2023, albania, albaniantennisfederation, federatashqiptareetenisit, FerdinandSulo, fitore, fsht, JuniorTour, Kosova, Prishtinë, tournament, winners