Ekipi Kombëtar i Tenisit ndodhet në Oran të Algjerisë duke u parapërgatitur për ndeshjet në “Lojërat Mesdhetare Oran 2022” që do të luhen gjatë kësaj jave.
Ekipi kombëtar shqiptar që merr pjesë në këtë eveniment sportiv përbëhet nga tenistët shqiptar: Gresi Bajri, Kristal Dule dhe Martin Muedini.
I urojmë shumë fat tenistëve tanë të cilët me arritjet e tyre gjatë viteve, na mbushin me shpresë për një përfaqësim sa më të suksesshëm të kombit tonë në eventin më të madh sportiv mesdhetar.